Tag: Kryeministri

Kryeministri Edi Rama është shoqëruar nga policia në Gjermani.
Albania

Kryeministri Edi Rama është shoqëruar nga policia në Gjermani.

Kryeministri Edi Rama është shoqëruar nga policia në Gjermani. Der Spiegel shkruan se Rama është shoqëruar nga efektivët në bordin e avionit të Lufthansa, pasi nuk kishte vendosur maskën anti-covid. Pasagjerët që kanë qenë dëshmitarë të ngjarjes, rrëfejnë se kreu i qeverisë refuzoi me forcë mbajtjen e maskës mbrojtëse saqë ekuipazhi është detyruar të thërrasë kapitenin për ndihmë.       Megjithatë, duke qenë se ai gjithashtu nuk ishte në gjendje të bindte kreun e qeverisë shqiptare për të mbajtur maskën FFP2, ndërhyri policia federale dhe bëri shoqërimin e kryeministrit shqiptar. Ngjarja ka ndodhur në dhjetor të 2021./albeu.com  
Do bëhet shef i NATO-s’/ Studiuesja gjermane tallet me Ramën: Ishte shaka për 1 prillin
Albania

Do bëhet shef i NATO-s’/ Studiuesja gjermane tallet me Ramën: Ishte shaka për 1 prillin

Një postim në Twitter nga studiuesja shqiptaro-gjermane, Suzana Starikov, u shndërrua në lajmin e ditës në Tiranë, nga disa media. Ajo shkroi se kryeministri shqiptar, Edi Rama, do marrë postin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO, duke pasuar në këtë detyrë Jens Stoltenberg.       “Edi Rama do të pasojë Jens Stoltenberg në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s. Në veçanti thuhet se SHBA-të kanë insistuar në zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm të ardhshëm të NATO-s mes anëtarëve të rinj të NATO-s. Kandidatët ishin kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas dhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Kush do të jetë kryeministri i radhës i Shqipërisë?”, shkroi ajo në mesditë. Mediat pranë qeverisë i bënë jehojnë postimit të saj, pa patur asnjë burim tjetër pë...
Paralajmërimi për protesta nga shoqatat e biznesit, reagon Rama: A thua se kanë zbritur nga Hëna dhe nuk kanë informacion
Albania

Paralajmërimi për protesta nga shoqatat e biznesit, reagon Rama: A thua se kanë zbritur nga Hëna dhe nuk kanë informacion

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur konferencë për shtyp për situatën në Ukrainë, ndërsa ka folur edhe për rritjen e çmimit të energjisë. Në fjalën e tij, Rama përmendi deklaratën e Dhomës e Tregtisë së Tiranës dhe përfaqësues të biznesit që dolën sot me 9 kërkesa për qeverinë, pas rritjes së kostos së prodhimit, si pasojë e rritjes së energjisë elektrike. Ata i lanë qeverisë afat 2 javë që të shohë kërkesat e tyre për rishikimi e çmimit të energjisë dhe nëse qeveria nuk reagon, do të ketë protesta. Rama: Ka një valë të inflacionit të shoqëruar me rritjen e çmimeve si një pasojë e rikthimit të fuqishëm të ekonomisë pas mbylljes dhe shtrëngimit nga pandemia. Ne jemi i vetmi vend apo me ndonjë përjashtim se nuk është se i kemi parë të gjitha vendet pa përjashtim që nuk e kemi ...
Biznesi i vogël/ Rama: Do vijojmë me taksë zero dhe pa TVSH deri në 100 milion lekë xhiro
Albania

Biznesi i vogël/ Rama: Do vijojmë me taksë zero dhe pa TVSH deri në 100 milion lekë xhiro

