Tag: mister

Në Leicester të Anglisë dëgjohet një zhurmë misterioze
Bota

Në Leicester të Anglisë dëgjohet një zhurmë misterioze

Një “zhurmë” misterioze është raportuar në të gjithë rrethinën e qytetit Leicester, duke lënë shumë banorë të hutuar. Përdoruesja e Twitter @SarahJRandom, e cila banon në Beaumont Leys, e kapi momentin në kamerën e saj të sigurisë, pak pas mesditës të së shtunës së 4 marsit. Përdorues të tjerë të mediave sociale spekuluan se ajo që dëgjuan ishte një “zhurmë sonike” – me disa banorë që thanë se kishin ndjerë shtëpitë e tyre të dridheshin gjatë momentit kur u dëgjua zhurma, raporton The Independent, transmeton Telegrafi. Zhurma u raportua se është ndier edhe në Melton dhe Northampton. Policia e Leicestershire tha se ka pranuar telefonata të shumta në lidhje me një një zhurmë të madhe shpërthimi të dëgjuar nga pjesë të ndryshme të qytetit dhe qarkut. Një “zhurmë” e ngjashme u r...
Gishti i vdekjes”, filmohet fenomeni nënujor që vret gjithçka që prekë
Kuriozitete

Gishti i vdekjes”, filmohet fenomeni nënujor që vret gjithçka që prekë

Një video e një fenomeni nënujor që vret organizmat në fund në detin e akullt të Antarktidës, po përhapet në YouTube dhe shumë e quajnë atë “gishti i vdekjes”. Një brinik apo stalaktit i akullt duket si diçka nga një film fantastiko-shkencor: një gisht i akullt që zbret ngadalë në fund dhe ngrin gjithçka që prek, transmeton Telegrafi. Domethënë, nuk bëhet fjalë për asgjë të natyrës paranormale, por për një fenomen të pazakontë nënujor që është i pranishëm në thellësitë e Oqeanit. Fjala brinik është një kombinim i dy fjalëve angleze – brine (kripë) dhe icicle (akullt). Gishti i akullit udhëton nga shtresa e akullit drejt fundit, dhe procesi i ngrirjes nxjerr kripën dhe krijon ftohtësi intensive. Ujë i kripur nuk mund të ngrihet për shkak të përqendrimit të lartë të kripës, kështu që zhyt...
Shkencëtari rus që krijoi vaksinën Sputnik V gjendet i mbytur me rrip në apartamentin e tij në Moskë (fotot)
Bota

Shkencëtari rus që krijoi vaksinën Sputnik V gjendet i mbytur me rrip në apartamentin e tij në Moskë (fotot)

Komisioni i Hetimit në Rusi tha se ka nisur hetimet për vrasjen e një shkencëtari të lartë që është gjetur i vdekur në apartamentin e tij në Moskë në fillim të javës. Andrey Botikov, i njohur si një nga 18 shkencëtarët që punuan në krijimin e vaksinës Sputnik V kundër kornavrusit në vitin 2020, është identifikuar si viktima i mbytur për vdekje me një rrip, në veriperëndim të Moskës. Më herët ai i kishte mbijetuar një përballjeje me një të huaj që i hyri me forcë në shtëpi, me të cilin u përlesh për çështje parash, shkruajnë mediat vendase. Një 29-vjeçar është arrestuar tashmë i akuzuar për vrasjen e shkencëtarit por nuk bëhen të ditura motivet apo lidhjet e tij me viktimën. Autoritetet thanë se kapën të dyshuarin në kohë rekord pasi tentoi të largohen nga...
Arkeologjia e Egjiptit/ Gërmimet zbulojnë një statujë të qeshur që mund të përfaqësojë perandorin Klaudin
Kuriozitete

Arkeologjia e Egjiptit/ Gërmimet zbulojnë një statujë të qeshur që mund të përfaqësojë perandorin Klaudin

  Arkeologët kanë zbuluar një statujë të ngjashme me sfinksin dhe mbetjet e një faltoreje në një tempull të lashtë në Egjiptin jugor, thotë ministria e antikiteteve. Artefaktet u gjetën pranë tempullit Hathor, një nga vendet e lashta më të ruajtura në Egjipt. Ato u gjetën brenda një varri me dy nivele në tempullin e Dendera në provincën Qena, 450 km në jug të kryeqytetit të Kajros. Sfinksi gëlqeror me fytyrën e tij të buzëqeshur dhe dy gropëza mendohet se përfaqëson perandorin romak Klaudi. Perandori Claudius sundoi midis viteve 41 dhe 54 pas Krishtit dhe zgjeroi sundimin romak në Afrikën e Veriut. Është shumë më i vogël se Sfinksi i famshëm në Piramidat e Gizës, i cili është 20 metra i lartë. Arkeologët do të studiojnë shenjat në pllakën e...
Brenda hapësirës sekrete të piramidës së Gizës, shkencëtarët “futen” për herë të parë
Kuriozitete

