Micotaqis, vizitë në jug/ Kryeministri grek shkon në Himarë! Në Dropull shoqërohet nga Rama
Pas 31 vitesh nga vizita e babait ish kryeministrit Kostandinos Micotakis, të mërkurën e 22 Dhjetorit, në prag të Krishtlindjes, ishte radha e të birit, kryeministrit aktual të Greqisë Kyriakos Mitsotakis të mbërrinte në Himarë, Finiq dhe Dropull.
Në ndalesën e parë në Himarë, kryeministri Kyriakos Mitsotakis deklaroi se ky moment është nga më të veçantit dhe më madhështoret për të dhe për gjithë grekët.
“Unë ende e kujtoj vizitën qe kreu në këto toka ish kryeministri Kostantinos Mitsotakis, im atë në vitin 1991. Është privilegj për mua të jem kryeministri i parë grek që viziton Himarën. Dua t’ju falënderoj dhe vlerësoj që mbajtët në kohë të vështira pishtarin e dashurisë për atdheun dhe ortodoksinë në zemrat tuaja. Duhet te dini se tek unë minoriteti etnik g...








