Tag: mister

Çfarë fshihet pas zhurmës misterioze që tmerron banorët gjatë natës në Selanik? (VIDEO)
Kuriozitete

Çfarë fshihet pas zhurmës misterioze që tmerron banorët gjatë natës në Selanik? (VIDEO)

Sizmiologët grekë kanë folur në lidhje me një zhurmë që po frikëson prej shumë ditësh banorët e lagjes “Meteora” në Selanik. Costas Papazachos, Profesor i Gjeoshkencës na Universitetin e Selanikut tha për mediat greke se zhurma nuk ka të bëjë me ndonjë paralajmërim për tërmet apo diçka tjetër që lidhet me fenomene natyrore në zonë.       “Nuk bëhet fjalë për një zhurmë që ka të bëjë me nëj fenomen natyror. Ajo duket të jetë një zhurmë e shkaktuar nga diçka tjetër, që duhet ta gjejnë autoritetet përkatëse. Zhurma është e ndërprerë dhe ndodh kryesisht gjatë natës, prandaj mendoj që nuk ka të bëjë me një fenomen natyror dhe aq më pak të jetë paralajmëruese e ndonjë tërmeti”, tha ai. Banorët e lagjes Meteora në Selanik u mblodhën në qendër të saj dhe treguan për mediat se ...
Fenomeni i rrallë! Shkretëtira e Saharasë mbulohet nga dëbora (Fotot)
Te Fundit

Fenomeni i rrallë! Shkretëtira e Saharasë mbulohet nga dëbora (Fotot)

Shkretëtira e Saharasë është mbuluar nga dëbora pasi temperatura ranë nën zero. Ky është fenomen shumë i rrallë në shkretëtirën më të madhe në botë, ku temperatura maksimale ka qenë 58 gradë C. Fotografi Karim Bouchettarealizoi fotografitë pasi temperaturat gjatë natës ranë në -2 gradë.         Kjo është vetëm hera e pestë në 42 vitet e fundit që është parë borë mbi rërë. Në të kaluarën, kjo gjë kishte ndodhur më 1979, 2016, 2018 dhe 2021. Ain Sefra, e njohur edhe si “Porta e Shkretëtirës”, shtrihet rreth 910 metra mbi nivelin e detit dhe është e rrethuar nga Malet Atlas. Shkretëtira e Saharasë përbën pjesën më të madhe të Afrikës Veriore dhe ka pasur disa herë ndryshime të temperaturës dhe lagështirës në qindra mijëra vitet e fundit....
Anija ‘fantazmë’ me asnjë në bord gjendet duke lundruar në ujërat e Tailandës (fotot)
Kuriozitete

Anija ‘fantazmë’ me asnjë në bord gjendet duke lundruar në ujërat e Tailandës (fotot)

Një anije e braktisur është gjetur duke pluskuar pranë brigjeve të Tailandës, me asnjë anëtar ekuipazhi në bord. Mjeti detar misterioz u pikas nga punonjës të impjanteve të naftës në Gjirin e Tailandës më 6 janar dhe nuk kishte brenda asnjë dokument identifikimi. Çisterna 90 metra e gjatë mbante emrin ‘Jin Shui Yuan 2’ me shkronja kineze por origjina apo destinacioni i saj është ende i panjohur. Pas zbulimit anija rrjedhimisht u fundos prej detit të ashpër dhe erërave të forta, para se marina tailandeze të përpiqej ta tërhiqte në breg, thanë autoritetet. Zyrtarët shtonin se tani po punojnë për të ndaluar një rrjedhje nafte rreth një kilometër të gjerë që ka dalë prej saj e cila mund të përhapet në ishujt turistikë aty pranë. Disa shenja detare janë vendosur në vendin e...
Ekzistojnë dimensione paralele, zbulohen fakte bindëse
Kuriozitete

Ekzistojnë dimensione paralele, zbulohen fakte bindëse

Mesa duket, shkencëtarët gjithnjë e më shumë po gjejnë fakte dhe të dhëna për të vërtetuar ekzistencën e universeve paralel. Një ekip shkencëtarësh të Universitetit të Oxford-it, vërtetuan se vërtet dimensionet paralele ekzistojnë!       Vetë teoria, e ekzistencës së dimensioneve paralele, u shfaq në vitin 1950. Shkencëtari Hugh Everett, arriti në konkluzionin se në Univers çdo ngjarje e re, paraprakisht provokon ndjerën e tij. Sipas kësaj teorie, ka tendenca që numri i dimensioneve paralele te jetë i panumërt. Pak vite më vonë, kjo teori u konsiderua si fantazi dhe e harruar! Por, në universitetin e Oxford-it, një grup shkencëtarësh arritën në konkluzionin se Hugh Everett, ndodhej në rrugë të drejtë.       Llogaritjet e posaçme të kryera specifi...
Vdekjet misterioze në Shqipëri, nga vajza me simbole në trup te familja që u shua për kërpudhat
Albania

