Tag: sociale

21-vjeçarja u mbyll në apartament! Arrestohet një prej autorëve që dyshohen se mbajtën me forcë të renë në Astir-Çkemi News
Aktualitet

21-vjeçarja u mbyll në apartament! Arrestohet një prej autorëve që dyshohen se mbajtën me forcë të renë në Astir-Çkemi News

Një prej autorëve, që dyshohet se mbajtën mbyllur me forcë një 21-vjeçare në një apartament në Astir, është vënë në pranga. Sipas policisë, 36-vjeçari Ermal Binjaku ka precedent të mëparshëm penal. Ngjarja që ndodhi në 9 janar në Astir, mbetet e veshur me mister. Fillimisht, e reja telefonoi policinë, duke kërkuar ndihmë, ndërsa në një deklaratë më pas në Komisariat, u shpreh se kishte shkuar me dëshirë në banesë, për të festuar me miqtë. 21-vjeçarja u shpreh se u ndje e frikësuar në momentin që pa se një prej djemve kishte armë me vete. Vajza ka treguar më tej se me Joni Sadikaj ishte njohur vetëm një ditë më parë në një lokal të zonës dhe ai i kishte kërkuar që të merrte disa shoqe të sajat për të kaluar natën bashkë, pasi kishte edhe disa shokë me vete. E reja ka ...
Ndahet nga jeta Kryepiskopi i Shqipërisë, Anastasi-Çkemi News
Aktualitet

Ndahet nga jeta Kryepiskopi i Shqipërisë, Anastasi-Çkemi News

Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos, i njohur për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në ringritjen e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, u nda nga jeta në moshën 95-vjeçare. Ai ndërroi jetë më 25 janar 2025, pas një periudhe të gjatë sëmundjeje.Kryepiskopi Anastas mbeti një figurë kyçe e Kishës Orthodhokse dhe një lider i njohur ndërkombëtarisht, duke u angazhuar për rinovimin e kishave dhe institucioneve fetare pas rënies së regjimit ateist në Shqipëri. Ai udhëhoqi një periudhë të rëndësishme për Kishën shqiptare, ku realizoi projekte madhore si ndërtimi dhe restaurimi i qindra kishave, themelimi i shkollave dhe qendrave rinore, dhe zhvillimi i institucioneve të edukimit teologjik. Një nga arritjet më të mëdha të tij ishte Katedral...
Edukatorja i dhunoi djalin 3-vjeç, babai: burri i saj më kërcënoi në telefon…-Çkemi News
Albania

Edukatorja i dhunoi djalin 3-vjeç, babai: burri i saj më kërcënoi në telefon…-Çkemi News

Lorenc Rrapa babai i Priamit 3-vjeçar i cili u dhunua në ambientet e kopshtit “Gledis” nga edukatorja Rudina Gërdani, tashmë e shpallur në kërkim, ishte këtë të enjte i ftuar në emisionin “People” në Euronews Albania. Ai ka treguar gjithë ngjarjen se si e mësoi se djali i tij ishte dhunuar e deri te denoncimi, por ajo që e bën edhe më të rëndë ngjarjen është se pasi ka bërë denoncimin, atij i janë bërë kërcënime që ta lërë në heshtje këtë ngjarje. “Do shihemi ndryshe bashkë”, këto janë fjalët me të cilat sipas Lorencit bashkëshorti i edukatores e ka kërcënuar.   Megjithatë Lorenci shprehet se nuk mund ta falë gjakun e djalit të tij, ndaj është i vendosur që çështjen e Priamit 3-vjeçar ta çoj deri në fund. “Edukatorja e ka marr vesh, më kanë telefonaur, më kanë bër...
Panik në klasë, 14-vjeçarja dërgohet me urgjencë në spital pas sfidës në TikTok-Çkemi News
Bota

Panik në klasë, 14-vjeçarja dërgohet me urgjencë në spital pas sfidës në TikTok-Çkemi News

Një nxënëse 14-vjeçare nga Selaniku është dërguar në spital pasi i ka rënë të fikët pas një “sfide” online që ka bërë me shokët e klasës. Sipas ankesës së një prindi, 14-vjeçarja së bashku me shokët e saj të klasës kishin marrë pjesë në një sfidë në TikTok. Siç ka raportuar babai i nxënëses për Protothema.gr, të miturve iu është dashur të mbanin frymën për një kohë të gjatë, për pasojë 14-vjeçarit i ka rënë të fikët dhe është dërguar në spital. “Po luanin një ‘lojë’ që panë në TikTok, vajzës i ra të fikët dhe shkoi në spital me ambulancë. Shpresoj që t’i ndërgjegjësojnë fëmijët dhe të bëhen seriozë sepse këto gjëra janë të rrezikshme. Situata ka dalë jashtë kontrollit, bëjnë atë që shohin në rrjetet sociale”, tha ai. Sipas tij, në këtë shkollë të mesme nuk ka pasu...
Çmimi i ri i energjisë, Balluku takim me lexuesit e matëseve të energjisë: Mbulim më të shpejt dhe të plotë të territorit-Çkemi News
Albania

