Cili është qyteti më i lashtë në Shqipëri? Tre nuk ekzistojnë më, ja i vetmi që ka mbetur ende qytet
Zanafilla e shumë qyteteve të Shqipërisë është e lashtë.
Në territoret ku jetojmë sot ne shqiptarët, janë krijuar qytete disa shekuj përpara erës së re, pra përpara se të niste kalendari me të cilin numërojmë vitet sot.
Këto qytete janë krijuar për shkaqe të ndryshme: strategjike, tregtare, administrative, ekonomike.
Për fat të keq, si edhe në vende të tjerë të globit, disa qytete të lashtë shqiptarë janë rrënuar përfundimisht.
Të tjerë kanë lindur të rinj.
Vetëm pak prej tyre kanë vazhduar të jenë qytete edhe në ditët tona.
Shqipëria ka disa qytete të vjetër si Berati, Gjirokastra, Lezha, Shkodra etj.
Por megjithëse mosha e tyre është 1 mijë e më shumë vjeçare, prapë nuk krahasohet me katër qytetet më të lashtë të Shqipërisë.
Këta janë: Butrinti, Apolonia, Dyrr...








