Tag: sociale

Po presim një mobilizim europian”, Macron: Nuk do të ketë më rrjete sociale për personat nën 15 vjeç në Francë-Çkemi News
Bota

Po presim një mobilizim europian”, Macron: Nuk do të ketë më rrjete sociale për personat nën 15 vjeç në Francë-Çkemi News

  Presidenti francez Emmanuel Macron tha të martën se do të ndalonte rrjetet sociale për fëmijët nën moshën pesëmbëdhjetë vjeç në vend nëse, brenda “disa muajsh”, kjo nuk bëhet në nivel evropian. “Ne duhet t’i ndalojmë mediat sociale për fëmijët nën 15 vjeç”, tha ai sot për France 2, në përgjigje të vrasjes së një asistenteje mësuese nga një nxënës 14-vjeçar jashtë një shkolle të mesme në Francë. “Do të jap disa muaj kohë që të fillojë mobilizimi evropian. Përndryshe (…) do të fillojmë ta bëjmë atë në Francë. Nuk mund të presim më”, tha ai. “Një pesëmbëdhjetëvjeçar nuk do të jetë më në gjendje të blejë një thikë në internet”. Gjatë intervistës së tij me France 2, presidenti francez theksoi gjithashtu se nuk do të jetë më e ...
FIKS FARE/ 15-vjeçari me probleme mendore dhe i varur nga droga dhunon babai dhe gjyshen. 85 vjeçarja: Më ka ngacmuar dhe seksualisht-Çkemi News
Çmenduri

FIKS FARE/ 15-vjeçari me probleme mendore dhe i varur nga droga dhunon babai dhe gjyshen. 85 vjeçarja: Më ka ngacmuar dhe seksualisht-Çkemi News

  Një baba nga Saranda akuzon djalin e tij 15 vjeçar se ushtron dhunë fizike ndaj tij dhe gjyshes 85 vjeçare. Madje këtë të fundit edhe e ka ngacmuar seksualisht. Babai shprehet se dhuna e djalit karshi tyre ka qenë e vazhdueshme, por me kalimin e kohës ai ka shtuar dozat e agrisivitetit. Sipas babit djali që i vogël ka pasur probleme të shëndetit mendor, por në adoleshencë është bërë më agresiv. Kjo si rezultat edhe të konsumimit të lëndëve narkotive dhe alkoolit. Kushtet ekonomike që jeton kjo familje janë të këqija dhe jetojnë me qira, por tashmë babai e ka të vështirë ta mbajë nën kontroll pasi djali thyen çdo gjë në shtëpi. ” Unë jam me qira dhe ai nuk po thyen shtëpinë time, por shtëpinë e dikujt tjetër” shprehet ai për F...
Rasti i rrallë i Elena Maraga, ish-mësuesja e kopshtit nga Treviso padit babain e njërit prej fëmijëve: Shpërndau…-Çkemi News
Albania

Rasti i rrallë i Elena Maraga, ish-mësuesja e kopshtit nga Treviso padit babain e njërit prej fëmijëve: Shpërndau…-Çkemi News

  Ish-mësuesja e kopshtit Elena Maraga, e larguar nga puna disa muaj më parë pasi u zbulua se kishte një profil në OnlyFans, ka ndërmarrë hapa ligjorë ndaj njërit prej personave që dyshohet se ka qenë shkaktar i shkarkimit të saj: një prind që kishte aksesuar përmbajtjen e saj dhe e kishte shpërndarë pa leje në një grup sportiv lokal. Sipas avokatit të saj, Marco De Boni, Maraga ka depozituar një padi pranë Prokurorisë Publike të Trevisos, në të cilën përfshihen disa akuza, përfshirë shpifje dhe dëmtim të reputacionit, të cilat pretendohet se ndikuan në vendimin e shkollës për ta pushuar nga puna. Deri më tani, padia nuk është drejtuar zyrtarisht ndaj një individi të vetëm është detyrë e Prokurorisë të identifikojë përgj...
Debati për restaurimin e Spaçit, reagon Ministria e Kulturës: Tymnajë e panevojshme, ndërhyrjet nuk kanë për qëllim…-Çkemi News
Albania

Debati për restaurimin e Spaçit, reagon Ministria e Kulturës: Tymnajë e panevojshme, ndërhyrjet nuk kanë për qëllim…-Çkemi News

  REAGIM PUBLIK nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit mbi ndërhyrjen në ish-burgun e Spaçit dhe projektin filmik mbi Revoltën e vitit 1973. Së fundmi është krijuar një “tymnajë” e panevojshme në lidhje me ish-burgun e Spaçit, duke injoruar jo vetëm degradimin ekstrem fizik por duke sajuar fabula mbi “prishje të kujtesës historike” apo “qoka” për hir të një filmi, çka është keqinformuese, por edhe dashakeqe në thelb. Për të gjithë të shqetësuarit realisht mbi fatin e këtij vendi simbol të kujtesës kombëtare, dhe mbi aludimet e anatemimet e shprehura, sqarojmë disa fakte të rëndësishme: Prej më shumë se tre vitesh, regjisori Namik Ajazi së bashku me shkrimtarin Visar Zhiti, vetë i burgosur po...
Besimtarët Myslimanë në Durrës festojnë Kurban Bajramin, lutje, urime dhe mesazhe shprese-Çkemi News
Albania

