Qeveria akordon bonus 5 mijë lekë për festat e fundvitit për mbi 695 mijë pensionistë dhe 11 mijë lekë për çdo invalid që trajtohet me pension, nis sot shpërndarja, ja kush përfiton

WhatsApp Share SHARE Facebook Share
Ë

Qeveria shqiptare vendosi ditën e djeshme akordimin e rreth 4.3 miliard lekëve (4.298.951.000 lekë)  për 695.101 pensionistë, familje në nevojë dhe që kanë invalidë në kuadër të festive të fundvitit. Lajmi u dha nga kryeministri Edi Rama ditën e djeshme pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave.

 

Për sa u përket pensionistëve të kategorive të ndryshme do të përfitojnë 5 mijë lekë bonus (shpërblim nga qeveria), ndërsa 66 mijë të kategorizuar me statusin e invalidit do të përfitojnë ekstra 6 mijë lekë. Pra, kjo kategori do të përfitojë në total 11 mijë lekë për festat e ndërrimit të viteve. Një tjetër vendim i qeverisëështë dhe dhënia e asistencës 3 mijë lekë për familjet që marrin ndihmë ekonomike, ato që kanë individë me aftësi të kufizuar, paraplegjikët, tetraplegjikët dhe të verbërit.Vendimet u publikuan në faqen online tëKryeministrisë. Shpërndarja do të nisë nga dita e sotme.

Nëna e papuna me 3 fëmijë të mitur do t’u paguhen siguracionet nga shteti

Para mediave, kryeministri Edi Rama konfirmoi se nga viti i ardhshëm, qeveria do të paguajë të gjitha sigurimet shëndetësore dhe shoqërore për të gjitha nënat e papunësuara që kanë 3 fëmijë nën 18 vjeç. “Ndërkohë kemi marrë edhe vendimin për të filluar nga janari i vitit të ardhshëm edhe aplikimin e një tjetër mase të konsultuar me publikun gjatë Këshillimit Kombëtar, për nënat e papuna me tre fëmijë të mitur, të cilave qeveria do t’u paguajë të gjitha sigurimet shëndetësore dhe shoqërore, njësoj sikur  të ishin në punë”, bëri me dije Rama.

Grupet e pensionistëve që marrin 5 mijë lekë shpërblim

Për 695.101 pensionistë që do tëmarrin secili nga 5 mijë lekë, qeveria ka akorduar fondin 3.503.309.000, kategoritë që përfitojnë: pension pleqërie, pension invaliditeti, pension familjar, pension social, pension shtetëror të posaçëm dhe shtetëror suplementar. Më pas, përfshihen ata që marrin pension të parakohshëm nga vjetërsia e shërbimit si: ish-punonjësit e kooperativave bujqësore, minierave, ndërmarrjeve të industrisëushtarake; Forcave të Armatosura, Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, Shërbimit Informativ të Shtetit, Policisë së Burgjeve, Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit e të punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë. Po ashtu, llogariten dhe ata që kanë kryer profesione të rënda dhe që marrin pension suplementar që kanë punuar miniera, industrisë së naftës e të gazit dhe të punonjësve dhe metalurgji. Në fund, nga ky fond përfitojnë dheveteranët e LANÇ dhe fëmijët jetimë.

Kategoritë që përfitojnë 3 mijë lekë

Nga ana tjetër, shteti shqiptar do të shpenzojë 399 milionë lekë duke shpërndarë 3 mijë lekëpër ata që marrin ndihmë ekonomike dhe janë me aftësi të kufizuara. Konkretisht, përfshihen: familjet të cilat trajtohen me ndihmë ekonomike; familjet të cilat kanë në përbërje të tyre anëtarë me aftësi të kufizuara, të lindur ose të bërë të tillë, të cilët deklarohen të paaftë për punë; Individët me status paraplegjik dhe tetraplegjik dhe të verbërit.

(Vizituar 144 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share