“Mehmeti dhe Kadriu kishin bërë plan për të më vrarë”- Enver Hoxha: Ishin plehra, të poshtër, prandaj sikter u qoftë! Ja pse nuk duhet publikuar asgjë për gjyqin e Hazbiut-Çkemi News
AFRIM IMAJ“Të komunikojmë me popullin për rezultatet e gjyqit të Kadri Hazbiut dhe pjesës tjetër të grupit armiqësor, po në asnjë mënyrë me pamje filmike”.Në vijim të fjalës në takim me sekretarët e Komitetit Qendror, më 5 shtator 1983, Enver Hoxha shfaqet sa autoritar, aq dhe diktues. Për të, aq sa i rëndësishëm është informomi i opinionit për ecurinë e procesit të bujshëm, po aq i tillë duhet të jetë kujdesi për të shmangur keqkuptimet dhe debatet pa fund mbi një çështje kaq delikate. “Gjyqi i Kadri Hazbiut dhe bashkëpunëtorëve të tij, shprehet kreu i regjimit, u mbajt me dyer të mbyllura, pasi janë trajtuar aty shumë sekrete ushtarake dhe të Sigurimit të Shtetit, ndaj nuk mund të publikojmë në televizion asnjë informacion prej tij”. Reagimi i Hoxhës vjen me...