Lajmi Fundit; Shkencëtarët: Shpërthimi tjetër i madh vullkanik po vjen! Bota është e papërgatitur, njerëzimi s’ka plan! Ja çfarë na pret nëse ndodh-Çkemi News
Shkencëtarët paralajmërojnë mundësinë e një shpërthimi të madh vullkanik, të ngjashëm me atë të malit Tambora në Indonezi, rreth 200 vjet më parë, më i fuqishmi nga ata që janë regjistruar zyrtarisht.
Shpërthimi i Tamborës në 1815 çoi në një "vit pa verë". Temperatura globale ra, kultura të mëdha u shkatërruan, ndërsa uria dhe përhapja e kolerës lanë dhjetëra mijëra të vdekur.
Pyetja nuk është "nëse" por "kur", i tha CNN profesori i klimës Marcus Stoffel, nga Universiteti i Gjenevës, duke vënë në dukje se provat gjeologjike tregojnë një shans 1 në 6 për një shpërthim të madh vullkanik këtë shekull.
Shpërthimi tjetër i madh do të "shkaktojë kaos klimatik", tha Stoffel. "Njerëzimi nuk ka plan," shtoi ai.
Sipas të dhënave satelitore, kur mali Pinatubo në Filipine shpërtheu në vi...





