Media greke: Riviera Shqiptare, një parajsë e fshehur në Adriatik! Dua Lipa dhe Rita Ora ndihmuan në promovim
“Vija bregdetare e Shqipërisë së Adriatikut, e njohur edhe si Riviera Shqiptare, vitet e fundit ka tërhequr gjithnjë e më shumë interesin e vizitorëve nga jashtë, duke u bërë tashmë destinacioni-identiteti i bumit turistik të vendit fqinj.”
Media e njohur greke “Protothema”, i ka kushtuar një artikull Rivierës Shqiptare. Ata informojnë lexuesit e tyre për statistikat e larta të vizitorëve të huaj që zgjodhën t’i kalonin pushimet në Shqipëri, faktorët që kanë ndikuar për këtë “bom” turistik dhe u dedikuan një “guidë” se ku duhet të shkojnë dhe çfarë mund të bëjnë.
Artikulli
Raporti i sivjetshëm i turizmit veror kishte një surprizë: Shqipëria fqinje priti 8.3 milionë turistë në nëntë muajt e parë të këtij viti , gati tref...








