Tag: Dhune Abuzime

Rrahu burrin, kunatin dhe vjehrrit, flet nusja nga Librazhdi: Doja të merrja dhi e pula në shtëp
Albania

Rrahu burrin, kunatin dhe vjehrrit, flet nusja nga Librazhdi: Doja të merrja dhi e pula në shtëp

Etleva Korra është nusja nga Librazhdi e cila brenda pak ditësh ka dhunuar vjehrrin, vjehrrën, bashkëshortin dhe kunatin. Etleva është nënë e dy fëmijëve dhe debatet e saj në familje kanë nisur që në momentin kur ajo është martuar dhe vjehrri i strehoi në një kasolle. Kushtet e vështira ekonomike janë bërë shkak që ajo të konfliktohej me prindërit e burrit vazhdimisht. Por debati mes tyre ka agravuar para pak ditësh kur Etleva bleu një dhi dhe pula por vjehrri nuk e lejoi t'i fuste te stalla e tyre. Duke folur për "TCH" ajo ka deklaruar se vjehrri dhe vjehrra e kanë rrahur dhe jo ajo ata. Më tej ajo është shprehur se nuk mund të ndahet nga bashkëshorti sepse ka fëmijët e vegjël dhe s’do ti ndaj nga babi i tyre. Jemi zënë për arsye ekonomike. Na ka futur vjehrri në një shtëpi të paba...
Prostituta denoncon vëllanë në polici: Më futet natën në krevat, do të bëjmë s*ks
Albania

Prostituta denoncon vëllanë në polici: Më futet natën në krevat, do të bëjmë s*ks

Një ngjarje e rëndë dhe njëkohësisht e pazakontë është regjistruar në Tiranë, ku një 38-vjeçare e cila ka qenë e dënuar më parë për ushtrim prostitucioni është dënuar nga vëllai i saj me një mënyrë aspak normale. I vëllai, jo vetëm që nuk e ka pritur mirë të kaluarën e të motrës, por ka vendosur që ta “edukojë” atë përmes dhunës. Sipas gazetës “Si”, në kushtet kur 38-vjeçares i kërkohej llogari për hyrje-daljet nga shtëpia dhe pyetej për çdo gjë që bënte, ajo vendosi t’i drejtohej policisë me bindjen se oficerët do ta besonin dhe do ta arrestonin të vëllain. Pasi hetuesit e komisariatit numër 4 panë faktet dhe provat dhe po ashtu kartelën e 38-vjeçares nga Tirana, vendosën të mos ta shoqërojnë vëllain e kallëzuar, por ta procedojnë më pas në gjendje të lirë. Djali i denoncuar...
Del ekspertiza! Foshnja 6-muajshe ka vdekur nga mbytja, hapet dhe varri i 9-vjeçares/ Zbulohet kush ia dha ketaminën Rouolës
Bota

Del ekspertiza! Foshnja 6-muajshe ka vdekur nga mbytja, hapet dhe varri i 9-vjeçares/ Zbulohet kush ia dha ketaminën Rouolës

Opinioni publik në Greqi ndjek i shokuar vazhdimin e hetimeve dhe zbardhjen e fakteve të reja që fillojnë të hedhin dritë mbi vdekjen tragjike të tre vajzave të familjes nga Patra, prej të cilave vajza më e madhe, Xhorxhina 9 vjeç, ka vdekur nga një dozë e madhe ketamine, për të cilën akuzohet se ja ka dhënë vetë nëna e saj. 33 vjeçarja Roula Pispirigou ,që është çuar në paraburgim, mohon çdo akuzë,ndërkohë që ka filluar hetimi për të zbuluar shkaqet e vdekjes së dy vajzave të tjera dhe sipas specialistëve mjeko-ligjorë ka disa fakte që të çojnë në përfundimin se ato mund të jenë mbytur. Orët e fundit nga ekspertiza mjeko-ligjore dhe ekzaminimi histologjik i Iridës 6 muajshe, rezulton se ajo ka vdekur nga mbytja, pasi evidentohen gjetje patognomonike të asfiksisë, si kongjes...
Vrau të dashurin me thikë, modelja e “Onlyfans” postoi foto nudo pas krimit
Bota

Vrau të dashurin me thikë, modelja e “Onlyfans” postoi foto nudo pas krimit

Courtney Clenney, është një modele e njohur e cila njihet për pozat e saj seksi dhe provokuese. Ajo tashmë ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet se vrau me thikë të dashurin e saj. Pas arrestimit, bukuroshja që bënte namin në rrjetet sociale ndodhet në spitalin psikiatrik.       25-vjeçarja besohet se ka qëlluar për vdekje me thikë 27-vjeçarin, Christian Obumseli dhe pa e vrarë mendjen ka vazhduar të postojë foto bombastike në Instagram deri në momentin që ra në prangat e policisë. Modelja e “OnlyFans”, e njohur gjithashtu me emrin Courtney Tailor, ka varë 27-vjeçarin pas një konflikti mes të dyve në apartamentin në Miami, Florida, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Burimi: dailymail.co.uk
Gjyshja e 9-vjeçares: Një mik i familjes abuzoi dy herë me Georginën. Çfarë u gjet në banesën e nënës ‘vrasëse’
Albania

