Parashikimi/ Ja si do të jetë moti për ditën e premte

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Përshëndetje nga SHMU!  Reshjet e shiut tashme janë bërë prezente në pjesën jugore të vendit, gradualisht reshjet e shiut do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të territorit. Reshjet do të jenë me intensitet të ulët deri mesatar. Në orët e mbrëmjes e deri në orët e mëngjesit të ditës së Premte reshjet e shiut do të fitojnë intensitet deri të lartë, hera-herës në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve, shoqëruar me shkarkesa elektrike. Më intensive reshjet pritet të jenë në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Fier, Vlorë, Gjirokastër.  Deri në orët e mesditës reshjet e shiut do të mbeten prezente të herëpasherëshme por do të humbasin intensitet.  Në Veri-Verilindje në majat e maleve reshjet do të jenë në formën e dëborës.  Era parashikohet të jetë nga  Veriperëndimi-Jugperëndimi me shpejtësi mesatare 2-6m/sek, e cila hera-herës e vrullshme deri në 15m/sek.  Temperaturat parashikohen:  zonat malore          8°C deri në 16°C  zonat e ulëta          13°C deri në 22°C  zonat bregdetare    14°C deri në 22°C

(Vizituar 5 here, 1 vizita sot)
Lexo dhe...  3 shenjat që tregojnë se jeni në një martesë të vetmuar
WhatsApp Share SHARE Facebook Share