Tag: Sport

Fitorja e PSG-së, tifozët i vënë “flakën” Parisit, mbi 130 të arrestuar. Në Grenoble makina futet mes turmës, përplas 4 persona-Çkemi News
Bota

Fitorja e PSG-së, tifozët i vënë “flakën” Parisit, mbi 130 të arrestuar. Në Grenoble makina futet mes turmës, përplas 4 persona-Çkemi News

  Fitorja e Paris Saint-Germain në finalen e Ligës së Kampionëve ndezi menjëherë atmosferën në kryeqytetin francez, i cili priste me ankth këtë trofe prej vitesh. Por gëzimi në rrugët e Parisit u kthye shpejt në kaos: më shumë se 130 persona janë arrestuar, disa dyqane janë plaçkitur dhe makina janë djegur. Skenat më të rënda u regjistruan në Champs-Elysées, ku trazirat nisën që pas golit të parë të PSG-së. Një dyqan këpucësh u sulmua me raketa dhe sende të forta, ndërsa një tjetër, pjesë e një zinxhiri të njohur arredimi, pësoi të njëjtin fat. Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat. Makina përplas turmën në Grenoble   Në Grenoble, në jug të Francës, një automjet godit...
Mes Liverpool-it dhe Bayern-it! Ylli i Gjermanisë bën zgjedhjen e tij, shumë pranë transferimit te…-Çkemi News
Bota

Mes Liverpool-it dhe Bayern-it! Ylli i Gjermanisë bën zgjedhjen e tij, shumë pranë transferimit te…-Çkemi News

  Liverpool ka bërë një ofertë zyrtare ndaj Bayer Leverkusen për transferimin e mesfushorit 20-vjeçar Florian Wirtz. Pas pranimit fillestar nga ana e lojtarit, të dyja klubet janë duke negociuar për çmimin dhe paketën financiare të marrëveshjes. Wirtz është objekt i dëshirës së disa klubeve të mëdha europiane, përfshirë Bayern Munich, por burimet pranë lojtarit thonë se ai është më i prirur të zgjedhë Liverpool për të vazhduar karrierën e tij, duke preferuar sfidat dhe stilin e lojës në Premier League. Në dy sezonet e fundit, Wirtz ka treguar zhvillim të jashtëzakonshëm në Bundesligë, duke shënuar 21 gola dhe duke dhënë 18 asistime në total për Bayer Leverkusen. Performanca e tij e lartë e ka bër...
Napoli merr kryesimin e Seria A, dopieta e McTominay katapulton blutë mbi Inerin 4 javë para përfundimit të kampionatit-Çkemi News
Bota

Napoli merr kryesimin e Seria A, dopieta e McTominay katapulton blutë mbi Inerin 4 javë para përfundimit të kampionatit-Çkemi News

  Napoli ka triumfuar me rezultatin 2 me 0 kundër Torinos, duke i rrëmbyer kështu zikaltërve kreun e renditjes vetëm 4 jave para përfundimit të sezonit 2024-2025. Djemtë e Contes i mbyllën llogaritë e ndeshjes që në pjesën e parë ku shënuan dy golat e fitores me anë të skocezit Scott McTominay në minutën e 7-të dhe 41-të. Kështu napoletanët pas disa javësh në ndjekje të Interit kanë marrë kryesimin e tabelës. Vetëm 4 javë na ndajnë nga përfundimi i kampionatit italian dhe me sa duket djelli ka filluar të shkëlqejë mbi blutë e Napolit pasi një Inter i lodhur udhëton në mes të javës në Barcelonë për gjysmëfinalet e Champions League.
VIDEO/ Arrihen tre pikët e para në kualifikueset e Botërorit, Shqipëria “shkëlqen” me Andorrën dhe ndez ‘motorët’ për… Serbinë-Çkemi News
Albania

VIDEO/ Arrihen tre pikët e para në kualifikueset e Botërorit, Shqipëria “shkëlqen” me Andorrën dhe ndez ‘motorët’ për… Serbinë-Çkemi News

Shqipëria ka arritur fitoren e parë në kualifikueset e Botërorit 2026, duke triumfuar 3-0 përballë Andorrës në “Arenën Kombëtare”. Pas disfatës me Anglinë, kuqezinjtë e Sylvinhos arritën pikërisht atë që donin kundër ekipit më të dobët në letër, duke mos e diskutuar në asnjë moment fitoren, të cilën e arritën pa probleme. Sfida nisi mjaft mirë për kuqezinjtë, të cilët gjetën rrjetën që në minutën e 9’ me Manajn, i cili pas një krosimi të asllanit, goditi me kokë dhe solli festën në stadium. Pas 11 minutash ishte po Manaj, i cili pas një super veprimi të Brojës brenda zonës dhe asistit të tij, dyfishoi shifrat, gol që solli dhe qetësinë në kampin kuqezi. Pjesa e dytë u kontrollua më mirë nga ana e të besuarve të Sylvinh...
LIVE SHQIPËRI-ANDORRA/ Spektakël kuqezi! Broja i pakapshëm në zonë, Manaj shënon sërish (VIDEO)-Çkemi News
Albania

