Tag: kronike e zeze

Humba kontrollin, jam gati të paguaj mëkatet e mia”, zbulohet letra që vrasësi u dërgoi prindërve të Ilaria Sulës-Çkemi News
Lajme

Humba kontrollin, jam gati të paguaj mëkatet e mia”, zbulohet letra që vrasësi u dërgoi prindërve të Ilaria Sulës-Çkemi News

  Mark Samson, autori i vrasjes së shqiptares Ilaria Sula i ka dërguar një letër nga burgu familjes së 22-vjeçares, ku kërkon falje. 23-vjeçari me origjinë filipinase, i arrestuar në burgun Regina Coeli në Romë, po monitorohet nga afër nga frika se mund të kryejë akte vetëlëndimi. “Unë jam Mark Samson dhe po shkruaj nga qelia ime ku do të qëndroj për disa vite. Çdo ditë mendoj për krimin mizor që kam bërë dhe nuk di çfarë të them, por mbi të gjitha nuk e di se çfarë më ka ndodhur. Është banale të kërkoj falje për dhimbjen që kam shkaktuar, por dua t’i kërkoj falje Ilarisë dhe nuk desha ta lija. Unë jam çmendur nga pikëllimi dhe kam humbur kontrollin. Jam i vetëdijshëm se asgjë që mund të them apo...
Tragjike në Greqi! Gjendet i vetëvarur shqiptari, baba i 3 fëmijëve-Çkemi News
Bota

Tragjike në Greqi! Gjendet i vetëvarur shqiptari, baba i 3 fëmijëve-Çkemi News

  Një 55-vjeçar me origjinë shqiptare, baba i tre fëmijëve, është gjetur i varur në një serë në Volos. Një ambulancë ka shkuar menjëherë në vendngjarje, por tashmë ishte tepër vonë pasi ekipet e shpëtimit thjesht konstatuan vdekjen e tij. 55-vjeçari, baba i tre fëmijëve, kishte punuar në zonë gjatë viteve të fundit dhe ishte veçanërisht i njohur dhe i dashur në komunitetin lokal. Autoritetet policore kanë nisur hetimet për rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja tragjike. Edhe pse gjithçka tregon se bëhet fjalë për një vetëvrasje, të gjitha mundësitë po shqyrtohen
“E kisha motër”, rrëfimi tronditës i shoqes së ngushtë së Ilarias, tregon takimin me autorin ditën e krimit dhe zbulon mesazhet-Çkemi News
News

“E kisha motër”, rrëfimi tronditës i shoqes së ngushtë së Ilarias, tregon takimin me autorin ditën e krimit dhe zbulon mesazhet-Çkemi News

  Shoqja e ngushtë e Ilaria Sulës, Maria Sofia Lombardo, ka rrëfyer në një intervistë momentin kur takoi Mark Antony Samson, ditën që ai e hodhi trupin e shqiptares në pyll brenda një valixheje. Ajo tregon momentin e takimit, duke u shprehur se një orë pasi hodhi trupin e Ilarias, ai i foli asaj për problemet që po haste me shqiptaren. “Ilaria ishte shoqja ime më e mirë. Ai copa e m***, se kështu duhet të quhet, më shkruante se donte të më takonte, një orë pasi hodhi trupin e saj. U ulëm të hanim dhe më tregoi për ulje-ngritjet që kishte me Ilarian. Jam e shkatërruar. Ishim praktikisht motra, sepse jetonim bashkë”, tha si fillim Maria. Më pas ajo tregoi dhe mesazhet që merrte nga telefoni i Ilari...
I jepet lamtumira e fundit Ilaria Sulës! Qindra qytetarë me pankarta kundër dhunës jashtë banesës së shqiptares, ja ku do të prehet 22-vjeçarja-Çkemi News
Albania

I jepet lamtumira e fundit Ilaria Sulës! Qindra qytetarë me pankarta kundër dhunës jashtë banesës së shqiptares, ja ku do të prehet 22-vjeçarja-Çkemi News

  Në Terni është një ditë zie. Dita e lamtumirës së fundit ndaj Ilaria Sulës, 22-vjeçarja e cila u vra në mënyrë makabre nga i dashuri i saj filipinas, Mark Antony Samson. Fillimisht procesioni nis nga shtëpia e shqiptares dhe më pas do të bëhet lutja e fundit ndaj saj. Aty do të jenë familjarët e 22-vjeçares, miqtë dhe shoqatat kundër dhunës ndaj grave. Procesioni do të nisë nga shtëpia e Ilarias në orën 14:00 dhe më pas do të arrijë në varrezat e Ternit, ku do të prehet dhe trupi i studentes shqiptare. Ditët e fundit para shtëpisë së viktimës janë vendosur lule, kartolina dhe pankarta në kujtim të Ilarias dhe kundër dhunës ndaj grave. Babai i Ilarias ndërkohë falënderoi të gjithë qytetin, kr...
Tragjike në Itali! Gjysmë e zhveshur dhe e mbuluar me shenja, gjendet trupi i pajetë i një gruaje në brigjet e lumit Serio-Çkemi News
Bota