Besimtarët Myslimanë në Durrës festojnë Kurban Bajramin, lutje, urime dhe mesazhe shprese-Çkemi News

  Edhe në Durrës, besimtarët myslimanë po festojnë Kurban Bajramin, festën që simbolizon dashurinë dhe devotshmërinë e njeriut ndaj Zotit. Që në orët e para të mëngjesit, ata i janë drejtuar Xhamisë së Madhe në qendër të qytetit, por edhe në xhami të tjera pranë vendbanimeve të tyre, për të kryer faljen e kësaj dite të shenjtë. Gjatë mesazhit të rastit që u përcoll për besimtarët e pranishëm, u theksua rëndësia shpirtërore e kësaj dite duke ftuar besimtarët që të largojnë mendimet, veset e këqija, padrejtësitë ndaj të tjerëve dhe mosmarrëveshjet ndërmjet njerëzve. Një mesazh i veçantë u dha dhe për ata që testohen me varfëri e sëmundje. Pas faljes, besimtarët kanë shkëmbyer urime dhe përqafime, d...
Divorcet, afro 12 mijë padi në vit! Punonjësit socialë ankohen për diskriminim në Gjykata: Të zbatohet ligji në proces-Çkemi News
Albania

Divorcet, afro 12 mijë padi në vit! Punonjësit socialë ankohen për diskriminim në Gjykata: Të zbatohet ligji në proces-Çkemi News

  Punonjësit socialë, emrat e të cilëve janë miratuar për t’u thirrur si ekspertë, deklarojnë se po diskriminohen nga gjykatat civile, që sipas tyre po thërrasin vetëm psikologët. Mbasi i kanë kërkuar ndërhyrje Këshillit të Lartë Gjyqësor, Urdhri i Punonjësve Socialë u kërkon të gjitha gjykatave që të unifikojnë praktikën dhe t’i thërrasin si ekspertë për rastet e divorceve mes çifteve që kanë fëmijë dhe ku sociologu është i caktuar me ligj të përshkruajë rrethanat socio-ekonomike të prindërve. Punonjësit socialë pretendojnë se nuk ka vetëm shkelje të ligjit, por edhe dëmtohet interesi më i lartë që është ai i fëmijës. Megjithëse mbeten të preferuarit e gjyqtarëve, edhe psikologët nuk i kanë ...
Trump tallet me Macron pas incidentit me gruan e tij, presidenti: Sigurohuni që dera është e mbyllur-Çkemi News
Bota

Trump tallet me Macron pas incidentit me gruan e tij, presidenti: Sigurohuni që dera është e mbyllur-Çkemi News

  Presidenti amerikan, Donald Trump foli të premten për videon ku gruaja e Emmanuel Macron, Brigitte, godet me shuplakë presidentin francez ndërsa ai po bëhej gati të zbriste nga një aeroplan në Hanoi të Vietnamit. I pyetur për këshilla martesore për homologun e tij francez, Trump tha: “Sigurohuni që dera të mbetet e mbyllur”. Trump duket se tregoi se kishte folur me Macron pas incidentit, të cilin e përshkroi si “jo të mirë”. “Kjo nuk ishte mirë. Jo. Fola me të dhe ai është mirë, ata janë mirë, janë dy njerëz vërtet të mirë”, tha Trump për çiftin presidencial, me të cilët ai dhe Zonja e Parë Melania Trump kanë kaluar kohë të konsiderueshme. “Nuk e di se për çfarë bëhej fjalë, por i njoh mirë, ata janë mirë”, shtoi ai. Kujtojmë se Macron e hodhi poshtë in...
“Musolini, Hitleri dhe Stalini, ua kaluan edhe sulltanëve, për gratë me të cilat shkuan; apo me bashkëshortet e shokëve të tyre, si…”-Çkemi News
Bota

“Musolini, Hitleri dhe Stalini, ua kaluan edhe sulltanëve, për gratë me të cilat shkuan; apo me bashkëshortet e shokëve të tyre, si…”-Çkemi News

    Kushdo që e ka ndjekur nga afër krijimtarinë e gjerë letrare të Spiro Mëhillit, patjetër që ka konstatuar se ai është një shkrimtar jo vetëm mjaft prodhimtar, por edhe shumë i kulturuar, demokrat, i papajtueshëm me çdo lloj çdo diktature, analist, dhe njohës i mirë i zhvillimeve letrare, historike dhe politike të çdo kohe. Pas shembjes së komunizmit, janë të paktë ata shkrimtarë, gazetarë apo dhe politikanë, që i kushtojnë vëmendjen e duhur demaskimit të atyre plagëve dhe të asaj të keqeje të madhe që solli ai sistem, si në vendin tonë, ashtu dhe në botë. Dhe po të mendosh ndikimin që njerëzit e letrave dhe në përgjithësi të mediave kanë në popull, ky qëndrim shumë apatik ndaj asaj që ndodhi te ne, është shumë i gabuar. Kurse Spirua, për asnjë çast nuk ...