Tag: Policia e Shtetit

Efektivja e policisë i dha fund jetës! Zbardhen detaje, ishte e vetme në shtëpi, ndërhynë…-Çkemi News
Aktualitet

Efektivja e policisë i dha fund jetës! Zbardhen detaje, ishte e vetme në shtëpi, ndërhynë…-Çkemi News

  Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë e raportuar pak më parë, një një efektive e komisariatit nr.5 në Kamëz, i dha fund jetës. Paraprakisht dyshohet se A.Loshi, 21 vjeçe, ishte e vetme në shtëpi kur i ka dhënë fund jetës jetës me armën e shërbimit. Gazetarja Dorjana Bezat bën me dije se kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të hapur derën e banesës së saj. Ajo jetonte në Tiranë, por prej një viti e gjysmë punonte në komisariatin nr.5 që ndodhet në Kamëz. “Më datë 24.05.2024, rreth orës 18:30, në rrugën “Ali Demi”, është vetëvrarë me armë zjarri në banesë shtetasja A. L., 21 vjeçe, punonjëse Policie pranë Komisariatit të Policisë Nr. 5. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, sipas njofti...
DETAJE nga pengmarrja në sheshin “Skënderbej”/ I riu u dhunua deri sa i ra të fikët, e përmendën me ujë… -Çkemi News
Albania

DETAJE nga pengmarrja në sheshin “Skënderbej”/ I riu u dhunua deri sa i ra të fikët, e përmendën me ujë… -Çkemi News

Të tjera detaje zbardhen lidhur me ngjarjen e ndodhur në mes të Tiranës, në sheshin “Skënderbej”, ku tre persona kanë rrahur dhe kanë lidhur me pranga një 20 vjeçar. Raportohet se i riu, identiteti i të cilit nuk është bërë ende publik, ishte një prej punëtorëve në kioskat e vendosura në qendër të kryeqytetit. 20-vjeçari është dhunuar brutalisht nga personat që kishin nën menaxhim kioskën, për shkak sek ishte dalë 10 mln lekë minus nga xhiroja ditore. Dhunuesit i kanë shkaktuar hematoma në kokë, deri sa i kanë rënë të fikët, e më pas e kanë përmendur duke i hedhur ujë të ftohtë. Por ata nuk janë ndalur këtu, pasi e kanë rrahur sërish, ndërsa e mbanin të lidhur me pranga. Sipas një njoftimi zyrtar, Policia arrestoi Denis Baxhakun dhe Ermand Hoxhën, teksa në kërkim ësh...
“Gjaku i mësuesve do të derdhet në shkolla”, alarmi për bomba nëpër shkolla ngre në këmbë Policinë e Shtetit, rezulton…-Çkemi News
Albania

“Gjaku i mësuesve do të derdhet në shkolla”, alarmi për bomba nëpër shkolla ngre në këmbë Policinë e Shtetit, rezulton…-Çkemi News

Një e-mail i mbërritur në adresë të Policisë së Shtetit ka ngritur në këmbë policinë ku paralajmërohen sulme me bomba në shkolla. Ne mesazh paralajmërohet se ‘gjaku i mësuesve do të derdhet në shkolla’. Sipas informacioneve, e-maili ka rezultuar fals. Sipas gazetares së Top Channel, Dorjana Bezat, e-maili është dërguar nga jashtë Shqipërisë dhe është i përkthyer me Google Translate.
“RENEA gati të vrasë ekzekutorin e policit”, Karamuço i tronditur: Jam pikëlluar, s’dua të paguaj taksat për burgun e tij, është kriminel
Aktualitet

“RENEA gati të vrasë ekzekutorin e policit”, Karamuço i tronditur: Jam pikëlluar, s’dua të paguaj taksat për burgun e tij, është kriminel

  Karamuço i ftuar në “Top Story” mbrëmjen e djeshme, është shprehur tepër i pikëlluar për vrasjen e policit 28-vjeçar në fshatin Baltëz të Fierit. Sipas tij është një gjë shumë e rëndë të shohë një uniformë të shtrirë në tokë me gjak dhe se vrasësi i tij mund të ekzekutohet nga RENEA. Karamuço i prekur shprehet se nuk do donte të paguante taksat për burgun e tij i cili është një kriminel. Karamuço: Nëse vazhdon të insistojë dhe nuk dorëzohet dhe mban armë në dorë, ai do vritet. Në manualet taktike që përdor RENEA kur vritet një polic, nuk ka negocim, nuk futen negociatorët. O dorëzohu siç ka përmendur ministri i Brendshëm edhe drejtori i përgjithshëm i Policisë ose do të përballesh me fuqinë e armëve që ka në posedim policia e shtetit. Takti...
Përndjek kolegen nga Vlora dhe e përplas me makinë, shpallet në kërkim polici nga Himara-Çkemi News
Te Fundit

