Tag: Policia e Shtetit

EMRI/ Identifikohet autori i plagosjes së trefishtë në Ksamil, 21-vjeçari me precedent penalë
Albania

EMRI/ Identifikohet autori i plagosjes së trefishtë në Ksamil, 21-vjeçari me precedent penalë

Është identifikuar dhe shpallur në kërkim një nga autorët e plagosjes së trefishtë në Ksamil këtë të martë. BalkanWeb mëson se është shpallur në kërkim Gjergj Arapi 21-vjeç banues në fshatin Shendelli. Po ashtu bëhet me dije se 21-vjeçari është me precedentë penale i arrestuar në vitin 2016, pasi në banesë në atë kohë iu gjet një kallashnikov me 56 fishekë. Ndërkohë ditën e sotme ka qenë me disa persona të tjerë . Sakaq policia vijon hetimet për identifikim e autorëve të tjerë.
Tragjedi në Fushë Arrëz! Bien në kontakt me energjinë elektrike, ndërrojnë jetë nëna me dy vajzat
Albania

Tragjedi në Fushë Arrëz! Bien në kontakt me energjinë elektrike, ndërrojnë jetë nëna me dy vajzat

Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të shtunë në Fushë Arrëz të Shkodrës, ku nëna me dy vajzat kanë ndërruar jetë pasi kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike. Ngjarja ka ndodhur aksidentalisht dhe pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike njëra nga vajzat, në ndihmë të saj ka shkuar edhe e ëma dhe motra tjetër, por elektriciteti është përcjellë duke i marrë jetën edhe atyre. Sipas policisë viktimat janë P. K. 43 vjeçe, S. K. 19 vjeçe dhe E. K. 16 vjeçe, banuese në Fushë Arrëz. Grupi hetimor vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.     Fushë Arrëz/ Informacion paraprak Rreth orës 16:50, në qytet Fushë Arrëz, në një banesë, janë gjetur pa shenja jete shtetaset, P. K. 43 vjeçe, S. K. 19 vjeçe dhe E. K. 16 vjeçe (nëna me dy vajzat)...
E qëlluan me armë në këmbë, 11-vjeçari nga Puka niset me helikopter drejt Tiranës
Ckemi

E qëlluan me armë në këmbë, 11-vjeçari nga Puka niset me helikopter drejt Tiranës

Është transportuar me helikopter drejt Tiranës, 11-vjeçari nga Puka i cili u plagos me armë ditën e sotme. Mësohet se i mituri është dërguar me urgjencë në spitalin e Pukës por për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij ai është transportuar drejt Tiranës. Ka dyshime se personi që ka qëlluar ndaj 11-vjeçarit është një 17-vjeçar dhe se ngjarja ka qenë aksidentale. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dom të Gjegjanit dhe
Bilanc i frikshëm! 181 të arrestuar në vetëm një javë, 33 të shpallur në kërkim
Albania

Bilanc i frikshëm! 181 të arrestuar në vetëm një javë, 33 të shpallur në kërkim

Policia e Shtetit ka publikuar një bilanc të frikshëm të javës që lamë pas, ku 181 persona kanë rënë në pranga, 362 janë vënë nën hetim dhe 33 janë në kërkim. 43 persona në kërkim kanë rënë në pranga, nga këta 31 në kërkim kombëtar dhe 12 në kërkim ndërkombëtar. 33 operacione policore janë zhvilluar të koduara: “The last”, “Money scam”, “Zall-Herr”, “Paskuqani”, “Pacienti”, “Rada”, “Dark”, “Yrsheku”, “Vila”, “Bills”, “Trick”, “Unaza”, “Bergamo”, “Grand Tour”, “Basti i fundit” (2 raste), “Informaliteti”, “Green Forest”, “Restart 6”, “Dimal”, “Stacioni”, “Premtimi”, “Unexpected”, “Compass”, “Road guard 12”, “Attempt”, “Call me 3”, “Thumana”, “Fati i lojërave”, “Identiteti”, “Nightëalker”, “Triple” dhe “Five”. Ndërsa operacione ndërkombëtare janë realizuar dy, me pjesëmarrj...
Sherr në Sarandë, 29-vjeçari përfundon në spital, u godit me thikë
Albania

Sherr në Sarandë, 29-vjeçari përfundon në spital, u godit me thikë

Një sherr ka ndodhur në Sarandë mes dy personave. Mësohet se shtetasi E. A., ka goditur me mjet prerës (thikë), 29-vjeçarin e identifikuar si D. M., 29 vjeç. Ai është dërguar  në spitalin e Sarandës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.     Shërbimet e Policisë po krehin zonën për të bëre të mundur kapjen e autorit. Grupi hetimor  ndodhet në vendngjarje dhe po punon per sqarimin e  rrethanave të ngjarjes.
Drogë me dron nga Malësia e Madhe në Mal të Zi
Albania

Drogë me dron nga Malësia e Madhe në Mal të Zi

Policia malazeze ka konfiskuar një dron në të cilin ishte lidhur një pako PVC me nëntë pako marihuanë, gjithsej nëntë kilogramë. Sipas Drejtorisë së Policisë, droni është pikasur gjatë aktivitetit  vëzhgues në lidhje me ndalimin e krimit ndërkufitar në ujërat e liqenit të Shkodrës dhe po lëvizte nga drejtimi i Bajzës në drejtim të rajonit të Kodrës.     “Në koordinim me Prokurorinë e Lartë të Shtetit në Podgoricë, policia po ndërmerr masa dhe veprime të mëtutjeshme në kuadër të kompetencave të saj për identifikimin e personave që kanë kryer veprën penale”, thuhet në njoftimin e policisë.
Kush është Iljaz Çali që u vra në Tiranë, i arrestuar vite më parë për drogë
Albania

Kush është Iljaz Çali që u vra në Tiranë, i arrestuar vite më parë për drogë

Iljaz Çali, është 35-vjeçari që mbeti i vrarë në atentatin e mbrëmshëm në rrugën dytësore të autostradës Tiranë Durrës. Ai u qëllua nga një makinë në lëvizje brenda mjetit të tij pranë kthesës së Rinasit. Report ka publikuar foton e tij. Në vitin 2016 ai ka qenë i përfshirë në kultivimin e rreth 700 rrënjë kanabis.   Njoftimi i Policisë: Tiranë/Informacion paraprak. Më datë 03.04.2022, në autostradën Tiranë-Durrës, përballë DHL-së, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri drejt një automjeti tip "Land Rover" dhe si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, ende i paidentifikuar. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit/ëve. Në bashkëpunim me DVP Durrës, Elbasan e ...