Tag: sociale

Lajmi Fundit; Alarm në avionin Athinë-Londër, një pajisje shpërtheu në bord (Video) -Çkemi News
Bota

Lajmi Fundit; Alarm në avionin Athinë-Londër, një pajisje shpërtheu në bord (Video) -Çkemi News

Një avion që ishte nisur nga aeroporti i Athinës në drejtim të Londrës është evakuuar me shpejtësi pas shpërthimit të një pajisjeje në brendësi. Fatmirësisht të 236 pasagjerët kanë mundur të lënë avionin përmes derës së emergjencës pa lëndime, ndonëse ishin përfshirë nga paniku pasi kujtuan se mund të ishte bombë. Sipas asaj që raportojnë mediat e huaja, një “vape” apo cigare elektronike, kishte shpërthyer brenda një valixheje, duke bërë që e gjithë kabina të mbushej me tym.
FOTO/ E RËNDË në Serbi, mjeti i rëndë i ushtrisë shtyp makinën, humbin jetën 5 persona, mes tyre 3 fëmijë-Çkemi News
Bota

FOTO/ E RËNDË në Serbi, mjeti i rëndë i ushtrisë shtyp makinën, humbin jetën 5 persona, mes tyre 3 fëmijë-Çkemi News

Në një aksident të rëndë ndodhi në rrugën Kralevë-Rashkë në Serbi,  sot rreth orës 13:20, ku kanë humbur jetën 5 persona. Mediat serbe raportojnë se një makina e rëndë ushtarake shtypi një mjet tip "Ford", ku po udhëtonin viktimat. Mësohet se nga ky aksident kanë humbur jetën babai, tre fëmijët e tij të vegjël dhe një fqinj që ishte me ta. Në makinë ndodhej edhe nëna e fëmijëve e cila po lufton për jetën në spital. Fëmijët i përkisnin moshave 1, 7 dhe 10-vjeç. Gjithashtu bëhet me dije se 54-vjeçari me inicialet M.V., që drejtonte mjetin e rëndë ushtarake është arrestuar.  
Jetë pas vdekjes? Ja çfarë thotë studimi i ri-Çkemi News
Kuriozitete

Jetë pas vdekjes? Ja çfarë thotë studimi i ri-Çkemi News

  Studiuesit po zbulojnë një “gjendje të tretë” të jetës që sfidon kufijtë tradicionalë midis jetës dhe vdekjes. Vdekja kuptohet si fundi i pakthyeshëm i funksionit të një organizmi, por studimet e reja zbulojnë se disa qeliza mund të vazhdojnë të funksionojnë dhe madje të shndërrohen në organizma shumëqelizorë pas vdekjes së organizmit fillestar. Kjo sfidon pikëpamjet konvencionale, duke sugjeruar se jeta dhe vdekja mund të mos jenë aq të qarta sa mendohej më parë. Një zbulim kyç përfshin qelizat e lëkurës nga embrionet e vdekura të bretkosave, të cilat ishin në gjendje të riorganizoheshin në një mjedis laboratorik për të formuar organizma shumëqelizorë të njohur si ksenobotë. Këta ksenobotë kryejnë funksione krejtësisht të reja, si përdorimi i strukturave të vogla si...
TRAGJEDI NË VEND/ Nënë e bir humbin jetën. Djali shpëtoi gruan, kur u fut në flakë të nxjerrë nënën u dogj edhe vetë -Çkemi News
Albania

TRAGJEDI NË VEND/ Nënë e bir humbin jetën. Djali shpëtoi gruan, kur u fut në flakë të nxjerrë nënën u dogj edhe vetë -Çkemi News

Djali arriti të nxjerrë të gjallë gruan dhe u fut sërish më flakë të shpëtojë edhe nënën por mbeti aty bashkë me të duke u djegur të gjallë. Kjo është pista paraprake e hetimit mbi ngjarjen e ndodhur sot herët në mëngjes në fshatin Nikoliq të Hasit në veri të vendit. Rexh Lushi 57 vjeç dhe nëna e tij Fatime Lushi janë viktimat e tragjedisë familjare. Gruaja e Rexhit, A.Lushi është gjallë. Ajo ka arritur të dalë nga banesa nën flakë pasi e nxori i shoqi, raportohet nga të dhënat e para që policia mori në vendngjarje. Megjithatë ajo tha se grupi hetimor, në drejtimin e prokurorit, po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit në banesën e familjes Lushi teksa ata po flinin gjumë. Çfarë ndodhi në Nikoliq Ngjarja ndodhi rreth orës 02:00, në fshatin Nikoliq, ku d...
Pashë 15 veta…”, Arbër Çepani tregon momentet e fundit të Gerti Bogdanit: Më thanë eja se…-Çkemi News
Aktualitet

Pashë 15 veta…”, Arbër Çepani tregon momentet e fundit të Gerti Bogdanit: Më thanë eja se…-Çkemi News

