Tag: kombëtarja

Shqipëria shokon Italinë, në Dortmund gol në 24 sekonda-Çkemi News
Albania

Shqipëria shokon Italinë, në Dortmund gol në 24 sekonda-Çkemi News

    Është padyshim një nisje magjike, Shqipëria në avantazh ndaj Italisë. Kuqezinjve u kanë mjaftuar vetëm 24 sekonda për të gjetur rrugën e rrjetës kundër kampionëve në fuqi të Italisë, duke nisur festën e “Shqiponjavee”, në “Signal Iduna Park”. Një aksion i magjishëm i “Kuqezinjve” është finalizuar më së miri nga “fantazisti” , Nedim Bajrami, i cili me një goditje nga një kënd i ngushtë mposht portierin Donnarumma.
VIDEO/ Shqipëria në Euro 2024! Atmosfera e ndeshjes ndjehet edhe në Greqi, pikturohet shqiponja e madhe-Çkemi News
Albania

VIDEO/ Shqipëria në Euro 2024! Atmosfera e ndeshjes ndjehet edhe në Greqi, pikturohet shqiponja e madhe-Çkemi News

Tifozët shqiptarë pikturojnë në rrugën “Irodhu Atikou” në lagjen Nea Jonia të Athinës flamurin me rastin e Europianit. Ende nuk dihet sekush është autori i kësaj vepre arti,por duket se e ka krijuar dhe është larguar menjëherë për të mos u parë as nga fqinjët, pasi çdo tentativë shqiptare për mbajtjen e simboleve kombëtare shqiptare në Greqi, zakonisht përfundon keq për atë që e tenton. Në çdo rast, ekipi ynë kombëtar ka dukshëm mbështetjen e emigrantëve shqiptarë në Greqi të cilët e mbajnë ndezur zjarrin e atdhedashurisë
Berisha: Po të ishim një kombëtare, do të na kishte frikë gjithë Europa
Sport

Berisha: Po të ishim një kombëtare, do të na kishte frikë gjithë Europa

  Gardiani i Kombëtares Shqiptare, Etrit Berisha ishte në krah të trajnerit Edi Reja në konferencën për shtyp në prag të vëllazërores me Kosovën, që do të luhet nesër pasdite në "Elbasan Arena" dhe që do të shërbejë si test për dy ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve. Berisha foli për situatën e vështirë dhe mungesat e shkaktuara nga koronavirusi, teksa vuri theksin te ndeshjet e Ligës së Kombeve, duke anashkaluar disi rëndësinë e përballjes së nesërme me Kosovën. Sa mund të ndikojnë mungesat në këto paraqitje? Me siguri është situatë njësoj për të gjithë. Jemi të përgatitur për këtë ndeshje. Megjithë mungesat, të gjithë që kanë ardhur janë të vetëdijshëm. Është më mirë kur i gjithë ekipi jep maksimumin. Fitoret janë detyrim për ne. Si është atmosfera në grup? Atmosfera ë...