Brenda hapësirës sekrete të piramidës së Gizës, shkencëtarët “futen” për herë të parë

Brenda hapësirës sekrete të piramidës së Gizës, shkencëtarët “futen” për herë të parë Shkencëtarët kanë arritur të kenë pamje për herë të parë nga një hapësirë sekrete në piramidën e Madhe të Gizës në Egjipt, e ndërtuar rreth 4500 vjet më parë. Video të marra nga një endoskop tregojnë pamjen e brendshme të hapësirës rreth 9 metra të gjatë dhe 2,1 metra të gjerë. Shkencëtarët janë shprehur se ajo mund të jetë krijuar për të shpërndarë peshën e piramidës rreth hyrjes. Kjo hapësirë është zbuluar për herë të parë në vitin 2016 ku u përdor një teknikë imazherike e quajtur muografi.   Pamjet e publikuan për herë të parë në një konferencë të mbajtur këtë të enjte pranë piramidës. Aty dukej një korridor i zbrazur me mure prej blloqesh guri të gdhendur dhe një ...
Supermarketet britanike nisin racionimin e frutave dhe perimeve
Bota

Supermarketet britanike nisin racionimin e frutave dhe perimeve

Supermarketet e mëdha në Britani kanë nisur sot çuditërisht racionimin e shitjeve të frutave dhe perimeve kryesore, duke dhënë si arsye motin e keq në Spanjë e në veri të Afrikës, teksa qeveria tha se shkurtimet mund të zgjasin një muaj. CNN shkruante se supermarketi më i madh britanik Tesco kishte kufizuar numrin e pakove të domateve, specave e kastravecave, në tre për çdo klient. Ndërsa rrjeti Asda tha për CNN se po kufizonte shitjet e disa artikujve ushqimore në tre pako për klient, ku gjithashtu përfshiheshin domatet, kastravecat, specat dhe sallata jeshile. Supermarketet Morrisons kishin vendosur një tavan prej dy pakosh për person për domatet, specat, kastravecat dhe sallatën jeshile, ashtu si dhe supermarketi ekonomik gjerman Aldi, që kishte vendosur ku...
Lind vajza me bisht 5.7cm: Ja çfarë u gjet tek bishti i saj pas ekzaminimit
Kuriozitete

Lind vajza me bisht 5.7cm: Ja çfarë u gjet tek bishti i saj pas ekzaminimit

MEKSIKE-Një vajzë ka lindur me një bisht të mbuluar me lëkurë dhe qime 5.7 centimetra të gjata. Lindja e saj habiti mjekët në spitalin rural meksikan, të cilët e sollën atë me prerje cezariane pa asnjë problem apo anomali të dukshme shëndetësore, përveç një bishti që përmban muskuj dhe nerva. Foshnja në dukje nuk kishte asnjë histori ekspozimi ndaj ndonjë infeksioni apo rrezatimi dhe të dy prindërit e saj ishin të shëndetshëm. Bishti i foshnjës ishte 5.7 centimetra i gjatë dhe 3-5 milimetra në diametër. Flokët dhe bishti i mbuluar me lëkurë përmbanin nerva dhe foshnja qante kur shpohej me gjilpërë. Pas një radiografie në pjesën e poshtme të shpinës së saj, u zbulua se nuk kishte asnjë kockë ose anomali të tjera në bisht. Mjekët kontrolluan për disa çështje të mundshme mje...
Fizika e harruar e Leonardo da Vinçit, kishte kuptuar gravitetin dy shekuj e gjysmë para Njutonit
Kuriozitete

Fizika e harruar e Leonardo da Vinçit, kishte kuptuar gravitetin dy shekuj e gjysmë para Njutonit

Një studim i kryer nga një ekip shkencëtarësh nga Instituti i Teknologjisë në Kaliforni (Caltec) ka treguar se në fillim të shekullit të gjashtëmbëdhjetë, Leonardo da Vinçi (1452-1519), falë studimeve mbi mekanikën e trupave të ngurtë, kishte kuptuar lidhjen midis gravitetit dhe lëvizjes, i cili më vonë u përshkrua saktësisht nga Isaac Newton (1642-1727) me formulën F = m·a, dmth forca totale që vepron mbi një objekt është e barabartë me masën e objektit shumëzuar me lëvizjen e tij. Shkencëtari vizionar i Rilindjes pohoi se çdo teori duhej të kalonte përmes përvojës për t’i sjellë dobi njeriut dhe përparimit. Për këtë arsye ai vetë nuk i besoi arsyetimit të tij derisa përvoja e fenomeneve i tregoi se hipotezat e tij ishin të sakta. Në këtë kuptim, ajo mund të përkufi...