Tag: Policia e Shtetit

VIDEO – “Dil jashtë, pastaj merr ministrin…”, Shefi i Komisariatit Shkodër shtyn gazetaren dhe operatorin e “Stop”
Aktualitet

VIDEO – “Dil jashtë, pastaj merr ministrin…”, Shefi i Komisariatit Shkodër shtyn gazetaren dhe operatorin e “Stop”

Emisioni Stop në Tv Klan trajtoi historinë e 3 zotërinjve në Shkodër, të cilët kanë përfunduar shkollën e mesme në vitin 2007 dhe sot ata kanë zbuluar se numrat e tyre të Amzës, por edhe të gjithë brezit të asaj kohe, janë tjetërsuar. Për problemin e Amzës së korrigjuar, gazetarja e Stop shkoi në Zyrën Vendore Arsimore dhe për këtë çështje punonjësja na njofton se palët e dëmtuara duhet t’i drejtohen gjykatës. Por, njëri prej zotërinjve të cilit i është tjetërsuar numri i Amzës, e ka denoncuar rastin në polici më datë 15 Shtator tek oficeri i Policisë Gjyqësore, Fadil Hotaj. Gazetarja e Stop, Domenika Bajraktari, shkoi në Komisariatin e Policisë së Shkodrës për t’u interesuar për rastin. Për aty gazetarja përballet me arrogancën e shefit të Komisariatit Shko...
U qëllua në krye të detyrës, ky është oficeri i Krimeve që humbi jetën në Lezhë (FOTO)
Albania

U qëllua në krye të detyrës, ky është oficeri i Krimeve që humbi jetën në Lezhë (FOTO)

Oficeri i Krimeve në Policinë e Lezhës Saimir Hoxha ishte sot në terren si çdo ditë për të kryer punën e tij. Por për fat të keq, ai nuk arriti dot më të kthehej nga detyra. 44-vjeçari mbeti i vrarë teksa ishte së bashku me efektivë të tjerë në terren për të kryer kontrolle për zbulimin e lëndëve narkotike. I ndjeri ishte baba i dy fëmijëve të mitur dhe kishte një karrierë relativisht të gjatë në Policinë e Shtetit.  
Shkodër/ Po udhëtonte me makinë, 23-vjeçari plagoset me armë zjarri. Policia jep detajet
Albania

Shkodër/ Po udhëtonte me makinë, 23-vjeçari plagoset me armë zjarri. Policia jep detajet

Një 23-vjeçar ka përfunduar i plagosur në qendrën shëndetësore të Thethit. Policia bën me dije se i riu ishte duke udhëtuar me mjetin e tij, kur në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri. Fatmirësisht gjendja e tij raportohet e mirë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. “Në qendrën shëndetësore të  Thethit është paraqitur për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën, shtetasi  P. H., 23 vjeç, i cili në rrethana ende të paqarta, duke qarkulluar me mjetin e tij nga Thethi në drejtim të fshatit Nderlysë, dyshohet se është plagosur me armë zjarri”, njofton policia.       Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër vijon puna për sqarimin e rrethanave të n...
Sherr mes të miturve në Tiranë, 14-vjeçari plagos me biçak bashkëmoshatarin
Albania

Sherr mes të miturve në Tiranë, 14-vjeçari plagos me biçak bashkëmoshatarin

Një konflikt mes të miturish që ka degraduar në plagosjen e njërit prej tyre ka ndodhur në rrugën “Demokracia“ në Tiranë. I mituri A. C., 14 vjeç, u vu nën hetim pasi goditi me biçak bashkëmoshatarin e tij, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Tiranë Vihen në pranga 8 shtetas dhe procedohet penalisht 1 shtetas tjetër,  për vepra të ndryshme penale. Nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Xh., 27 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6., iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve E. M., 26 vjeç dhe G. T., 25 ...
Valixhe e braktisur në mes të Tiranës alarmon policinë, njoftohen forcat xheniere
Albania