Vdekjet misterioze në Shqipëri, nga vajza me simbole në trup te familja që u shua për kërpudhat

Vdekja e 4 anëtarëve të një familjeje ruse në një hotel luksoz në Qerret të Kavajë, vijon të mbetet ende mister. Vdekje të tilla të mistershme në vendin tonë janë shumë, por ABC ka zgjedhur të risjellë në vëmendje vetëm 4 prej tyre, për arsye të njohjes, raportit mediatik, misterit që mbartin dhe kuriozitetit që shtojnë te publiku.   Bëhet fjalë për  vdekjen e  23-vjeçares Evgjeni Baxho që u gjet pa shenja jetë më 18 maj në shtëpinë e saj; Vdekjen  e tre anëtarëve të familjes Haliti nga Gjakova në Durrës si pasojë e helmimit nga kërpudhat; rasti i familjes Josifi në Tiranë, Anisa dhe Zhaneta Josifi, nënë e bijë, u gjetën të vdekura në një banesë në lagjen “Kombinat”, ndërsa vajza tjetër, Blerta arriti të shpëtonte për ndërhyrjes së policisë; Rasti tjetër është vrasja e 23 vjeçares E...
Test psikologjik: Ajo që shihni fillimisht në foto, tregon shumë të fshehta për personalitetin tuaj
Kuriozitete

Test psikologjik: Ajo që shihni fillimisht në foto, tregon shumë të fshehta për personalitetin tuaj

Nëpërmjet asaj që keni keni vënë re fillimisht në foto, do të ju tregojmë se çfarë do të thotë kjo gjë për personalitetin tuaj. Nëse ju keni parë: Një qen       Ju jeni një person shumë i sjellshëm dhe miqësor dhe nuk e pëlqeni vetminë nëse keni vënë re menjëherë një qen. Ju i vlerësoni shumë të dashurit tuaj dhe jeni të gatshëm t’i mbështesni ato në çdo situatë. Një shqiponjë Nëse keni parë fillimisht një shqiponjë, kjo do të thotë se ju jeni një njeri shumë krenar. Jeni të sigurtë në vetvete dhe në aftësitë tuaja. Gjithmonë e mbroni fort mendimin tuaj. Ju nuk frikësoheni nga vështirësitë dhe pengesat që përballeni, por i kaloni ato me dinjitet. Liria është e rëndësishme për ju. Nuk ju pëlqen kur dikush zë hapësirën tuaj personale dhe ju imponon rregullat e vetave...
Një baba i kërkon gruas të vrasë foshnjen “alien”, e quan pjellë nga djalli
Kuriozitete

Një baba i kërkon gruas të vrasë foshnjen “alien”, e quan pjellë nga djalli

Një baba i ka thënë gruas të tij se do vrasë djalin e tyre sepse ishte një pjellë nga djalli. Gruaja e quajtur Bajeneza Liberata, nga Ruanda, po përpiqet të kujdeset për veten pasi u braktis nga burri dhe familja e saj.   Bajeneza tha për mediat lokale se kishte lindur disa fëmijë të tjerë dhe nuk kishte përjetuar asnjë problem të tillë. Babai këmbënguli se ai nuk kishte asnjë përgjegjësi për fëmijën dhe e quajti atë pjelljen e djallit. Kështu Bajenezën dhe foshnja e saj u kthyen në fshatin e saj. Shumë fshatarë të tjerë e kanë torturuar, duke u tallur me foshnjën dhe duke e quajtur atë një përbindësh. E izoluar dhe e paaftë për të punuar, Bajeneza ka luftuar të kujdeset për veten dhe djalin e saj pa mbështetje mjekësore nga spitali.       Ajo as nuk e di se...
Fiset Maja tregojnë për sekretet e “Mbretëreshës Gjarpër”
Kuriozitete

Fiset Maja tregojnë për sekretet e “Mbretëreshës Gjarpër”

Një tabletë e gjendur në një tunel nën tempullin kryesor të qytetit të lashtë Maja El Perú-Waka’ në Guatemalën veriore ka treguar sekrete në lidhje me atë të cilës arkeologët i referohen si 'periudha e errët' në historinë e Majave. Hieroglifët e ngatërruara dhe të vështira për tu deshifruar janë ende në proces deshifrimi nga arkeologet, por deri tani është kuptuar që tregojnë historinë e dhunshme të një 'mbretëreshë gjarpër' gjashtë shekullore. Tableta daton në vitin 564, një kohë kur dy dinasti mbretërore po luftonin për fuqinë, gjë që ka ndodhur qindra vjet përpara rënies së civilizimit Maja, gjë që ende mbetet një prej mistereve më të mëdha të arkeologjisë. Tabletat e gurit të gdhendura nga Majat e lashtë kanë qenë thelbësore për të na ndihmuar të kuptojmë dhe të zbulojmë civilizimin e ...