Tag: kombëtarja

Kaos në tribuna, tifozët përplasen me policinë në shkallët e stadiumit/ Çfarë ndodhi gjatë ndeshjes-Çkemi News
Albania

Kaos në tribuna, tifozët përplasen me policinë në shkallët e stadiumit/ Çfarë ndodhi gjatë ndeshjes-Çkemi News

  Një situatë kaotike ka ndodhur gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë në “Arenën Kombëtare”. Disa tifozë janë përplasur me forcat e policisë, kjo pasin refuzuan që të shoqëroheshin. Përplasja agravoi, me tifozët që shtyheshin me policët, teksa disa tifozë të tjerë fluturonin gotat e kartonit. Ende nuk dihet shkaku i fillimit të kësaj përleshjeje.
Trajneri Stojkoviç nxjerr blof mediat serbe që e quajtën atmosferën në Tiranë si “terror”: Do të doja t’a kishim kështu edhe në Beograd-Çkemi News
Albania

Trajneri Stojkoviç nxjerr blof mediat serbe që e quajtën atmosferën në Tiranë si “terror”: Do të doja t’a kishim kështu edhe në Beograd-Çkemi News

  Ndryshe nga mediat serbe, të cilat e quajtën ndeshjen e Tiranës sikur kishin përjetuar një terror, trajneri i kombëtares Dragan Stojkoviç, kishte një tjetër mendim. Ai do të dëshironte që atmosfera e përjetuar në Tiranë të përsëritej edhe në Beograd. “Nuk ju pëlqeu loja? Nuk ju pëlqeu? Gjeni një trajner tjetër! Atmosfera ishte fantastike. I përgëzoj tifozët shqiptarë për këtë. Do të doja të kishim një atmosferë si kjo edhe ne”, vijoi më pas ai. “Finalizimi duhet të përmirësohet. Mundësitë që patëm… Një ose dy topa mund të kishin përfunduar në rrjetën e Srakoshës. Një ndeshje tmerrësisht e vështirë jashtë fushe kundër Shqipërisë në Tiranë. Ne e kontrolluam lojën, kishim kontroll të topit, ku e u...
Nga ndeshja e dhunshme në Beograd tek ethet e përballjes Shqipëri-Serbi, Duka zbulon prapaskenat: Frikë…-Çkemi News
Albania

Nga ndeshja e dhunshme në Beograd tek ethet e përballjes Shqipëri-Serbi, Duka zbulon prapaskenat: Frikë…-Çkemi News

  Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka zbuluar më tepër detaje nga ndeshja e së shtunës, në një përballje emocionuese mes Shqipërisë dhe Serbisë në stadiumin “Arena Kombëtare”. Ai fillimisht u ndal tek momenti i vështirë në Beograd, ku ndeshja e cili nisi me brohorima përfundoi në tensione të ashpra, deri në rrezikimin e jetës së futbollistëve shqiptarë, ashtu siç edhe duke e përshkruan. Presidenti i FSHF-së u shpreh se në ato momente është frikësuar nëse do të shpëtonin të gjallë nga stadiumi, teksa sulmet bëheshin gjithnjë e më agresive. Gjatë bisedës me Grida Dumën në “Top Story” ai rrëfeu edhe ndryshimet që ka pësuar federata ndër vite, përfshirë edhe sukseset e skua...
Lajmi Fundit; VIDEO/ Uragan kuqezi, tifozët i vënë “fl@kën” Tiranës në marshimin drejt stadiumit-Çkemi News
Albania

Lajmi Fundit; VIDEO/ Uragan kuqezi, tifozët i vënë “fl@kën” Tiranës në marshimin drejt stadiumit-Çkemi News

  Pas festës me këngë partiotike dhe mesazhe të tilla, tifozët kuqezi i kanë vënë ”flakën” Tiranës me marshimin drejt stadiumit ”Air Albania”, aty ku sonte ekipi kombëtar pret Çekinë.   Atomosferën magjike po e përcjell hap pas hapi gazetari i ”Koha Jonë”, Rozalb Lika, siç është edhe kjo video e mëposhtme. Nga bulevardi tifozët e mbërritur nga të gjitha trevat shqipfolëse nuk i kursyen elozhet për ekipin, ndërsa ka edhe nga ata që i dërguan meszhe serbëve.
A mund të kualifikohet Shqipëria në Botëror? Vetëm nëse del e para në grup, ja rregullat në kualifikuese -Çkemi News
Albania

