Buka dhe drithërat e ambalazhuara fajtore për kancerin, ja çfarë tregon hulumtimi i ri
Konsumimi i shpeshtë i ushqimeve shumë të përpunuara shoqërohet me një rrezik të shtuar të kancerit, veçanërisht në lidhje me tumoret gjinekologjike, tregon një studim i ri shkencor ndërkombëtar. Ky është vlerësimi më gjithëpërfshirës deri më sot i lidhjes midis ushqimeve shumë të përpunuara dhe kancerit. Ushqime të tilla janë ato që kanë pësuar një përpunim të konsiderueshëm gjatë prodhimit të tyre, si pijet e gazuara, buka e ambalazhuar, ushqimet e gatshme, drithërat etj. Shpesh produkte të tilla janë relativisht të lira, të përshtatshme për t’u konsumuar dhe promovuar përmes marketingut të fortë. Në të njëjtën kohë, megjithatë, ato zakonisht kanë një sasi më të madhe të kripës, yndyrave, sheqerit, aditivëve artificialë dhe substancave të tjera. Studime të tjera i kanë lidhur këto ushqim...







