Tag: moti

Parashikimi i motit/ Java nis me diell dhe rritje temperaturash
Ckemi

Parashikimi i motit/ Java nis me diell dhe rritje temperaturash

  Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të kthjellët në të gjithë territorin.  Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 03°C në 12°C, në zonat e ulëta nga 09ºC në 18°C dhe në zonat bregdetare nga 12°C në 21°C.      Era do të fryejë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë i ulët.  Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot me diell. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 04°C deri në 12°C dhe në zonat e ulëta nga 06°C në 15°C.  
Më e fuqishmja në botë, urdhërohet evakuimi urgjent i mijëra banorëve
Ckemi

Më e fuqishmja në botë, urdhërohet evakuimi urgjent i mijëra banorëve

Qeveria e Filipineve ka urdhëruar evakuimin e dhjetra mijëra banorëve ne pjesën jugore të ishullit Luzon për shkak të afrimit të stuhise “Goni”, raporton abcnews.al.  Siç raporton “Al Jazeera“, rreziku është mjaft i madh sipas autoriteteve pasi stuhia përllogaritet të jetë e kategorisë 5, më e fuqishmja në botë gjatë këtij viti.  Stuhia pritet të përplaset me arkipelagun me një shpejtësi 215 kilometra në orë dhe autoritetet i tremben shkatërrimeve të mëdha duke larguar kështu me detyrim banorët e zonës.   Kjo është stuhia më e fortë që pritet të godasë Filipinet që prej vitit 2013, ku vdiqën 6 300 persona. /abcnews.al
Moti për ditën e premte, 23 tetor
Ckemi

Moti për ditën e premte, 23 tetor

  Gjatë ditës së premte, në vend do të mbizotërojë koha e kthjellët. Temperatura më e lartë do të jetë 23 gradë celcius, ndërsa temperatura më e ulët do të jetë 9 gradë celcius.
Moti për ditën e enjte, 22 tetor
Ckemi

Moti për ditën e enjte, 22 tetor

  Gjatë ditës së enjte, në vend do të mbizotërojë koha e kthjellët. Temperatura më e lartë do të jetë 23 gradë celcius, ndërsa temperatura më e ulët do të jetë 8 gradë celcius.
Parashikimi/ Ja si do të jetë moti për ditën e mërkurë
Ckemi

Parashikimi/ Ja si do të jetë moti për ditën e mërkurë

  Përshëndetje nga SH.M.U! Kjo javë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qendrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare. Era do të jetë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, e cila hera-herës në mesditë përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 10m/sek. Mëngjeset do të jenë të ftohta, ndërsa orët me diell do të bëjnë që në mesditë temperaturat të pësojnë rritje.
Parashikimi/ Ja si do të jetë moti ditën e shtunë
Ckemi

Parashikimi/ Ja si do të jetë moti ditën e shtunë

  Përshëndetje nga SH.M.U! Moti ditën e shtunë parashikohet me vranësira dhe kthjellime. Zhvillimet e vranësirave do të sjellin reshje shiu të përkohëshme në pjesën veriore e atë qendrore të vendit. Ju urojmë një fundjavë të mbarë! Parashikimi/ Ja si do të jetë moti ditën e shtunë
Parashikimi/ Ja si do të jetë moti për ditën e premte
Ckemi

Parashikimi/ Ja si do të jetë moti për ditën e premte

Përshëndetje nga SHMU!  Reshjet e shiut tashme janë bërë prezente në pjesën jugore të vendit, gradualisht reshjet e shiut do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të territorit. Reshjet do të jenë me intensitet të ulët deri mesatar. Në orët e mbrëmjes e deri në orët e mëngjesit të ditës së Premte reshjet e shiut do të fitojnë intensitet deri të lartë, hera-herës në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve, shoqëruar me shkarkesa elektrike. Më intensive reshjet pritet të jenë në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Fier, Vlorë, Gjirokastër.  Deri në orët e mesditës reshjet e shiut do të mbeten prezente të herëpasherëshme por do të humbasin intensitet.  Në Veri-Verilindje në majat e maleve reshjet do të jenë në formën e dëborës.  Era parashikohet të jetë nga  Veriperëndimi-Jugperëndimi me shpejtës...
Stuhitë ‘pushtojnë’ Shqipërinë në fundjavë/ Këto janë zonat më të rrezikuara! AKMC: Shkresë Prefekturave për masa të menjëhershme
Aktualitet

Stuhitë ‘pushtojnë’ Shqipërinë në fundjavë/ Këto janë zonat më të rrezikuara! AKMC: Shkresë Prefekturave për masa të menjëhershme

  Stuhi të mëdha shiu do të pushtojnë të gjithë vendin tonë gjatë fundjavës. Lidhur me këtë lajm ka reaguar edhe Ministria e Mbrojtjes duke thënë se Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka bërë një  shkresë zyrtare 5 prefekturave në vend për situatën që pritet të pushtojë vendin tonë. AKMC, agjencia në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes, konkretisht u ka bërë shkresë prefekturave Shkodër, Lezhë, Fier, Vlorë, Gjirokastër.  AKMC shpjegon se sipas IGJEUM, në veri perëndim dhe jug të vendit priten stuhi dhe reshje të mëdha shiu. Zonat që rrezikojnë të preken më shumë Shkodra, Dibra, Malësia e Madhe dhe Kruja. Reshjet e shiut dhe stuhitë mund të bëhen shkak për përmbytje në disa prefektura në dy ditët në vijim. AKMC apel prefekturave për masa të menjëhershme parandalu...