Prostituta denoncon vëllanë në polici: Më futet natën në krevat, do të bëjmë s*ks

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Një ngjarje e rëndë dhe njëkohësisht e pazakontë është regjistruar në Tiranë, ku një 38-vjeçare e cila ka qenë e dënuar më parë për ushtrim prostitucioni është dënuar nga vëllai i saj me një mënyrë aspak normale. I vëllai, jo vetëm që nuk e ka pritur mirë të kaluarën e të motrës, por ka vendosur që ta “edukojë” atë përmes dhunës.

Sipas gazetës “Si”, në kushtet kur 38-vjeçares i kërkohej llogari për hyrje-daljet nga shtëpia dhe pyetej për çdo gjë që bënte, ajo vendosi t’i drejtohej policisë me bindjen se oficerët do ta besonin dhe do ta arrestonin të vëllain.

Pasi hetuesit e komisariatit numër 4 panë faktet dhe provat dhe po ashtu kartelën e 38-vjeçares nga Tirana, vendosën të mos ta shoqërojnë vëllain e kallëzuar, por ta procedojnë më pas në gjendje të lirë. Djali i denoncuar është i moshës 33 vjeç. Ai fillimisht u denoncua nga motra për ngacmim seksual. Por, sipas policisë e gjitha kjo ka rezultuar e pavërtetë.

Ajo, sipas policisë është përpjekur në këtë mënyrë që t’i japë fund dhunës dhe të jetë e lirë, si fillim duke dërguar vëllain në burg. Por, ky plan nuk i ka ecur, pasi të vërtetën e ka treguar nëna e tyre, e cila akuzon të bijën.

“Ti po përpiqesh të na nxjerrësh nga shtëpia e të bësh ç’të duash.”- i ka thënë ajo.

Ndërkohë, 38-vjeçarja ka thënë në polici:

Kam qenë e dënuar më parë për ushtrim prostitucioni, nis rrëfimin ish-prostituta, e cila doli nga burgu 325 në Tiranë dy vite më parë. Marrëdhëniet në shtëpi nuk i kam aspak të mira, pasi vëllai më ngacmon, vjen e më futet gjatë natës në krevat, më prek ngado e thotë dua të kryer s*ks me ty. Disa herë ai më thotë që nuk ka të dashur dhe do të kryejë marrëdhënie dhe i kam thënë që “më ke motër gjej dikë tjetër se je çun Tirane”. Këto veprime i ka kryer edhe në sy të nënës, por ajo ka mbajtur krahun e vëllait.

Sipas gazetës “Si”, policia e ka pyetur ish-prostitutën nëse ka kryer marrëdhënie seksuale me vëllanë e saj, ndërsa ajo u është përgjigjur jo.

Por e ëma ka dalë përpara policisë në mbrojtje të djalit të vogël, duke kujtuar se i biri është i rregullt dhe po përpiqet ta vendosë në shina motrën.

Nga ana tjetër, vëllai i saj ka hedhur poshtë gjithçka teksa ka thënë:

Motra synon të na nxjerrë nga shtëpia e të na çojë në burg kot, sepse do të bëjë çdo ajo. Këtë e deklaroj me përgjegjësi të plotë. Çdo gjë që thotë motra, është e pavërtetë, ajo vjen e ikën sa herë do dhe në e kritikojmë. Nuk është e vërtetë që unë e ngacmoja prej 8 vitesh, sepse ajo nuk jetonte me ne më parë. Iku nga shtëpia, u arrestua, bëri burg. Kurse unë, gjatë gjithë kohës kam jetuar me nënën, ne mezi ushqehemi, ndonjëherë na ndihmojnë shoqatat. Kur kthehet motra ne nuk e prekim, nuk e dhunojmë, por bëjmë sherr sepse nuk duam të përfundojë keq dhe në rrugë.

E moshuara i kujton policisë, se vajza është përdoruese droge dhe se ata dyshojnë që ajo ka nisur sërish të shesë trupin e saj. Policia shkruan në dosjen hetimore se intervista e denoncueses u mor në prani të një psikologu, jo për shkak të moshës, por për shkak të mos sqarimit dhe mos përputhjeve të deklaratave të saj.

Në lidhje me këtë psikologia ka thënë për 38-vjeçaren se ato çfarë thotë “nuk kanë koherencë, ajo mendon dhe thotë gjëra që nuk ekzistojnë dhe me shumë mundësi ajo vuan nga depresioni dhe stresi post-traumatik”.

 

 

Policia, deklaron se ish-prostituta iu nënshtrua trajtimit nga një psikiatër për të krijuar një kuadër më të qartë të çrregullimit dhe shëndetit mendor. Ndërsa i vëllai dhe e ëma, u referuan në gjendje të lirë për dyshimet e dhunës në familje.

(Vizituar 64 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share