Tag: Abuzime

Dubai/ Incidenti me modelet e zhveshura rrezikon marrëdhëniet e freskëta mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe (fotot)
Bota

Dubai/ Incidenti me modelet e zhveshura rrezikon marrëdhëniet e freskëta mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe (fotot)

Në këto foto shihen vajza të reja që ishin nxjerrë të zhveshura në ballkonin e një ndërtese të lartë në Dubai, si pjesë e një aventure publicitare nga një agjenci pornografie nga Izraeli. Por autoritetet vendase arrestuan të gjithë pjesëmarrësit për imoralitet publik, pas shpërndarjes së imazheve në rrjet. Zhvillimi pritet të dëmtojë marrëdhëniet e saponisura mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara. Në një prej imazheve shihen të paktën 19 vajza që përgatiten për sesionin e fotove nudo, për të cilat mediat vendase thanë se organizohej nga një agjenci e paemëruar izraelite e pornografisë. Fillimisht ato shihen brenda apartamentit në ndërtesën e lartë duke u ulur në kolltukë e karrige. Ndërsa më pas ato dalin te zhveshura në ballkonin e ndërtesës në Emiratet e Bashkuara A...