Tag: katastrofa natyrore

Gjendja alarmante në Pekin, uji vërshon në rrugë! Njerëzit mbeten të bllokuar
Bota

Gjendja alarmante në Pekin, uji vërshon në rrugë! Njerëzit mbeten të bllokuar

Shirat e rrëmbyeshëm vijojnë të godasin rëndë Kinën veriore, duke vrarë të paktën dy persona në Pekin ndërsa shumë të tjerë mbetën të bllokuar. Stuhia “Doksuri”, ka kthyer rrugët në lumenj ndërsa ka pasur edhe rrëshqitje dheu në disa zona. Dëmet mbeten të rënda me makina të shkatërruara dhe pemë të rrëzuara kudo. Ekipet e emergjencës arritën të shpëtonin një person që kishte mbetur i bllokuar në mes të vërshimit të ujit. Ata po qëndrojnë në gatishmëri për personat që janë në rrezik, ndërkohë që alarmi i kuq ka pushtuar vendin. Lumenjtë kanë dalë nga shtrati dhe urat janë shkatërruar nga vërshimi i fuqishëm. Stuhia vdekjeprurëse “Doksuri” vijon të mbetet shqetësuese për vendin, ndërsa autoritetet paralajmëruan miliona persona të qëndrojnë ...
13 të vdekur nga stuhitë e fuqishme në Evropë, mes viktimave edhe fëmijë
Bota

13 të vdekur nga stuhitë e fuqishme në Evropë, mes viktimave edhe fëmijë

Stuhitë e fuqishme që kanë goditur zona të Evropës qendrore dhe jugore, kanë vrarë të paktën 13 persona dhe mes tyre edhe tre fëmijë. Vdekjet, shumica nga rënia e pemëve, u raportuan në Itali dhe Austri dhe në ishullin francez të Korsikës. Destructive winds are rocking parts of #Italy & #Corsica w/ 3 dead at this time. This video is from Florence, #Tuscany where wind gust are strong enough to move this Ferris Wheel. Video 📹 from Evandro Maritli#EUwx #severewx pic.twitter.com/XPExKcTk13 — Vortix ♦️CODE RED♦️ (@VortixWx) August 18, 2022   Stuhitë pasojnë javë të të nxehtit dhe thatësirës në pjesën më të madhe të kontinentit. Në Korsikë, erërat e fuqishme shkulën pemët dhe dëmtuan shtëpitë e lëvizshme. Autoritetet thanë se një vajzë 13-vjeçare u vra nga një pe...
16 viktima/ Stuhia Eunice hap një ‘shteg vdekjeprurës’ në të gjithë Evropën
Bota

16 viktima/ Stuhia Eunice hap një ‘shteg vdekjeprurës’ në të gjithë Evropën

Të paktën 16 persona kanë humbur jetën pasi stuhia Eunice ka përfshirë të gjithë Evropën. Viktima u raportuan në Belgjikë, Holandë, Gjermani, Poloni, Irlandë dhe Mbretërinë e Bashkuar, pasi erërat e forta shkulën pemë dhe morën para çdo gjë. Miliona shtëpi dhe biznese humbën energjinë në të gjithë Evropën dhe rrjetet e transportit përfunduan në gjendje kaosi. Katër persona vdiqën në Holandë, të gjithë të goditur nga rrëzimi i pemëve dhe katër të tjerë u vranë në Poloni.       Tre persona u vranë në rrugë në Angli, dy të tjerë vdiqën në Gjermani dhe dy persona në Belgjikë, duke përfshirë një burrë të goditur në kokë nga një panel diellor që ra nga një ndërtesë. Një burrë rreth të 60-ave gjithashtu vdiq nëËexford, Irlandë, kur u godit nga një pemë. Ndë...
Stuhia godet Britaninë e Madhe/ Në ishull u regjistrua era 196 km në orë
Bota

Stuhia godet Britaninë e Madhe/ Në ishull u regjistrua era 196 km në orë

Stuhia Eunice ka përfshirë Evropën perëndimore me erëra të forta dhe reshje teksa Londra shpalli për herë të parë alarmin “e kuq” të motit. Në pamje shihet një vrimë gjigante e hapur në çatinë e arenës Millennium Dome në juglindje të kryeqytetit, ndërsa moti i keq ka anuluar shërbimet hekurudhore në disa zona. Një burrë humbi jetën në Irlandë i goditur nga një pemë e rrëzuar nga era, ndërsa shërbimet ajrore dhe të trageteve gjithashtu kanë pasur probleme. Paralajmërime për mot të keq u lëshuar të premten dhe në Francë, në Jug të Anglisë e në Uells.       Mediat britanike thanë se stuhia Eunice la pa energji elektrike 80,000 shtëpi e biznese në Irlandë dhe 5,000 në jugperëndim të Anglisë. Era arriti shpejtësinë deri në 196 kilometra në orë në jug të An...
Shpërthimi i vullkanit nën ujë: Si u përhapën efektet me shpejtësi dhe në shkallë të gjerë
Bota