Valixhe e braktisur në mes të Tiranës alarmon policinë, njoftohen forcat xheniere

Një valixhe e braktisur në një prej rrugëve të Tiranës ka vënë në alarm forcat e policisë. Sipas njoftimit paraprak të dhënë nga policia mësohet se mbrëmjen e kësaj të hëne është konstatuar në një trotuar, në rrugën ‘Sulejman Delbina’ një valixhe e braktisur. Menjëherë pas konstatimit është vendosur perimetri i sigurisë dhe është bërë njoftimi i forcës xheniere për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. “Me datë 26.07.2021, në rrugën “Sulejman Delvina”, sherbimet e Policisë kanë konstatuar në trotuar një valixhe të braktisur. Menjeherë pas konstatimit është vendosur perimetri i sigurisë dhe është bërë njoftimi i forcas xheniere për veprime të metejshme”, thuhet në njoftimin e policisë. &nb...
Aksioni DEA në Kolumbi arrestohet bosi shqiptarë i kokainës
Bota

Aksioni DEA në Kolumbi arrestohet bosi shqiptarë i kokainës

Një shtetas shqiptar është vënë nën prangat policisë në Kolumbi, pas një operacioni të kryer në bashkëpunim me DEA. Bashkë me shqiptarin Agim Cerma, i njohur si ‘Jimmy”, janë arrestuar edhe 4 bashkëpunëtorët e tij kolumbian. Këta pesë persona u kapën për qëllime ekstradimi, në përgjigje të një kërkese nga një gjykatë e SHBA. Cerma ishte në krye të veprimtarive të grupit të strukturuar kriminal. Mediat e huaja shkruajnë se ai mori një sasi parash nga Evropa për të blerë kokainë dhe më pas të garantonte dërgimin e drogës në fluturimet nga aeroporti ndërkombëtari ‘Alfonso Bonilla Aragón de Palmira’.       Më tej, mediat shkruajnë se ka të dhëna që paratë hynë në Kolumbi përmes ndërmjetësve financiarë dhe sipas hetimeve shtetasi shqiptarë dhe bashkëpunët...
E rëndë në Kavajë/ Arrestohet 31-vjeçari, detyroi mbesën e mitur të konsumojë kokainë dhe e ngacmoi seksualisht
Albania

E rëndë në Kavajë/ Arrestohet 31-vjeçari, detyroi mbesën e mitur të konsumojë kokainë dhe e ngacmoi seksualisht

Kavajë- Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia pasi dyshohet se a detyruar mbesën e tij të mitur 14-vjeçare të konsumoje lëndë narkotike kokainë dhe më pas e ka ngacmuar seksualisht. Pas kësaj, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Ai akuzohet për katër veprat penale “Dhuna në familje”, “Ngacmin seksual” , “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” dhe “Nxitja për përdorim droge”. “K. L., 31 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja” dyshohet se ka detyruar mbesën e tij të mitur 14-vjeçare të konsumoje lëndë narkotike kokainë dhe më pas e ka ngacmuar seksualisht.         Më pas ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij”, njoftoi policia. Materialet u referuan në Prokurorinë pr...
Maliq/ Sherr mes dy kushërinjve, njëri prej tyre merr pushkën dhe qëllon
Albania

Maliq/ Sherr mes dy kushërinjve, njëri prej tyre merr pushkën dhe qëllon

Një sherr mes dy kushërinjve në Maliq ka degjeneruar në përdorimin e armës së zjarrit. Ngjarja ka ndodhur sot në fshatin Pogdorie. Fillimisht konflikti ka nisur verbalisht, e më pas njëri prej tyre ka qëlluar me pushkë, por fatmirësisht nuk ka plagosur asnjërin. Autori, Ervin Gura u arrestua nga policia ndërkohë që po vijojnë hetimet për ngjarjen. Mësohet se kushërinjtë janë konfliktuar për motive të dobëta dhe ngjarja ka ndodhur afër banesës së autorit.