Tag: sociale

Shqipëria gati të mbyllë TikTok, zv.ministri: Kemi komunikuar me ta dhe kanë reaguar, së shpejti…
Çudira

Shqipëria gati të mbyllë TikTok, zv.ministri: Kemi komunikuar me ta dhe kanë reaguar, së shpejti…

Zëvendës ministri i Brendshëm, Besford Lamallari i ftuar në Top Story deklaroi se Qeveria është duke marrë masa të forta për rrjetet sociale, kryesisht TikTok, i cili së fundmi është bërë burim krimesh. Sipas ministrit, veprat penale të sulmeve kibernetike janë rritur, një faktor ky i rëndësishëm që solli reagim.   “Ministria e Brendshme disponon të dhëna të raportuara nga struktura e krimit kibernetik dhe kemi parë rritje shqetësuese të veprave penale nga viti në vit. Nga 2022 në 2023, kemi 40.4 % rritje të veprave penale, duke përfshirë edhe veprat që kërcënojnë mirëqenien e të miturve.  Në takimin e fundit me ministritë dhe shoqëritë civile u raportua se kishin 350 telefonata në ditë për bullizëm, apo internet të pasigurt”, tha Lamallari. ...
Fiks Fare/ “Burrat me shumë gra”, e bullizojnë dhe e ofendojnë familjarët e bashkëjetuesit me profile false
Çudira

Fiks Fare/ “Burrat me shumë gra”, e bullizojnë dhe e ofendojnë familjarët e bashkëjetuesit me profile false

  Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së mërkurës një nga fenomenet sociale më delikate, atë të “burrave me shumë gra”. Megjithëse kohët e fundit është ndërmarrë një nismë ligjore, ku burrat/gratë që bashkëjetojnë me shumë partnerë të dënohen penalisht, në gjithë Shqipërinë ka me mijëra bashkëjetesa të tilla.   Në redaksinë e Fiksit u ankua një 50 vjeçare në Dibër, e cila prej 22 vitesh ndan të njëjtin burrë me një partnere tjetër. Ajo thotë se familjarët e tij e bullizojnë dhe e ofendojnë, duke i hapur profile false në rrjete sociale. Ndërkohë, ka kontaktuar disa herë policinë e Peshkopisë, por nuk ia kanë zgjidhur këtë problematikë. Pas interesimit të Fiksit, oficeri i policisë i mban kallëzim qytetares për të gjithë profile...
Skenar filmi në Durrës/ Dërgoi makinën në servis për ta lyer, 46-vjeçari kap ‘mat’ dy pronarët duke bërë xhiro! Vëllezërit tentojnë ta shtypin dhe i përplasin automjetin
Albania

Skenar filmi në Durrës/ Dërgoi makinën në servis për ta lyer, 46-vjeçari kap ‘mat’ dy pronarët duke bërë xhiro! Vëllezërit tentojnë ta shtypin dhe i përplasin automjetin

Nuk i kryen punimet e premtuara në automjet dhe e kërcënuan për ta shtypur me automjetin e tij, ndërhyrja në kohë e Policisë çon në pranga 2 vëllezër, pronar të një subjekti për lyerje automjetesh. 2 vëllezërit e përdornin automjetin e 46-vjeçarit, për të levizur vetë dhe në momentin që pronari i automjetit i ka konstatuar, kanë tentuar ta shtypin duke e marrë mbi kofanon e automjetit.   Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, sapo janë njoftuar se 2 shtetas kishin tentuar të shtypnin me automjet, një shtetas, kishin përplasur automjetin me bordurën, dhe më pas ishin larguar duke braktisur automjetin, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tyre. Falë reagimit në kohë dhe verifikimeve të shpejta në vendngjarje, shërbime...
Kapi partneren duke e tradhtuar? Aktori i Portokallisë: Dyshova dhe rezultova i saktë!
ShowBizz

Kapi partneren duke e tradhtuar? Aktori i Portokallisë: Dyshova dhe rezultova i saktë!

  Aktori i Portokallisë, Alil Varfi ka deklaruar sot në “Ftesë në 5” se dyshimet e tij për një tradhti në lidhje kanë rezultuar të vërteta. I pyetur nga moderatorja Bieta Sulo nëse ke pasur ndodnjë dyshime për besnikërinë e partneres, Akili e pohoi. Bieta: Akil a ke pasur dyshim, qoftë edhe njëherë të vetme për besnikërinë e partneres tënde? Akil Varfi: Nuk do të thotë që kam pas shumë, ato pak herë që kam pas, më kanë rezultuar të sakta “Më pëlqen sinqeriteti i Alikit, je i martuar?” Akili: Jo, larg qoftë!
Denoncimi i Fiks Fare/ Horror në Fier, dhunohen varret e dy të rinjve, familjarët: S’e dimë nëse janë brenda apo jo!
Çmenduri

Denoncimi i Fiks Fare/ Horror në Fier, dhunohen varret e dy të rinjve, familjarët: S’e dimë nëse janë brenda apo jo!

