Tag: Policia e Shtetit

Aksident në Tiranë, makina përplas të miturin në rrugën “3 Dëshmorët”
Aktualitet

Aksident në Tiranë, makina përplas të miturin në rrugën “3 Dëshmorët”

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “3 Dëshmorët” në Tiranë.       Raportohet se drejtuesi i makinës J.S ka aksidentuarin 10 vjeçarin A.B, por fatmirësisht pa pasoja për jetën. I mituri është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.         “Më datë 09.05.2021, në rrugën “3 Dëshmorët”, mjeti me drejtues J. S., ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale A.B., 10 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.
Ndahet papritur nga jeta shefi i komisariatit të Policisë në Lushnjë
Te Fundit

Ndahet papritur nga jeta shefi i komisariatit të Policisë në Lushnjë

Shefi i komisariatit të Lushnjës Adrian Matani është ndarë nga jeta në moshën 45 vjeçare.       Miq të tij, kolegë e shokë nga radhët e policisë se shtetit kanë ndarë lajmin e hidhur për kolegun e tyre, teksa mësohet se Matani dyshohet se ka pësuar infarkt në banesën e tij në Tiranë. Edhe pse u dërgua në spital nga familjarët e tij, ai nuk mundi të jetonte. Metani prej vitesh ishte pjesë e Policisë së Shtetit, ndërsa së fundi ishte shef i komisariatit të Lushnjës
Arrestohen 3 persona në Tiranë. Njëri ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes
Aktualitet

Arrestohen 3 persona në Tiranë. Njëri ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes

  Një 41-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Tiranës sepse ushtroi dhunë fizikë ndaj bashkëshortes së tij pas një konflikti për motive të dobëta. Gjithashtu u arrestuan edhe 2 drejtues mjetesh. Njëri prej tyre aksidentoi një këmbësor në bulevardin blu në Kamzë, ndërsa një tjetër u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.         Njoftimi i policisë Ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes, arrestohet në flagrancë 41-vjeçari. Në pranga dhe 2 drejtues mjetesh. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. B., 41 vjeç, pasi pas një konflikti për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bën...
Polic me 6 muaj shkollë”! Ish-drejtuesi: Efektivi që vrau të riun u emërua jashtë kritereve
Te Fundit

Polic me 6 muaj shkollë”! Ish-drejtuesi: Efektivi që vrau të riun u emërua jashtë kritereve

  Ekzekutimi i 25-vjeçarit Klodian Rasha, nga efektivi i forcave Shqiponja Nevaldo Hajdaraj ishte tema e diskutimit sonte në emisionin “As pro, as kundër” në “ABC”. Gazetari Artan Hoxha tha se punonjësit e repartit “Shqiponja” janë të rinj që vijnë nga një kurs 6 mujor i shtetit.     “Kemi dy viktima, një që vjen nga represioni i pushtetit dhe një tjetër që vjen nga keq menaxhimi. Punonjësit e Shqiponjës janë të rinj që vijnë nga kursi 6 mujor i shtetit, duhet të kalojnë një periudha 3 vjeçare akademinë e sigurisë. Ata bëjnë instruktazhe. Por 6 muaj është shkolla” tha Hoxha.       Ish-drejtuesi i policisë Arben Hajdarmataj tha se “Mua më rezulton se polici është emëruar jashtë kritereve” tha ai. Nevaldo Hajdaraj kishte 3 vite që ishte pjesë e Polic...
Pamje të rënda! Efektivi i FNSH-së lan në gjak të riun protestues (FOTO&VIDEO)
Shqiperia Do Te Behet

Pamje të rënda! Efektivi i FNSH-së lan në gjak të riun protestues (FOTO&VIDEO)

  Pamje të rënda! Efektivi i FNSH-së lan në gjak të riun protestues (FOTO&VIDEO) Një i ri është larë në gjak pasi është përplasur me efektivët e FNSH-së. Siç shihet edhe nga pamjet, i riu ka marrë plagë në kokë dhe është gjakosur. Efektivët e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë e kanë rrethuar, dhe e kanë gjakosur edhe pse i riu nuk përbën asnjë rrezik pasi nuk mban në duar mjete që mund të vënë në rrezik policë me skafandra. Ata nuk e lëshojnë, ndërsa qytetarët e tjerë kanë ndërhyrë. "Çfarë të bëri more, ç’të bëro mor…po lëshoje more…"- thonë ata në sfond. /albeu.com/
LAJMI I FUNDIT/ Shpèrthìm me trìtol pranë kryqëzimit të shkollës pyjore….
Te Fundit

LAJMI I FUNDIT/ Shpèrthìm me trìtol pranë kryqëzimit të shkollës pyjore….

  Deri më tani nuk ka detaje të tjera dhe nëse ka persona të lènduar.  SHKODËR– Një shpèrthím me trítol ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër, pranë kryqëzimit të shkollës pyjore.     Deri më tani nuk ka detaje të tjera dhe nëse ka persona të lènduar. Policia dhe grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes raporton dosja.al.    vijon…
Kontroll me radar në aksin Sauk-Teg, çfarë u vu re mbrëmë
Shqiperi

Kontroll me radar në aksin Sauk-Teg, çfarë u vu re mbrëmë

Policia Rrugore ka vijuar me kontrollet në aksin Sauk-Teg, për të parandaluar aksidentet rrugore. Ndryshe nga çdo aksion i mëparshëm, gjatë kontrollit për tre orë nuk u evidentua asnjë shpejtësi mbi 100 km/h duke bërë që të mos hiqet asnjë leje drejtimi. Njoftimi i Policisë Me Policinë Rrugore, me radar për të parandaluar aksidentet rrugore që shkaktohen si pasojë e shpejtësisë tej normave të lejuara. Për tre orë asnjë shpejtësi mbi 100 km/h, por janë evidentuar shpejtësi nga 93-98 km/h në këtë aks që më parë ishte vërtet problematik përsa i përket ngjarjeve rrugore, por monitorimi i pandërprerë me radar e Patrulla të Policisë Rrugore ka parandaluar në maksimum aksidentet në këtë rrugë. Vërtet nuk u tërhoq asnjë leje drejtimi, por s’ka më mirë. Sepse qëllimi jonë s’është të reklamoj...