Brenda hapësirës sekrete të piramidës së Gizës, shkencëtarët “futen” për herë të parë

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Brenda hapësirës sekrete të piramidës së Gizës, shkencëtarët “futen” për herë të parë

Shkencëtarët kanë arritur të kenë pamje për herë të parë nga një hapësirë sekrete në piramidën e Madhe të Gizës në Egjipt, e ndërtuar rreth 4500 vjet më parë. Video të marra nga një endoskop tregojnë pamjen e brendshme të hapësirës rreth 9 metra të gjatë dhe 2,1 metra të gjerë.

Shkencëtarët janë shprehur se ajo mund të jetë krijuar për të shpërndarë peshën e piramidës rreth hyrjes. Kjo hapësirë është zbuluar për herë të parë në vitin 2016 ku u përdor një teknikë imazherike e quajtur muografi.

 

Pamjet e publikuan për herë të parë në një konferencë të mbajtur këtë të enjte pranë piramidës. Aty dukej një korridor i zbrazur me mure prej blloqesh guri të gdhendur dhe një tavan guri i harkuar.

(Vizituar 13 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share