Më e fuqishmja në botë, urdhërohet evakuimi urgjent i mijëra banorëve

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Qeveria e Filipineve ka urdhëruar evakuimin e dhjetra mijëra banorëve ne pjesën jugore të ishullit Luzon për shkak të afrimit të stuhise “Goni”, raporton abcnews.al.  Siç raporton “Al Jazeera“, rreziku është mjaft i madh sipas autoriteteve pasi stuhia përllogaritet të jetë e kategorisë 5, më e fuqishmja në botë gjatë këtij viti.  Stuhia pritet të përplaset me arkipelagun me një shpejtësi 215 kilometra në orë dhe autoritetet i tremben shkatërrimeve të mëdha duke larguar kështu me detyrim banorët e zonës.   Kjo është stuhia më e fortë që pritet të godasë Filipinet që prej vitit 2013, ku vdiqën 6 300 persona. /abcnews.al

(Vizituar 17 here, 1 vizita sot)
Lexo dhe...  Kushte të qëndrueshme me vranësira të pakta në mesditë, parashikimi i motit për këtë të enjte-Çkemi News
WhatsApp Share SHARE Facebook Share