Tragjike në Itali! Gjysmë e zhveshur dhe e mbuluar me shenja, gjendet trupi i pajetë i një gruaje në brigjet e lumit Serio-Çkemi News

  Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali, në zonën e Alzano Lombardos, ku një grua është gjendur e pajetë në brigjet e lumit Serio. Siç bëjnë me dije mediat, viktima (identiteti i së cilës nuk dihet ende) i përkiste moshës 30-35 vjeçe, teksa trupi i saj u gjet gjysmë i zhveshur dhe i mbuluar me shenja. Ende nuk dihet nëse viktima është vrarë nga dikush ose i ka marrë jetën vetes, teksa autoritetet janë ende në pritje të autopsisë.
U gjetën të vdekura brenda 48 orëve/ Vrasjet e dy studenteve nxisin thirrje për ‘rebelim kulturor’ në Itali-Çkemi News
Enigma

U gjetën të vdekura brenda 48 orëve/ Vrasjet e dy studenteve nxisin thirrje për ‘rebelim kulturor’ në Itali-Çkemi News

  Sara Campanella dhe shqiptarja Ilaria Sula u gjetën të vdekura brenda 48 orëve, duke e çuar numrin e femicideve në 11 për këtë vit në Itali. Në Itali ka pasur thirrje për një “rebelim kulturor” mes zemërimit dhe protestave për vrasjen e dy studenteve. Sara Campanella, një studente 22-vjeçare e biomjekësisë, u godit me thikë në një stacion autobusi në qytetin sicilian të Messina të hënën pasdite dhe vdiq ndërsa po dërgohej në spital. Stefano Argentino, një koleg student në Universitetin e Mesinës, u arrestua më vonë në qytetin Noto. Avokati i tij, Raffaele Leone, tha për shtypin italian se Argentino, 27 vjeç, kishte pranuar vrasjen. Prokurori i Mesinës, Antonio D’Amato, pretendoi se Argentino...
Djalin ia vranë një vit më parë, nëna i jep fund jetës-Çkemi News
Albania

Djalin ia vranë një vit më parë, nëna i jep fund jetës-Çkemi News

  Nëna e Rigels Kaso, 42-vjeçarit, i cili u plagos rëndë nga një person dhe më pas humbi jetën vitin e kaluar, u gjet e pajetë në banesë. 66-vjeçarja Teuta Kaso, u gjet në banesën e saj në qytetin e Bilishtit dhe dyshohet të jetë vetëhelmuar. Policia ka referuar materialet në Prokurori për vlerësim ndërsa mësohet se priten rezultatet e ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes së 66 vjeçares. Si u vra Rigels Kaso? 42-vjeçari Rigels Kaso nga Bilishti, i cili u gjet i dhunuar dhe i shtrirë në rrugë, ndërroi jetë në spital në korrik 2024. Dyshohet se i ndjeri u dhunua nga Bajram Gjeleshi, pasi Kaso i kishte dërguar bashkëjetueses së tij disa mesazhe në rrjete sociale. Pasi ...
Del përgjigja e autopsisë/ Ilaria Sula u godit tre herë me thikë, autori e mbajti trupin e saj për 20 orë në apartament-Çkemi News
Lajme

Del përgjigja e autopsisë/ Ilaria Sula u godit tre herë me thikë, autori e mbajti trupin e saj për 20 orë në apartament-Çkemi News

  36 orë pas gjetjes së trupit të Ilaria Sulës, e cila u masakrua nga i dashuri i saj filipinas, ka dalë dhe përgjigja e autopsisë. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, gjatë debatit që Ilaria pati me të dashurin e saj, Mark Antony Samson, ky i fundit mori thikën dhe e ka goditur tre herë 22-vjeçaren, e cila humbi jetën si pasojë të hemorragjisë. Pasi kreu krimin, ai e mbajti trupin e studentes shqiptare në apartamentin e tij për 20 orë, gjë që ka shtuar dyshimet dhe te prindërit e filipinasit nëse kanë qenë bashkëpunëtorë në krim. Samson futi trupin e Ilarias në valixhe dhe e hodhi në një zonë pyjore në Poli, jashtë Romës dhe për disa ditë dërgonte mesazhe nga telefoni i saj dhe bënte posti...