Përndjek kolegen nga Vlora dhe e përplas me makinë, shpallet në kërkim polici nga Himara-Çkemi News

  Një rast absurd është regjistruar në Vlorë, ku punonjësi i policisë i cili duhet të jetë garant për rendin dhe sigurinë, është bërë protagonist i një ngjarjeje kriminale. I riu me iniciale F.XH., ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme kolegen e tij si edhe e ka përplasur me makinë në rrugën "Transballkanike". Më pas është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Gjatë kontrollit në makinën e tij, u gjetën 2 armë të ftohta (thikë e biçak). Ai akuzohet për disa vepra penale, si "Përndjekje", "Dhuna në familje", "Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik", si dhe "Prodhimit, mbajtjes, blerjes apo shitjes pa leje të armëve të ftohta". “Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë-Gjirokastër) ka shpallur në kërkim punonjësin e Policisë të Komi...
Fier/ Konflikti i çastit për pak sa nuk u kthye në tragjedi, policia kap në kohë 25-vjeçarin! Sekuestrohet kallashnikovi -Çkemi News
Albania

Fier/ Konflikti i çastit për pak sa nuk u kthye në tragjedi, policia kap në kohë 25-vjeçarin! Sekuestrohet kallashnikovi -Çkemi News

Një konflikt i çastit për pak sa nuk përfundoi në tragjedi në Levan të Fierit. Policia bëri të mundur ndërhyrjen në kohë dhe kapjen e 25-vjeçarit dhe sekuestrimin e kallashnikovit   Fier - Një konflikt i çastit për pak sa nuk përfundoi në tragjedi në Levan të Fierit. Policia bëri të mundur ndërhyrjen në kohë dhe kapjen e 25-vjeçarit. Ky shtetas është konfliktuar fizikisht, për motive të dobëta, me shtetasin P. O., 35 vjeç dhe me disa shtetas të tjerë. Më pas, 25-vjeçari ka marrë në banesën e tij, një armë zjarri kallashnikov me të cilën ka qëlluar për të kanosur 35-vjeçarin. Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit kallashnikov.
Ekskluzive/ “Jam Taulant Balla, më duhen urgjent 100 mijë euro”, si ra biznesmeni pre e mashtrimit: Mora çantën me para, ia dhashë një taksisti-Çkemi News
Te Fundit

Ekskluzive/ “Jam Taulant Balla, më duhen urgjent 100 mijë euro”, si ra biznesmeni pre e mashtrimit: Mora çantën me para, ia dhashë një taksisti-Çkemi News

“Përshëndetje. Si kalove si je? Jam Taulant Balla. Më duhen urgjent 100 mijë euro”, ky është mesazhi që organizatori i një mashtrimi ia ka dërguar një biznesmeni në Përrenjas. Oficerët kqyrën telefonin e shtetasit Flamur Rrushi, i cili kallëzoi se një numër në viber, që identifikohej si ministri i Brendshëm Taulant Balla, e mashtroi. Sipas burimeve të gazetares Anila Hoxha, u zbulua se posedues i kësaj llogarie është shtetasi me iniciale F.Gj, i cili aktualisht është nën hetim dhe ndaj tij janë dhënë disa masa arresti për të njëjtën skemë mashtruese. Biznesmeni, sipas kërkesës së mashtruesit, ka ardhur në Tiranë me çantën 100 mijë euro dhe ia ka dorëzuar një taksisti. “Mbajta shënim targat e taksisit”, tha biznesmeni në polici. Prokur...
“Do të vras djalin”/ Skandali i raportuar në Fiks Fare, policia e Beratit pezullon nga detyra efektivin që shantazhoi qytetarin-Çkemi News
Albania

“Do të vras djalin”/ Skandali i raportuar në Fiks Fare, policia e Beratit pezullon nga detyra efektivin që shantazhoi qytetarin-Çkemi News

  Pas denoncimit në emisionin investigativ Fiks Fare, ku një qytetar nga fshati Çiflig i Urës Vajgurore kërcënohej nga një polic se do ta nxirrte nga shtëpia, ky i fundit është pezulluar nga detyra. “Në lidhje me rastin e transmetuar në emisionin investigativ “Fiks-Fare”, në Top Channel, ku një qytetar pretendon se është kërcënuar dhe shantazhuar nga një punonjës Policie në Stacionin e Policisë Dimal, ju bëjmë me dije se: Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Berat ka bërë pezullimin e menjëhershëm nga detyra të punonjësit të Policisë Inspektor Dh.M., dhe Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur hetimin disiplinor ndaj tij. Ndërkohë Agjencia e Mbikëqyrjes Policore po kryen veprime për sqarimin e rrethanave të ra...