Tag: sociale

BBC: Zhduken dhjetëra fëmijë shqiptarë nga qendrat e pritjes në Angli, mes tyre të mitur
Albania

BBC: Zhduken dhjetëra fëmijë shqiptarë nga qendrat e pritjes në Angli, mes tyre të mitur

Pothuajse 20% e fëmijëve emigrantë të pashoqëruar nga Shqipëria, të cilët janë marrë nga Këshilli i Qarkut Kent këtë vit janë zhdukur, thotë BBC. Deri në 31 tetor, autoritetet vendore britanike kanë marrë 197 fëmijë shqiptarë, nga 39 prej të cilëve nuk ka më asnjë gjurmë, sipas gjigantit mediatik anglez. Ecpat UK, që bën fushatë për mbrojtjen e fëmijëve nga shfrytëzimi, deklaroi se këto shifra janë tejet shqetësuese. Këshilli njoftoi se është duke punuar ngushtësisht me Home Office dhe policinë për të mbrojtur të miturit e  cenueshëm. Këshilli theksoi sidoqoftë se disa fëmijëve në fjalë duhet të kenë mbushur  18 vjeç. Shifrat e qeverisë britanike,  të mbledhura nga BBC tregojnë se mbi 44 mijë persona kanë kaluar La Manshin me varka të vogla deri tani këtë vit, kra...
Qeveria akordon bonus 5 mijë lekë për festat e fundvitit për mbi 695 mijë pensionistë dhe 11 mijë lekë për çdo invalid që trajtohet me pension, nis sot shpërndarja, ja kush përfiton
Albania

Qeveria akordon bonus 5 mijë lekë për festat e fundvitit për mbi 695 mijë pensionistë dhe 11 mijë lekë për çdo invalid që trajtohet me pension, nis sot shpërndarja, ja kush përfiton

Ë Qeveria shqiptare vendosi ditën e djeshme akordimin e rreth 4.3 miliard lekëve (4.298.951.000 lekë)  për 695.101 pensionistë, familje në nevojë dhe që kanë invalidë në kuadër të festive të fundvitit. Lajmi u dha nga kryeministri Edi Rama ditën e djeshme pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave.   Për sa u përket pensionistëve të kategorive të ndryshme do të përfitojnë 5 mijë lekë bonus (shpërblim nga qeveria), ndërsa 66 mijë të kategorizuar me statusin e invalidit do të përfitojnë ekstra 6 mijë lekë. Pra, kjo kategori do të përfitojë në total 11 mijë lekë për festat e ndërrimit të viteve. Një tjetër vendim i qeverisëështë dhe dhënia e asistencës 3 mijë lekë për familjet që marrin ndihmë ekonomike, ato që kanë individë me aftësi të kufizuar, paraplegjikët, ...
Ariu që hëngri çantën me kokainë të rënë nga avioni trafikantëve do të kthehet në një ‘film’ në SHBA (fotot)
Bota

Ariu që hëngri çantën me kokainë të rënë nga avioni trafikantëve do të kthehet në një ‘film’ në SHBA (fotot)

  Një ati i zi legjendar stomaku i të cilit u gjet plot me kokainë të lëshuar nga një avion trafikantësh, pritet të kthehet në një yll kinematografie. Ndodhia e regjistruar në Georgia, SHBA, u kthye në një legjendë kur droga e forte ra nga avioni trafikantëve në vitin 1985 për t’u kthyer në ushqimin e ariut fatkeq. Asokohe raportohej se asnjë gjitar nuk mund të konsumonte aq shumë kokainë e më pas të mbijetonte, çka rrjedhimisht rezultoi e vërtetë pasi bisha ngordhi pak pas “gostisë”. Miliona dollarë kokainë u lëshuan përtokë nga avioni me të cilin udhëtonte një oficer policie i kthyer në trafikant drogash, i identifikuar tashmë si Andrew Thornton, 40. Çanta 40 kilogramëshe me kokainë u lëshua nga avioni tip Cessna teksa Thornton po kthehej nga një u...
Çmimi i naftës, i padrejtë”/ Akuza e deputetit Erion Braçe për “tarifat e koncesioneve klienteliste dhe korruptive”
Albania

Çmimi i naftës, i padrejtë”/ Akuza e deputetit Erion Braçe për “tarifat e koncesioneve klienteliste dhe korruptive”

  Socialisti Erion Brace u zhvesh nga mandati të qenurit deputet dhe duke marrë rolin e një qytetari të këtij vendi, kritikoi mosreflektimin sa duhet të uljes së çmimit të karburanteve prej kompanive të cilat kanë një rrjet të gjerë pikash karburanti. “Çmimi ka zbritur në 205 lekë për litër, por në pikat e bardha është nën 200 leke për litër. Për herë të parë që nga marsi i këtij viti! Zhvillim i mirë për qytetarët, buxhetet e tyre por edhe për konsumin me shenja të qarta tkurrjeje. A është çmim i drejtë ky? Për mua jo! Do të vijoj ta them që ky model tregu që kemi, nuk do të lejojë asnjëherë çmime te drejta!” Se përse nuk kemi çmime të drejta, Erion Braçe jep këtë shpjegim: “Reflekton mungesën e lirisë në treg, garës, konkurrencës, zhvillim...
Bordi i naftës kundër shqiptarëve! Nafta sot në bursa është 56 dollarë më pak, çmimi duhet ulur me 5 lekë
Albania