  Padyshim ky është rrëfimi më i vështirë i Arbër Çepanit, teksa ulur në studion e Top Story përballë Grida Dumës ka folur për ikjen nga jeta në mënyrë të beftë të kunatit dhe mikut të tij, Gerti Bogdanit. Teksa fliste, lotët nuk thaheshin nga sytë e tij, e shpesh shpërthente në të qara me ngashërim, por thekson se donte motra e tij, bashkëshortja e Gertit, që të ishte në studio e të fliste për të! Ai tregoi momentin se si e mori vesh lajmin që tronditi familjen… “Sapo ndodhi ma thanë direkt, kaluan disa minuta pasi e gjetën në atë gjendje në tualet dhe e dërguan në spital. Hajde se nuk është mirë Gerti më thanë, nuk është ndjerë mirë dhe është në gjendje të fikti. Nuk e besoja kurrë që mund të kishte diçka të keqe, ishte më i forti ndër ne....
VIDEO/ “Më premtove se s’do ma lëshoje dorën”, e shoqja në lot mbi arkmortin e Gerti Bogdanit: Zoti të merrte mua, që t’i rrisje ti fëmijët!-Çkemi News
Albania

VIDEO/ “Më premtove se s’do ma lëshoje dorën”, e shoqja në lot mbi arkmortin e Gerti Bogdanit: Zoti të merrte mua, që t’i rrisje ti fëmijët!-Çkemi News

Familja e Gerti Bogdanit është tronditur nga lajmi i kobshëm i ikje së tij pakohë… vetëm 44 vjeç! Por në lot sot ishte e gjithë shoqëria, për ndarjen nga jeta të një djali të ri, të një familjari dhe një figure politike të pastër. Paraditen e sotme Kuvendi hapi dyer për ceremoninë e homazheve në nder të tij, ku për më shumë se dy orë mijëra persona morë pjesë dhe u bënë bashkë për ta kujtuar dhe nderuar atë. Teksa arkmorti i ish-deputetit të PD ishte i vendosur jashtë hyrjes së Kuvendit, bashkëshortja e tij, Edlira Çepani, nuk i mbante lotët. “Do doja shumë ta kishe vazhduar rrugëtimin o zemër, se më premtove që do e mbanim dorën bashkë, që nuk do ma lëshoje dorën. Por ne do ta vazhdojmë rrugëtimin bashkë, se unë do të të dua çdo ditë për tërë jetën. Zoti të më merrt...
Tragjedi në Itali, turistja 30-vjeçare humb jetën! I ra në kokë një statujë teksa kalonte poshtë një ballkoni-Çkemi News
Bota

Tragjedi në Itali, turistja 30-vjeçare humb jetën! I ra në kokë një statujë teksa kalonte poshtë një ballkoni-Çkemi News

  Një tragjedi ka ndodhur në Napoli të Italisë, ku një turiste 30-vjeçare ka gjetur vdekjen pasi i ka rënë në kokë një statujë, teksa kalonte nën një ballkon. Vajza e re nga Padova, ishte duke ecur të dielën në zonën Quartieri Spagnoli, një nga më të njohurat në Napoli, kur një statujë që ra nga ballkoni e goditi në kokë. Ajo u dërgua në spital, ku dha frymën e fundit, sipas agjencisë italiane të lajmeve Ansa. Në të njëjtën kohë, prokurorët po hetojnë prindërit e dy fëmijëve të dyshuar se hodhën statujën nga ballkoni i shtëpisë së tyre, e cila goditi në kokë Chiara Jaconis. Ndërkohë, policia të mërkurën kqyri një video që tregon incidentin në të cilin një nga fëmijët dyshohet se hodhi statujën nga ballkoni, thanë burimet...
“Mjekët u përpoqën për rreth 1 orë ta shpëtonin”/ Vdekja e ish-deputetit, reagon gazetarja: Nuk vuante nga zemra,ka…!-Çkemi News
Aktualitet

“Mjekët u përpoqën për rreth 1 orë ta shpëtonin”/ Vdekja e ish-deputetit, reagon gazetarja: Nuk vuante nga zemra,ka…!-Çkemi News

  Mjekët u përpoqën për rreth një orë të shpëtonin Gert Bogdanin sot kur mbërriti pa ndjenja në QSUT, por ish-deputeti demokrat nuk mbijetoi dot. Gazetarja Alma Demiraj raportoi për “Shqipëria Live” në Top Channel, se 44-vjeçari kishte humbur jetën në një sallë konferencash në Tiranë, më pas është transportuar në spital në gjendje të rënduar, por nuk shpëtoi dot. Ai nuk vuante më herët nga probleme kardiovaskulare. “Ish deputeti i PD-së Gert Bogdani, rreth orës 11:30 ka qenë një një konferencë në një hotel në Tiranë. Në mënyrë të menjëhershme ka pasur gjendje të fikti, është transportuar në urgjencën e spitalit por me gjithë përpjekjet e emergjencës, nuk mbijetoi. Ka ardhur në gjendje shumë të rënduar, është bërë përpjekje duke asistuar me aparatura ...