E kishte ëndërr të rriste fëmijët e saj, 32-vjeçarja vdes 5 javë pas lindjes
Një nënë e re vdiq tragjikisht pesë javë pas lindjes së vogëlushes së saj, kur papritmas u rrëzua në shtëpi pasi pësoi një mpiksje gjaku.
Ndihmës infermierja Samantha Crosbie, 32 vjeç, njihej si një person tejet 'argëtues dhe i dashur'. Ajo u gëzua pa masë kur vajza e saj e vogël, Betty Crosbie, erdhi në jetë, pas një shtatzënie të gjatë me dhimbje legeni.
Jeta e të resë u ndërpre mizorisht më 16 mars të 2020-ës pas pesë javësh të mrekullueshme si një familje me pesë anëtarë.
Ajo u rrëzua papritmas në shtëpinë e saj në Red Hill, Surrey, teksa burri i saj, Paul Crosbie, 38 vjeç, dhe fëmijët e tyre më të mëdhenj, Stanley, atëherë pesë vjeç dhe Evelyn, atëherë nëntë vjeç, ishin në kinema.
Vetëm një fotografi e Samantës me tre fëmijët e saj Evelyn, 9 vjeç, Stanley, pesë v...