A mund të kualifikohet Shqipëria në Botëror? Vetëm nëse del e para në grup, ja rregullat në kualifikuese -Çkemi News

Pas kësaj aventure të mbyllur të Shqipërisë në Europian, përtej të gjithë mërzitjes dhe gëzimit, të gjithë janë të bindur se Kombëtarja ka avancuar dhe i ka rritur shkallët në krahasim me më parë. E gjithë vëmendja tani kalon te kualifikueset e Botërorit, jo vetëm për tifozët, por edhe vetë futbollistët kërkojnë me çdo kusht për të mbërritur aty, për të shkruar historinë. Do të ishte vërtet brilante pasi nëse shijen e Europianit e kemi provuar, atë të Botërorit ende jo. Ky turne është më joshës pasi do të luanim ndaj ekipeve që nuk i kemi parë ndonjëherë përballë nesh në gjithë historinë tonë. Por si mund të kualifikohemi në këtë turne, çfarë thonë rregullat? Fillimisht duhet të luajmë në Ligën e Kombeve që nis në shtator dhe më pas duhet të kalojmë në fazën kualifikuese të...
UEFA veçon 10 foto të tifozëve kuq e zi!-Çkemi News
Albania

UEFA veçon 10 foto të tifozëve kuq e zi!-Çkemi News

UEFA veçon 10 foto të tifozëve kuq e zi!   Tifozët kuq e zinj janë cilësuar si lojtari i 12 në Euro 2024. Shqiptarët nga e gjithë bota kanë ndjekur nga afër ndeshjet e kombëtares në këtë Evropian. Shqiponja dhe ngjyrat kuq e zi janë bërë pikturë në fytyrën e tifozëve të zjarrtë, që kanë ndezur stadiumet në ndeshjet e skuadrës së zemrës. UEFA veçoi këto foto të tifozëve shqiptarë, duke i ndarë në faqen zyrtare të Instagramit. Njëra më e bukura se tjetra!
Objekt kritikash dhe memesh në rrjetet sociale pasi uli kokën, Elseid Hysaj merr vendimin e papritur-Çkemi News
Albania

Objekt kritikash dhe memesh në rrjetet sociale pasi uli kokën, Elseid Hysaj merr vendimin e papritur-Çkemi News

Mbrojtësi i kuqezinjve që luan në Seria A, Elseid Hysaj ishte një prej lojtarëve më të kritikuar në përfundim të ndeshjes me Italinë për shkak të atij veprimi teksa uli kokën te gjuajtja e Barrelës duke lënë topin të përfundonte në rrjetë. Lëvizja e tij u bë jo vetëm objekt kritikash, por edhe memesh në rrjetet sociale, ku të shumtë ishin tifozët që i kujtonin modelin e flokëve që ruajti Hysaj në atë moment. Edhe pse përkulja ishte e pakët, por e mjaftueshme që topi të kalonte sipër kokës së tij dhe të shkonte në rrjetën që mbrohej nga Strakosha. Duket se këtë vrull komentesh kundër tij, e kanë rënduar psikologjikisht Hysajn, aq sa ka marrë vendimin për të mbyllur profilet e tij në rrjetet sociale. Duket se numri i mesazheve dhe komenteve që...
Video virale në rrjet, Hysaj ul kokën të mos goditet nga topi te goli i barazimit të Italisë
Albania

Video virale në rrjet, Hysaj ul kokën të mos goditet nga topi te goli i barazimit të Italisë

  Një video nga momenti kur Italia shënoi golin e barazimit me Shqipërinë është bërë virale në rrjetet sociale dhe shkak është bërë reagimi i Elseid Hysajt. Sipas tifozëve, futbollisti uli kokën në momentin kur Barrela goditi topin, duke ia dalë ta fusë në rrjet. “Po ul kokën se mos goditet nga topi”, shkruajnë qytetarët. Shqipëria u mund në ndeshjen e parë të Europianit përballë Italisë me rezultatin 2-1 në Dortmund. Sfida nisi mjaft mirë për kuqezinjtë e Sylvinhos, të cilët gjetën golin me Bajramin që shënoi që në sekondën e 22, duke realizuar kështu dhe golin më të shpejtë në historinë e një kampionati Europian. Gjithsesi kjo gjë nuk i mjaftoi Shqipërisë, me Italinë që gjeti dy gola shumë te shpejtë me Bastonin dhe Barellën në minutat 11’ dhe 16’. ...