Bordi i naftës kundër shqiptarëve! Nafta sot në bursa është 56 dollarë më pak, çmimi duhet ulur me 5 lekë

Nafta ka shënuar në tregjet botërore çmimin më të ulët në 11 muaj, duke arritur në horizontin e 81 dollarëve për fuçi dhe 870 dollarëve për ton të naftës për makina. Prej më shumë se dy javësh tashmë, çmimi i saj qëndron nën kufirin e 1000 dollarëve për ton. Kjo rënie drastike vjen pas rënies së kërkesës nga Kina, importuesi më i madh në botë, për shkak të trazirave kundër masave të Covid dhe vendosjes së një çmimi tavan nga Europa për naftën ruse. Maqedonia e Veriut e cila vazhdimisht po tregon me Komisionin e saj Rregullator se është një hap përpara Bordit shqiptar mori vendimin me uljen e naftës me 3 lekë mesnatën e së dielës, ndërsa në Shqipëri qytetarët vijojnë ta paguajnë më shtrenjtë.     Nga vendimi i fundit i Bordit shqiptar fuçia e naftës ka...
Nafta, me dy çmime/ E lirë deri në 125 lekë për jahtet e huaja dhe dyfish për shqiptarët
Albania

Nafta, me dy çmime/ E lirë deri në 125 lekë për jahtet e huaja dhe dyfish për shqiptarët

  Porti i Durrësit u vizitua nga prej jahteve më luksoze në botë, Perla e Zezë. Qëllimi ishte përfitimi nga lehtësirat që ofron vendi ynë për furnizimin me karburant me çmim të lirë dhe pa taksat që rëndojnë mbi shqiptarët. “Sot Perla e Zezë, ndërtuar për një familje të pasur ruse do e blejë naftën me 125 lekë litri”. Gjergj Erebara, Ekspert për Ekonominë:Kjo politikë është një nga shumë politikat e qeverisë shqiptare, nga të pasurit për të pasurit, në kuptimin që përfituesit janë dy individë. Njëri është pronari i jahtit luksoz dhe tjetri pronari i kompanisë së hidrokarbureve, që i shet naftën dhe rrjedhimisht neve bëjmë një ligj vetëm për këta dy persona. Perla e Zezë konsumon mijëra tonë naftë dhe ndot mjedisin, aq sa e ndotin mjedisin tragete të tëra që transport...
Mungojnë 6873 studentë/ Në 12 universitete mbyllën dhjetëra degë mësimore, të rinjtë kanë ikur
Albania

Mungojnë 6873 studentë/ Në 12 universitete mbyllën dhjetëra degë mësimore, të rinjtë kanë ikur

12 universiteteve publike ende 6873 karrige u kanë mbetur bosh në auditor, për shkak të emigrimit numri i studentëve ka rënë duke mbyllur  dhjetëra degë e duke rrezikuar qindra të tjera. Edhe pse për herë të parë, ministria e arsimit shtoi një raund të katërt regjistrimesh me qëllim për t’u ardhur në ndihmë të rinjve që nuk kishin fituar asnjë degë dhe universiteteve për të mbushur kuotat, sërish në këtë fazë të lirë pati vetëm 491 regjistrime.  “Raundi i katërt ishte një varkë shpëtimi për të mos mbyllur degët, për të mos rrezikuar pedagogët, vendet e punës”, tha Rigels Xhemollari nga Qëndresa Qytetare. Mirëpo hapja e dyerve të universiteteve pa garë për këdo që nuk ka fituar të drejtën e studimit në 3 raundet e para , sipas aktivistëve krijon pabarazi. Nga ana tje...
Makina me shpejtësi përplas këmbësorin/ Aksident i rëndë në Tiranë, pamjet e kamerave të sigurisë
Albania

Makina me shpejtësi përplas këmbësorin/ Aksident i rëndë në Tiranë, pamjet e kamerave të sigurisë

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, ku një makinë ka përplasur një këmbësor në rrugën “Inajete Dumi”. Një qytetar ka dërguar pamjet e sigurisë në “Ti raporton”, të cilat tregojnë makinën teksa ka përplasur këmbësorin pasi ka qenë duke ecur me shpejtësi në një rrugë lagjeje, ku kalojnë shumë qytetarë. Pasi ka përplasur këmbësorin që po ecte, makina është përplasur edhe me murin që ndodhej pranë rrugës. Pas aksidentit, qytetarët që po kalonin janë mbledhur për t’i dhënë ndihmën e shpejtë të plagosurit, ndërsa drejtuesi i mjetit është arrestuar.   Burime nga policia për gazetaren e Top Channel, Dorjana Bezat thonë se i aksidentuari është në spital jashtë rrezikut për jetën.  ...