Në lidhje me buxhetin e 2022 për biznesin e vogël, kryeministri Edi Rama deklaroi këtë të hënë se qeveria shqiptare do vazhdojë të mbajë një regjim me taksë zero mbi fitimin për të gjitha bizneset e vogla dhe pa TVSH deri në 100 milionë lekë xhiro. “Duke u nisur nga ku e ndërmorëm këtë përpjekje në krye të herës, bizneset ishin 60 mijë dhe tatoheshin 10%. Sot bizneset e vogla janë 110 mijë dhe tatohen zero”, tha Rama. Për kryeministrin, në terrenin e fakteve dhe shifrave, biznesi i vogël është forca më e përkrahur dhe mbështetur nga qeveritë socialiste.           “Edhe pse ishin 60 mijë biznese të vogla gjatë periudhës 2006-2013, kanë paguar 19 miliardë lekë tatime. Nga 2014 deri në 2021 kanë paguar 5.7 miliardë lekë tatime, pra tre herë m...
Satelitët “Albania” nga Space X/ Rama tregon se do dalin në orbitë në Mars dhe në Qershor 2022
Kuriozitete

Satelitët “Albania” nga Space X/ Rama tregon se do dalin në orbitë në Mars dhe në Qershor 2022

Dy satelitët Shqipëria do i hedhë në bashkëpunim me Space X. Kryeministri Rama publikoi bisedën e tij me një inxhinier të kompanisë Space X të miliarderit Elon Musk ku tregon se kur do dalin në orbitë satelitët Shqipëria 1 dhe 2. Rama: Pra jemi këtu. Eksperti amerikan: Po, ky është lëshimi i Spacex Falcon 9, që u bë në qershor. Lëshuam katër satelitë gjatë tij. Lëshuam satelitin Mark 4, variantin 17, 18, 19, që është modeli i ri. Kjo që po shihni është lëshimi në orbitë. Rama: Domethënë, Albania 1 kur do të jetë gati? Në mars? Inxhinieri Space X: Po, në mars do të lëshohet. Do duket kështu si kjo. Do të filmojmë një video dhe gjëja tjetër që do të shohim pas shkëputjes do të jetë vendosja e satelitit në orbitë. Rama: Po Albania 2? Në qershor… Inxhinieri Space X: Saktë...
Lapsi: Injorim spektakolar i Ballkanit të Hapur nga Merkel/ Komplimentat e Ramës nuk pinë ujë me kancelaren
Albania

Lapsi: Injorim spektakolar i Ballkanit të Hapur nga Merkel/ Komplimentat e Ramës nuk pinë ujë me kancelaren

Komplimentat pa fre me të cilat tentoi ta përkedhelë sadopak sedrën e 67-vjeçares Angela Merkel në transmetim live nuk i sollën asnjë të mirë Edi Ramës gjatë konferencës për mediat, në mos shërbyen për ta shpalosur më qartë injorimin me kast që i bëhet Ballkanit të Hapur nga iniciatorja e një procesi më të madh, më të rëndësishëm dhe më gjithëpërfshirës, atij të Berlinit.         Megjithëse e përsëriti disa herë në konferencë se Merkelit nuk i pëlqenin lëvdatat, Rama vazhdoi ta ngrejë në qiell figurën e kancelares, duke shfaqur një përulje që kryeministrit të Shqipërisë ia sheh rrallë e më rrallë kohët e fundit në publik. Në fjalën e tij ai e përshkroi Merkelin si një politikane unike për rolin që kishte pasur në rajon. I tha në transmetim direkt se “askush nuk e...
Presidenti Macron: Shqipëria po i merr afganët kundrejt shpërblimit
Albania

Presidenti Macron: Shqipëria po i merr afganët kundrejt shpërblimit

Presidenti Francez, Emmanuel Macron thotë se Shqipëria po shpërblehet për akomodimin e afganëve. Ky reagim vjen pasi opozita franceze ka ”sulmuar” Macron për mos marrjen e shtetasve afganë. Presidenti shton se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po evakuojnë afganët, të cilët më pas zhvendosen në Shqipëri ose vende të tjera kundrejt shpërblimit.     ”Si veprojmë, kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës evakuojnë afganët, të cilët më pas zhvendosen në Shqipëri ose vende të tjera, kundrejt shpërblimit? Kjo është një pyetje që ne duhet t’i bëjmë vetes si evropianë dhe unë nuk dua që ne të vuajmë”.