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një skandal në varrezat e fshatit Grecali në Fier. Në redaksinë e emisionit investigativ u ankua z. Asqeri Ristani. Ai tha se në këto varreza ka të varrosur vajzën e tij që ndërroi jetë në gusht 2023 si pasojë e një sëmundje të rëndë. Ishte 29 vjeçe dhe ka lënë një fëmijë të mitur pas. “Para 10 ditësh më lajmëruan se varri ishte hapur. Erdha në varreza dhe kam parë që dheu kishte lëvizur. Ishte lëvizur gjysma e dheut nga pjesa e kokës. Afër ishte edhe një çarçaf që të mos linin gjurmë me dhe’. Nuk e di kush mund ta ketë bërë këtë, për ta vjedhur apo për diçka tjetër. Nuk e di nëse është brenda vajza apo jo. Ku nuk na shkon mendja” thotë Asqeriu.   Më tej pohon se në të njëjta varreza është hapur edhe varri i ...
Kujdes nga mallrat e lira kineze që ofrohen online, rezultatet e testeve të disa produkteve janë tronditëse
Çudira

Kujdes nga mallrat e lira kineze që ofrohen online, rezultatet e testeve të disa produkteve janë tronditëse

Mbrojtësit e konsumatorëve paralajmërojnë për mallrat e lira nga Kina, që ofrohen në portalet online, pasi rezultatet e testeve të disa produkteve janë tronditëse. Kufje për 4 euro, atlete për 8 euro, ose orë inteligjente për 16 euro. Të gjithë këto artikuj ofrohen online nga firmat kineze TEMU, AliExpress apo Shein, por ato kanë një problem. Disa institute gjermane për mbrojtjen e konsumatorëve analizuan disa nga produktet e ofruara dhe rezultatet e testeve janë tronditëse.   Të jashtëligjshme, por edhe të rrezikshme Dyqanet online nga Kina jo vetëm tregtojnë mallra që janë të jashtëligjshme në BE, por edhe të rrezikshme. Për shembull një nga kusitë elektrike multifunksionale që u testua, rezultoi se nuk ka tokëzim dhe prandaj...
Fiks Fare/ Edukatorja i mbulon kokën të miturit në kopshtin privat. Fëmijët ushqehen me qumësht të pa sterilizuar
Çmenduri

Fiks Fare/ Edukatorja i mbulon kokën të miturit në kopshtin privat. Fëmijët ushqehen me qumësht të pa sterilizuar

Në redaksinë e Fiks Fare u ankua nëna e një djali 5 vjeçar, e cila u ankua se në kopshtin privat “Borëbardha 3” edukatoret i kanë mbuluar kokën me çarçaf dhe batanije djalit të saj dhe asnjë institucion, megjithëse ka bërë kallëzim penal, nuk e ka verifikuar. Ndërkohë, denoncuesja thotë se kopshti “Borëbardha 3” merr qumësht të pa sterilizuar për fëmijët. Kamera e Fiks Fare filmon një person me bidonë plastikë nga 5 e 10 litra që çon qumësht fshati në atë kopsht. Në redaksinë e emisionit investigtiv u ankua një zonjë, nënë e një fëmijë, e cila denoncoi veprimet e drejtuesve dhe edukatoreve në kopshtin privat “Borëbardha 3” për keqtrajtimin e djalit të saj 5 vjeçar. Ajo thotë se kopshti ka si pronare znj. Ermira Balla. “Më shumë se një vit më parë në atë kopsht...
Kokë dhie në derën e shtëpisë! Gjyqtarja që hetoi klanin mafioz kërcënohet me jetë, ‘pusulla’ e lyer me gjak
Çudira

Kokë dhie në derën e shtëpisë! Gjyqtarja që hetoi klanin mafioz kërcënohet me jetë, ‘pusulla’ e lyer me gjak

Një gjyqtare në Itali u kërcënua këtë fundjavë kur gjeti para portës së shtëpisë një kokë dhie të përgjakur me një teh të ngulur në të. Kërcënimi iu bë gjyqtares së hetimeve paraprake të gjykatës së Leçes, Maria Francesca Mariano, e cila edhe më herët ka qenë tashmë subjekt i mesazheve të tilla.   “Kështu”, shkruhej në një ‘pusullë’ të vendosur pranë kokës së kafshës, që u gjet të premten në derën e magjistrates, raporton gazeta Nuovo di Puglia. Koka ishte vendosur në krye të shkallëve, para derës. Pas ngjarjes, u mblodh në mënyrë urgjente komiteti i rendit dhe sigurisë publike në Prefekturë. Sipas mediave italiane, Mariano, kryen funksionin e gjyqtares të hetimeve paraprake dhe ka qenë anëtare e Gjykatës së Asizieve...