Shkencëtarët besojnë se kanë gjetur djepin e njerëzimit, a thua?!

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 

Shkencëtarët në Australi kanë ndezur një debat të ashpër pasi njoftuan se zbuluan vendin ku u shfaqën për herë të parë njerëzit modernë. Ky pretendim vjen nga analiza gjenetike, por disa ekspertë paralajmërojnë kundër përfundimeve të thjeshtuara.

Pavarësisht se shkenca gjatë viteve ka zbuluar shumë informacione për evolucionin dhe historinë e planetit, ka ende shumë të panjohura. Hulumtimet e reja shpesh çojnë në njohuri të reja për të kaluarën tonë. Në vitin 2019, profesoresha Vanessa Hayes, një gjenetiste në Institutin Garvan për Kërkime Mjekësore në Sidnei, dhe ekipi i saj analizuan 1217 mostra të ADN-së mitokondriale. Ky lloj ADN-je transmetohet nga nëna tek fëmija.

Mostrat e ADN-së erdhën nga njerëzit që jetonin në Afrikën jugore, dhe Hayes thekson se njerëzit modernë dihet se e kanë origjinën në Afrikë rreth 200,000 vjet më parë. Megjithatë, ajo që nuk ishte e qartë deri në këtë studim ishte vendi i saktë i origjinës së njerëzve. Ekipi hartoi linjën më të vjetër të njohur të nënës së njerëzve modernë dhe zbuloi se ajo shtrihet nga Namibia, përmes Botsvanës, deri në Zimbabve.

Duke përdorur prova gjeologjike, arkeologjike dhe fosile, ekipi u përpoq të përcaktonte më saktë një vend që mund të ishte i përshtatshëm për banim njerëzor. Ata zbuluan se dikur kishte një liqen të madh në atë rajon, sistemi më i madh liqenor në Afrikë. Rreth 200,000 vjet më parë, ai liqen u shndërrua në një ligatinë të madhe.

Hayes shpjegoi: “Ishte shumë i harlisur dhe do të kishte siguruar një habitat të përshtatshëm për njerëzit modernë dhe kafshët e egra”. Sipas studimit, liqeni, i vendosur në jug të lumit Zambezi, mund të kishte mbështetur paraardhësit tanë për rreth 70 mijë vjet.

Megjithatë, publikimi i këtij studimi në revistën Nature u prit me skepticizëm nga shkencëtarë të tjerë. Chris Stringer, një ekspert për origjinën njerëzore në Muzeun e Historisë Natyrore në Londër, tha për The Guardian: “Unë jam shumë i kujdesshëm në përdorimin e shpërndarjeve moderne gjenetike për të përcaktuar saktësisht se ku kanë jetuar paraardhësit tanë 200,000 vjet më parë, veçanërisht në një kontinent kaq të madh dhe kompleks si që është Afrika”.

Lexo dhe...  Shpikësi i makinës ‘që punonte me ujë’ vdiq duke thërritur ‘më helmuan’ (fotot)

Sarah Tishkoff, një gjenetiste në Universitetin e Pensilvanisë, shtoi: “Nuk është e mundur të konkludohet origjina gjeografike e njerëzve modernë në Afrikë vetëm në bazë të variacionit në popullatat moderne.” Tishkoff theksoi se njerëzit lëviznin në distanca të gjata, si në Afrikë ashtu edhe jashtë saj, gjë që e ndërlikon më tej hartëzimin e origjinës së tyre të saktë.

👉 Free Ads in ckemi.net 🤙
Lexo dhe...  Big Think' - Fati ynë si specie planetare varet si do të shkojë ai eksperiment

Por kjo është një qasje evolucioniste mbi njeriun, ndaj nuk ka asnjë mundësi të jetë e saktë. Sipas qasjes tjetër, asaj të njeriut si krijesë nga Zoti e jo e prejardhur nga majmuni, referuar burimeve hyjnore, nisja e jetës mbi toke me njeriun si protagonist i saj nis në Arafat, pranë Mekës. /tesheshi.com/   

(Vizituar 424 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share