Maliq/ Sherr mes dy kushërinjve, njëri prej tyre merr pushkën dhe qëllon

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Një sherr mes dy kushërinjve në Maliq ka degjeneruar në përdorimin e armës së zjarrit.

Ngjarja ka ndodhur sot në fshatin Pogdorie. Fillimisht konflikti ka nisur verbalisht, e më pas njëri prej tyre ka qëlluar me pushkë, por fatmirësisht nuk ka plagosur asnjërin.

Autori, Ervin Gura u arrestua nga policia ndërkohë që po vijojnë hetimet për ngjarjen. Mësohet se kushërinjtë janë konfliktuar për motive të dobëta dhe ngjarja ka ndodhur afër banesës së autorit.

(Vizituar 19 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share