Skenë si në filmat hollivudianë, sulmohen automjetet e blinduara me 3 milionë euro-Çkemi News
Një grabitje që dukej si skenë e një filmi hollivudian ka ndodhur në Itali, ku automjete të blinduara që transportonin rreth 3 milionë euro, janë sulmuar dhe grabitur në zonën e Salentos nga një grup i armatosur, i përbërë sipas shtypit vendas nga 8 deri në 10 persona që në veprime, ngjanin si forca komando.
Të armatosur, me maska në fytyrë e kapuçë në kokë, grabitësit kanë mësyrë mjetet e kompanisë Battistoli ka ndodhur pranë Torchiarolos, në rrugën nacionale që lidh Brindisin dhe Leçen.
Ata kanë qëlluar disa herë me kallashnikov, e për të penguar ndërhyrjen e forcave të rendit kanë djegur dy makina në rrugë dhe një furgon që vinte nga korsia përballë, duke bllokuar qarkullimin më të dyja anët.
Grupi rezulton të ketë djegur në total gjatë g...








