“Trekëndëshi i Alaskës”, rajoni misterioz ku janë zhdukur mbi 20,000 persona që prej vitit 1972 -Çkemi News
Kur dëgjojmë fjalët “mister”, “zhdukje” dhe “trekëndësh” menjëherë na vjen në mendje “Trekëndëshi i Bermudës”.
Mirëpo, ekziston dhe një tjetër vend misterioz, i quajtur “Trekëndëshi i Alaskës”, i cili njihet shumë pak në botë por ka ngjashmëri të frikshme me atë të Bermudës sa i përket zhdukjeve të pazbardhura.
Sipas History Channel, ky rajon misterioz është epiqendra e më shumë rasteve të pazgjidhura të personave të zhdukur në planetin tonë.
Ky trekëndësh formohet nga gjithë zona që përfshin Utqiagvik, Anchorage dhe Juneau.
Për shkak të reputacionit që ka fituar gjatë viteve të fundit, disa njerëz madje e kanë quajtur rajonin “Trekëndëshi i Bermudës së Alaskës” në vitet e fundit.
Ky rajoni u bë për herë të parë i njohur në vitin 1972, kur një aeroplan i vogël u zhdu...








