Keni fryrje barku te pashpjegushme? Ja shkaktarët! Ylli Merja rekomandon bimët më të mira medicinale që vijnë në ndihmë-Çkemi News
Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin e mëngjesit
“Rreze Dielli” në Report Tv, me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja
folëm për fryrjet e barkut. Cilët janë shkaktarët kryesorë që ndikojnë në fryrjet e barkut, si mund t’i parandalojmë si dhe bimët medicinale që na vijnë në ndihmë për trajtimin e këtij problemi.
Të gjithë në jetën tonë kemi ndjerë të paktën një herë ndjesinë e fryrjes së barkut. Përveç pamjes jo të bukur estetike, kjo ndjesi të krijon parehati dhe shqetësim në organizëm. Të ndjehemi të fryrë pas një vakti të bollshëm është mëse normale, por nëse fryrja e barkut bëhet e zakonshme dhe kthehet në kronike, atëherë duhet të kuptojmë shkaktarët e këtij problemi.
Sipas specialistit të bimëve mjekësore Ylli Merja, njohja e shkaktarëve që na ç...