Çmimi i ri i energjisë, Balluku takim me lexuesit e matëseve të energjisë: Mbulim më të shpejt dhe të plotë të territorit-Çkemi News

Duke nisur nga data 1 shkurt do të hyjë në fuqi çmimi i ri i energjisë elektrike, ku të gjithë abonentët që konsumojnë deri në 700kWh do të paguajnë 8.5 lekë për kilovat, ndërsa ata të cilët konsumojnë mbi 700kWh do të paguajnë të gjithë konsumin me çmimin aktual të pandryshuar, 9.5 lekë për kilovat. Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me Administratorin e OSHEE, Enea Karakaçi dhe atë të OSSH, Blendian Dalipi, në një takim me punonjës të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, në rolin e lexuesve të matësve të energjisë, prezantuan masat e marra dhe detyrat që lindin nga skema e re e faturimit të energjisë elektrike. Për një performancë sa më të lartë, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka hapur apli...
Misteri/ Babai i tre fëmijëve prej 4 ditësh i zhdukur, denoncimi në polici: Ka qenë duke punuar, e mori vëllai i pronarit-Çkemi News
Albania

Misteri/ Babai i tre fëmijëve prej 4 ditësh i zhdukur, denoncimi në polici: Ka qenë duke punuar, e mori vëllai i pronarit-Çkemi News

        Prej 4 ditësh, Edison Oruqi, babai i 3 fëmijëve, banues në lagjen “Kiras” në Shkodër, është zhdukur pa gjurme. Ai ka qenë duke punuar në lumin e Shales, kur ka humbur kontaktet me familjen. Zhdukja e tij është e mistershme për shkak se bashkëpunëtori I tij dhe familja thonë se Edisoni për herë të fundit ka qenë duke punuar në një bujtinë. Skender Pepkolaj, thotë se Edisonin e ka marrë vëllai i pronarit për të ngarkuar material për ndërtim dhe I ka thënë se do ta riktheje të nesërmen. Pasi kanë kryer punën, ai I ka komunikuar se punëtorin e ka lënë në një ishull të vogël rëre. Ka qenë vete Pepkolaj, I cili ka bërë denoncimin ne polici për zhdukjen e Edisonit, I cili ishte ndihmësi I tij në punën në ndërtim. Policia...
Çfarë do të ndodhë me TikTok në Shqipëri?/ Rama takim me përfaqësuesen e platformës në Davos: Jemi të detyruar të mbyllim aksesin nëse…-Çkemi News
Ckemi

Çfarë do të ndodhë me TikTok në Shqipëri?/ Rama takim me përfaqësuesen e platformës në Davos: Jemi të detyruar të mbyllim aksesin nëse…-Çkemi News

Kryeministri Edi Rama ka ndarë përmes një postimi në Facebook detaje nga takimi i tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, ku ka diskutuar me Christine Grahn, drejtuesen e Marrëdhënieve me Qeveritë dhe Politikën Publike të TikTok për Europën. Rama theksoi shqetësimet që kanë çuar në vendimin për mbylljen e përkohshme të aksesit në TikTok nga Shqipëria dhe nënvizoi mundësitë për adresimin e këtyre çështjeve nga ana e kompanisë. “Një diskutim plotësisht i hapur dhe me frymë konstruktive,” shkroi Rama, duke theksuar se gjatë bisedës u vendosën disa pika bashkëpunimi për javët dhe muajt e ardhshëm. Këto hapa synojnë të sigurojnë rihapjen e platformës në një periudhë të arsyeshme, por vetëm me garancitë e nevojshme. Kryeministri e mbylli mesazhin duke paralajmëruar se, nës...
Meri Shehu nuk ndalet, pas parashikimit të fitores tregon se çfarë e pret Donald Trump-Çkemi News
Bota

Meri Shehu nuk ndalet, pas parashikimit të fitores tregon se çfarë e pret Donald Trump-Çkemi News

Më 4 Nëntor Meri Shehu me bindje deklaroi se zgjedhjet presidenciale të SHBA-së do i fitonte Donald Trump. Rezultatet treguan se ajo kishte “qëlluar në shenjë”. Një parashikim që pritej, u shpreh astrologia duke iu referuar shenjës astrologjike të Trump, Binjakëve. “Jupiteri në Binjak plus Trump ka treguar që është i zgjuar dhe rikthehet dy herë. Binjakët kanë një gjë që nuk e bëjnë një herë, e bëjnë dy herë. Të gjithë ata që kanë marrëdhënie me Binjakët duhet të kuptojnë se nëse vjen rruga e dytë, ajo do të bëhet patjetër. Prandaj janë Binjakë pasi kanë simbolizimin e dyshes. Ama është ditë e vështirë. Unë i uroj shumë suksese, por sot dhe nesër takohet Dielli me Plutonin dhe ky takim i Diellit që sapo është futur në Ujor me Plutonin tregon një ndryshim të madh, një shndërrim të ma...