Shpërthimi i vullkanit nën ujë: Si u përhapën efektet me shpejtësi dhe në shkallë të gjerë

Shpërthimi masiv i një vullkani në Tonga të shtunën, shkaktoi një cunami që u përhap nëpër Paqësor në çështje orësh. Dallgët goditën Australinë, Zelandën e Re dhe Japoninë, ashtu sikurse brigjet perëndimore të Amerikës së Veriut dhe Jugut. Një valë atmosferike u ndje nëpër botë dhe një mjegull masive ka mbuluar ishujt e Paqësorit, e përhapur në qindra kilometra. Por çfarë dihet deri më tani për mënyrën dhe arsyen përse u përhap kaq gjerësisht dhe kaq dhunshëm?     Ku ndodhet Tonga? Tonga është e përbërë nga rreth 170 ishuj, përgjithësisht të pabanuar dhe ndodhet rreth 3,300 km në lindje të Australisë. Vullkani, Hunga-Tonga-Hunga-Ha'apai, ndodhet 64 kilometra në veri të kryeqytetit. Të shtunën, qendra e vullkanit u zhyt, duke u zhdukur nën det. Rreth 2 orë më vonë shpërtheu ...
Shkulen çatitë e shtëpisë, pemët fluturojnë në ajër: Apokalipsi “i erës” godet Evropën
Bota

Shkulen çatitë e shtëpisë, pemët fluturojnë në ajër: Apokalipsi “i erës” godet Evropën

Mijëra familje në Francë mbetën pa energji elektrike dhe trenat ndaluan qarkullimin nga Normandia drejt Parisit, pas erërave të fuqishme që përfshinë veriun e Francës, ndërsa një situatë e ngjashme u shënua dhe në Holandë e Belgjikë. Katër persona mbetën të lënduar në qytetin holandez të Barendrecht, ku erërat e fuqishme shkulën cati shtëpish e pemë në orët e para të ditës. Stuhia nisi duke goditur brigjet e Bretanjës në Francë, me skena të njëjta si ato në Holandë. Shërbimi francez i metereologjisë dha alarmin sidomos për rajonet që ndajnë kufijte me Gjermaninë, Belgjikën e Luksemburgun. Në Normadi, era sipas ekspertëve, arriti shpejtësinë e gati 200 km/h. Operatori i rrjetit hekurudhor te Gjermanise, Deutsche Bahn pezulloi lëvizjen e të gjithë trenave të distancave të ...
Tronditet vendi, sapo shpërtheu fuqishëm një…Ka të vdekur e të plagosur. Publikohen pamjet e rënda
Bota

Tronditet vendi, sapo shpërtheu fuqishëm një…Ka të vdekur e të plagosur. Publikohen pamjet e rënda

E rëndë ajo që ka ndodhur këtë mëngjes kur një shpërthim i fuqishëm gazi në qytetin kinez Shenyang ka plagosur dhjetëra persona. Deri tani mësohet se të paktën 3 persona kanë humbur jetën.         Shpërthimi masiv u ndje rreth orës 8:30 të mëngjesit me orën lokale të enjten, raportuan mediat shtetërore , duke vënë në dukje se nuk është e qartë se çfarë e ka shkaktuar shpërthimin deri më tani. Më shumë se 30 persona u plagosën dhe të gjithë u dërguan në spital. Pamjet në mediat sociale tregojnë momentin e shpërthimit, nga i cii u ngritën re të mëdha tymi, në të gjithë zonën. Rrënojat mund të shihen të shpërndara në të gjithë zonën, ndërsa ndërtesat dhe makinat aty pranë duket se kanë pësuar dëme katastrofike.         Shpërthimi ka origji...
Asteroidi Bennu do të godasë Tokën? NASA llogarit datën e përplasjes!
Kuriozitete

Asteroidi Bennu do të godasë Tokën? NASA llogarit datën e përplasjes!

Quhet 101955 Bennu, është pjesë e grupit të asteroidëve Apollo që i vijnë rrotull Diellit në një orbitë të afërt me atë të Tokës dhe është zbuluar në 1999-tën. Por arsyeja përse ka tërhequr tani vëmendjen e NASA-s, është mundësia që ky trup qiellor me diametër 490 metra të përplaset me planetin tonë. Agjencia amerikane e hapësirës ka nisur të analizojë të dhënat dhe ka përcaktuar një datë hipotetike impakti. Duke ndjekur trajektoren e asteroidit sipas të dhënave të perfituara nga sonda Osiris-REx, NASA ka përllogaritur që Bennu do t`i afrohet planetit tonë në fillimin e vitit 2135. Nga ai moment pastaj, gjërat komplikohen paksa për shkencëtarët, të cilët duhet të marrin parasysh edhe forcën e rëndesës së planetit tonë dhe të shohin sesi mund ta ndryshojë ajo forcën e aste...