LIVE SHQIPËRI-ANDORRA/ Spektakël kuqezi! Broja i pakapshëm në zonë, Manaj shënon sërish (VIDEO)-Çkemi News

  Shqipëria pret Andorrën në sfidën e dytë kualifikuese të Botërorit 2026, pas disfatës me Anglinë tre ditë më parë në Wembley. Kuqezinjtë vijnë me vetëm një qëllim, fitoren kundër skuadrës më të dobët në letër dhe për të marrë tre pikët e para. Në portë është Strakosha, teksa në mbrojtje janë rreshtuar Balliu, Gjimshiti, Ajeti dhe Aliji. Mesfusha përbëhet nga Asllani, Laço dhe debutuesi Juljan Shehu. Krahët do të mbulohen nga Broja dhe Hoxha, ndërsa në qendër të sulmit do të luajë Manaj. Kjo sfidë do të gjykohet nga austriaku Sebastian Gishamer, teksa në fushë do të ndihmohet nga bashkëkombësit e tij, Roland Riedel, Santino Schreiner dhe Walter Altmann, ndërsa në VAR do të jenë Manuel Schuetteng...
Spektakël në Dortmund, Gjermania kalon Italinë në Ligën e Kombeve pas një barazimi me 6 gola-Çkemi News
Bota

Spektakël në Dortmund, Gjermania kalon Italinë në Ligën e Kombeve pas një barazimi me 6 gola-Çkemi News

  Gjermania është bërë skuadra e parë që ka kaluar në gjysmëfinalet e Ligës së Kombeve, pas barazimit dramatik me Italinë 3-3. Sfida në Dortmund filloi me spektakël, pasi takimi i parë në Milano kishte përfunduar 1-2 për Panzerat. Kimmich, Musiala dhe Kleindienst shënuan në pjesën e parë, duke hedhur hapin e sigurt drejt fitores. Gjithsesi, Italia nuk e kishte thënë fjalën e fundit, duke shënuar dy herë me Kean në pjesën e dytë, ndërsa Raspadori ktheu në gol një penallti në fund. Gjithsesi kjo nuk i mjaftoi “Azzurrit” për ta çuar sfidën në shtesë, me Gjermaninë që iu fal rezultatit të ndeshjes së parë. REZULTATI: GJERMANI 3-3 ITALI (2-1) Kimmich (P) 30’, Musiala 36’, Kleindienst 45’ / Kean 49...
Roma, optimizëm për rinovimin e sulmuesit, e ardhmja e Dybala-s në “Stand By”-Çkemi News
Aktualitet

Roma, optimizëm për rinovimin e sulmuesit, e ardhmja e Dybala-s në “Stand By”-Çkemi News

Kontrata e Stephan El Shaaraëy skadon në qershor, por Roma dëshiron të fokusohet tek ai edhe për sezonin e ardhshëm. Sipas asaj që shkruan Tuttomercato, palët po shkojnë drejt rinovimit deri në vitin 2026. Edhe pse mungon ende firma, ka optimizëm se shumë shpejt do vijë zyrtarizimi. Në qendër të vëmendjes vazhdon të jetë edhe çështja që ka të bëjë me Paulo Dybala, me të ardhmen e argjentinasit që do të diskutohet në shkurt.
Real Madridi vazhdon në Kupën e Mbretit, me dopiedën e Endrick në kohën shtesë-Çkemi News
Bota

Real Madridi vazhdon në Kupën e Mbretit, me dopiedën e Endrick në kohën shtesë-Çkemi News

Katër ditë pas humbjes poshtëruese (2-5) ndaj Barcelonës në finalen e Superkupës, Real Madridi u kualifikua në çerekfinale të Kupës së Mbretit këtë të enjte, duke mposhtur Celta Vigon (5-2). Megjithatë, bardhezinjtë festuan vetëm në kohën shtesë, pasi lanë avantazhin e tyre 2-2 në fund të kohës së rregullt të 90 minutave. Ancelotti bëri gjashtë ndryshime në 11-shen krahasuar me ‘El Classicon’ - Lunin, Asencio, Fran García, Modric, Brahim Díaz dhe Ceballos, ishin shtesat e reja. Mbappé hapi rezultatin në minutën e 37-të, në fund të një kundërsulmi, ndërkohë që pas një kundërsulmi në zonën e Realit, galicianët kërkojnë një penallti nga Lunin. Në 48', Vinícius Júnior u rikthye te golat, ai nuk kishte shënuar që nga 18 dhjetori dhe rriti avantazhin në 2-0. Më pas, Güler (77') ...