Gjyshja e 9-vjeçares: Një mik i familjes abuzoi dy herë me Georginën. Çfarë u gjet në banesën e nënës ‘vrasëse’

Nëna e Roula Pispirigou ka treguar detaje shokuese për mbesën 9-vjeçare që dyshohet se u vra nga e ëma. Në një intervistë për Mega, Eleni Legatou tha se Georgina ishte abuzuar dy herë në vitin 2014 nga një afërm i familjes ndërsa e bija e çoi fëmijën në spital me shenja nxirje. “Roula nuk ishte e përfshirë në këtë gjë”, tha gjyshja duke thënë se është bërë denoncim për këtë çështje, por nuk kanë mësuar asnjëherë për ankesën nga burime zyrtare. Sipas saj, provat tregojnë se nuk është kryer asnjë hetim dhe se punonjësja sociale ka qenë e mendimit se asgjë nuk po ndodhte dhe gjithçka po shkonte mirë. Ndërkohë në shtëpinë e Roula janë kryer kontrolle dhe janë gjetur tetë celularë nga të cilat po merren të gjitha të dhënat. Qëllimi është të zbulohen mesazhet dhe komunikimet ...
E reja vret me thikë në gjoks të dashurin 22 vjeçar, të përshkruar si “të mrekullueshëm” nga miqtë e familjarët (fotot)
Bota

E reja vret me thikë në gjoks të dashurin 22 vjeçar, të përshkruar si “të mrekullueshëm” nga miqtë e familjarët (fotot)

Këto janë pamjet e një vajze të akuzuar se ka vrarë të dashurin e saj, baba të një fëmije, duke e goditur me thikë në gjoks në Britani. 22 vjecari Bradley Lewis, u dërgua me urgjencë në spital në Kingswood, të premten vonë pas një “incidenti shtëpiak”. Por ai nuk mund të shpëtohej dhe u shpall i vdekur mëngjesin e ardhshëm. Analizat ‘post mortem’ zbuluan se Bradley kishte vdekur nga një godisje e vetme me thikë në gjoks. E dashura e tij, 23 vjeçarja Abigail White, është akuzuar për vrasjen e tij. Ajo foli sot në gjykatën e Bristol vetëm për të konfirmuar emrin, datëlindjen dhe adresën, pas të cilave u dërgua në paraburgim. Çifti raportohet se kishin fëmijë së bashku.       Familja e Bradley publikuan një homazh të ndjerë për djalin e tyre: “Djali ...
Albania

Horror në Greqi! Familja shqiptare gjendet e vrarë, mes tyre dy fëmijët 1 dhe 2 vjeç

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Andarvidës në Greqi, ku një shqiptar, gruaja dhe dy fëmijët e tyre të mitur janë gjetur të pajetë. Ishte djali i mbijetuar ( nga martesa e parë e nënës) ai që gjeti trupat e pajetë dhe doli jashtë duke bërtitur, duke tërhequr zvarrë trupin e një prej foshnjave dhe duke bërtitur për ndihmë, raportojnë mediat greke. Fëmijët e vrarë ishin 1 dhe 2 vjeç. Policia dyshon se nëna dhe fëmijët u vranë nga babai i tyre, i cili më pas kreu vetëvrasje, megjithatë kjo është e pakonfirmuar. Brenda shtëpisë është gjetur edhe një gëzhojë.
Abuzim nga snapchat/ Arrestohet 21-vjeçari që shantazhonte të miturën me foto
Bota

Abuzim nga snapchat/ Arrestohet 21-vjeçari që shantazhonte të miturën me foto

Një 21 vjeçar i arrestuar nga policia pritet të dalë përpara gjykatës për akuzën e abuzimit të një të miture që e njohu në platformën snapchat. Bazuar në humbjen në banesë të gati 1 milionë lekëve , e ëma e vajzës kërkoi nga prokurorët gjetjen e autorëve. Gruaja me inicialet M.S përmendi se herë pas herë ajo konstatonte humbjen e parave ku dhe zbuloi se hajduti ishte e bija. Por e mitura është pyetur për shkaqet ajo u tha psikologëve se shantazhohej nga ish i dashuri. E njoha në snapchat dhe u lidha nga frika – thotë fëmija në dosje, ‘dhe për shkak se ai më beri foto me urdhëronte që të izolohesha nga të gjithë në të kundërt do t’i publikonte. Sipas dëshmisë së administruar e mitura u nda mbas abuzimit por kërcënimet kanë vazhduar me kërkesa të tjera. Bëhet me dije se i ...