Tag: Delvina

Dhunuan me sende të forta 54-vjeçarin, procedohen penalisht babë e bir në Delvinë
Albania

Dhunuan me sende të forta 54-vjeçarin, procedohen penalisht babë e bir në Delvinë

Dy persona janë proceduar penalisht, pasi dhunuan me sende të forta një 54-vjeçar në Delvinë. Specialistët për Hetimin e Krimeve proceduan në gjendje të lirë shtetasit B. A., 44 vjeç dhe djalin e tij të mitur E. A., 17 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin, për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta K. Dh., 54 vjeç, banues në Gjirokastër.   Konflikti mes palëve kishte nisur nga një përplasje e automjeteve me dëme materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtjeshme.
Fotolajm/ PS fitoi bashkinë e 5-të, nisin festimet në Delvinë! Fishekzjarrë, britma dhe duartrokitje në mes të qytetit
Albania

Fotolajm/ PS fitoi bashkinë e 5-të, nisin festimet në Delvinë! Fishekzjarrë, britma dhe duartrokitje në mes të qytetit

Fotolajm/ PS fitoi bashkinë e 5-të, nisin festimet në Delvinë! Fishekzjarrë, britma dhe duartrokitje në mes të qytetit Bashkia e Delvinës do të qeveriset edhe për një tjetër mandat nga të majtët. Fitorja e thellë përballë koalicionit “Bashkë Fitojmë” është celebruar fuqishëm nga të pranishmit, duke hedhur madje edhe fishekzjarrë në mes të qytetit. Po ashtu, janë dëgjuar brohoritje e duartrokitje për fitoren e madhe të Besmir Veliut. Socialisti arriti të siguronte fitoren me 1260 vota më shumë se rivali i tij nga radhët e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Ilir Mehmeti. Ky i fundit pranoi humbjen, duke e përgëzuar Veliun dhe uruar suksese në krye të bashkisë.  
Top Channel Ti Raporton/ Qytetari nga Delvina: Bashkia nuk ka shpërndarë paratë për invalidët këtë muaj, lekët i përdor për darka festash
Albania, Ckemi

Top Channel Ti Raporton/ Qytetari nga Delvina: Bashkia nuk ka shpërndarë paratë për invalidët këtë muaj, lekët i përdor për darka festash

  Një qytetar nga Delvina shkruan në “Ti Raporton” dhe akuzon Bashkinë se personat me aftësi të kufizuar nuk e kanë marrë shpërblimin për muajin dhjetor. “Për muajin dhjetor invalidët nuk e kanë marrë shumën prej 33 mijë lek të vjetra që përfitojnë çdo muaj sipas ligjit”, thotë ai. Po ashtu qytetari pretendon se bashkia këto para po i përdor për darka festash me stafet e tyre, ndërsa atyre u thonë që paratë do ti marrin në janar, të cilat në fakt u takojnë në dhjetor sipas ligjit. “Invalidet nuk kanë të ardhura që të presin fundin e muajit janar. Ju lutemi ndikoni mbase e japin javën tjetër”, shprehet ai.   Ose “Ju lutemi ta bëni problem që invalidet në Bashkinë Delvinë nuk e morën për muajin dhjetor shumën prej 33 mijë lek të vjetra që përfitoj...
Zhduket prej 4 ditësh 61-vjeçarja në Delvinë, familja në alarm: Mund të jetë në rrezik (Foto)
Albania

Zhduket prej 4 ditësh 61-vjeçarja në Delvinë, familja në alarm: Mund të jetë në rrezik (Foto)

Zhduket prej 4 ditësh një grua në Delvinë. Sipas burimeve zyrtare nga policia, më datë 17.07.2022, shtetasi K. S., 73 vjeç, ka kallëzuar se ka humbur kontaktet me të afërmen e tij, shtetasen Naze Ago, 61 vjeçe, banues në Delvinë, e cila vuan nga skleroza. Policia po punon për gjetjen e saj, teksa familja ka vënë alarmin. Sipas familjarëve, Naze Ago, është larguar mëngjesin e 16 korrikut nga shtëpia e saj në Delvinë. Rreth orës 8 të mëngjesit është parë në Vllahat dhe prej asaj ore nuk dihet asgjë. Gruaja vuan nga skleroza dhe jeta e saj mund të jetë në rrezik. Familjarët lutin këdo që mund ta ketë parë ose shikojë të kontaktojnë në numrat: 069 75 35 248 069 45 76 074
Albania

Vetëvritet me armën e shërbimit 54-vjeçari në Delvinë

Eduard Beqiri, polic në komisariatin e Delvinës i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me armën e shërbimit. Ai punonte prej vitesh si efektiv sigurie në objekte publike ndërsa së fundi është parë të kishte gjendje psikologjike të rënduar. Dëshmitë paraprake flasin për marrëdhënie të komplikuara familjare. 54 vjeçari Beqiri ishte i martuar dhe familja e tij jetonte mes Gjirokastrës dhe Delvinës e kushtëzuar edhe nga pozicioni i tij i punës. “Më datë 08.07.2022, rreth orës 21:00, në Delvinë, dyshohet se është vetëvrarë me armën e shërbimit në banesën e tij, shtetasi E. B., 54 vjeç, me detyrë trupë shërbimi sigurim objekti dhe informacioni në Komisariatin e Policisë Delvinë”, sipas policisë.   Sipas policisë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për z...
Nis monitorimi me mjetet inteligjente në aksin e ri rrugor Kardhiq-Delvinë, pezullohen 8 leje drejtimi
Albania

Nis monitorimi me mjetet inteligjente në aksin e ri rrugor Kardhiq-Delvinë, pezullohen 8 leje drejtimi

Pas hapjes së aksit të ri rrugor Kardhiq Delvinë, ka filluar menjëherë monitorimi i qarkullimit, duke përdorur Poliscan-in, 2 makina inteligjente, radarë automatikë dhe patrulla në lëvizje me mjete të paloguara. Gjatë monitorimit në këtë aks të ri rrugor, nga pasditja e djeshme deri në këto momente janë konstatuar kryesisht shkelje në drejtim të shpejtësisë, nga drejtues mjetesh që nuk kanë respektuar tabelat kufizuese për shpejtësinë e lejuar në këtë aks rrugor. Janë pezulluar 8 leje drejtimi dhe janë vendosur 54 masa po për shpejtësi, por pa sanksionin plotësues pezullim i lejes së drejtimit.     Gjithashtu, janë vendosur 34 masa administrative për përdorim të celularit, në disa raste edhe për drejtues mjetesh që janë konstatuar duke filmuar rrugën, gjë që p...
Bashkia Delvinë organizon kamp veror për fëmijët e moshës 7 – 12 vjeç
Albania

Bashkia Delvinë organizon kamp veror për fëmijët e moshës 7 – 12 vjeç

Për herë të parë bashkia Delvinë ne bashkëpunim me fondacionin Mary Ward Loreto organizojnë kampin e parë veror 2022.   Fëmijë te moshes 7-12 vjeç nga qyteti, por edhe nga zonat rurale do të kenë mundësi të jenë pjesë e këtij kampi pergjatë 2 javëve të fundit të korrikut. Lojëra, aktivitete në natyrë, diskutime, humor dhe emocione të bukura do tëshoqërojnë gjatë kësaj vere fëmijët e këtij kampi veror.   Regjistrimetnisin ditën e enjte datë 30.06.2022 nga ora 09:00-13:00 pranë bashkisë Delvinë.