Tag: Policia e Shtetit

Burrë e grua rrihen me njëri-tjetrin në Devoll, nis hetimi ndaj tyre
Albania

Burrë e grua rrihen me njëri-tjetrin në Devoll, nis hetimi ndaj tyre

  Një çift bashkëshortësh në Devoll kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj njëri-tjetrit. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se bashkëshorti D.T dhe bashkëshortja A.T., banojnë në fshatin Braçanj të Devollit. Ndaj tyre policia ka nisur hetimin në gjendje të lirë, për veprën penale “Dhuna në familje”. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin D. T. dhe për shtetasen A. T.(bashkëshortë), banues në fshatin Braçanj, Devoll, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj njëri-tjetrit”- njofton policia.     Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gj...
Vrau kunatin natën e Vitit të Ri, Apeli i Tiranës ndryshon vendimin për Klajdi Shundin dhe e dënon me 8 vite burg
Bota

Vrau kunatin natën e Vitit të Ri, Apeli i Tiranës ndryshon vendimin për Klajdi Shundin dhe e dënon me 8 vite burg

  Gjykata e Apelit në Tiranë ka dënuar me 8 vite burg 32-vjeçarin Klajdi Shundi, i cili vrau kunatin e tij natën e ndërrimit të viteve më 1 janar 2021. Ndaj tij, Apeli la në fuqi akuzën e “vrasje në kushtet e tronditjes së fortë psiqike”, pasi ai vrau Lavdi Zvezhdën teksa ai po zihej me motrën e tij në banesë. Si ndodhi ngjarja? Inaugurimi i shtëpisë së re të Klajdi Shundit dhe festimi i ndërrimit të viteve me motrën e tij, kunatin dhe dy mbesat u kthye në tragjedi mëngjesin e 1 janarit 2021, te zona e “5 majit” në Tiranë.     Në dosjes hetimore, që Top Channel disponon prokurori Albert Demirneli thekson se konflikti verbal e ktheu festën mes krushqish, pasi ata u grinden me njëri-tjetrin nëse traditat e mikpritjes por edhe menunë , i kisht...
Protesta për Lear Kurtin, qytetarët ndezin qirinj dhe hedhin miell e domate para Ministrisë së Brendshme
Albania

Protesta për Lear Kurtin, qytetarët ndezin qirinj dhe hedhin miell e domate para Ministrisë së Brendshme

Protesta për 32-vjeçarin Lear Kurti ka vijuar me incidente pasi shumë qytetarë po sulmojnë policinë para Ministrisë së Brendshme duke hedhur miell e domate. Deri më tani policia nuk ka shoqëruar asnjë qytetar, por qëndron në kordon para Ministrisë së Brendshme. Disa prej të rinjve protestues kanë ndezur qirinj para godinës së ministrisë. Protesta u thirr nga Sali Berisha, ndërsa ata kërkojnë drejtësi dhe zbardhjen e rastit të të riut që ndërroi jetë në duart e policisë.
Plagosje me thikë në Sarandë, 35-vjeçari përfundon në spital
Albania

Plagosje me thikë në Sarandë, 35-vjeçari përfundon në spital

Një sherr me thika ka ndodhur paraditen e sotme në Sarandë. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur lagjen nr.3 në shtetasi E. Sh., 37 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin B. U., 35 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Sarandë/Informacion paraprak Në lagjen nr.3, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. Sh., 37 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin B. U., 35 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit E. Sh., dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.   Sarandë/Informacion paraprak Në lagjen nr.3, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. Sh., 37 vjeç, ka goditur me...
Vdes në duart e policëve/ Prokuroria: Autopsia tregon se gëlltiti qesen e drogës, vdiq nga komplikacionet
Albania

Vdes në duart e policëve/ Prokuroria: Autopsia tregon se gëlltiti qesen e drogës, vdiq nga komplikacionet

Lear Kurti ndërroi jetë mbrëmjen e të mërkurës pasi u shoqërua nga forcat e komisariatit nr. 3 në Tiranë për verifikim, pasi po qëndronte përpara një biznesi privat. 32-vjeçari, mbrëmjen e së mërkurës rreth orës 23.00, ka enë duke lëvizur në këmbë në rrugën “Riza Çuka”, kur një patrullë e komisariatit nr 3 i ka kërkuar të ndalonte, por ai nuk iu bind, duke u larguar me vrap. Pas një arratie rreth 200 metrash, i riu u  kap nga policia në rrugën “Don Bosko”. Polica qëndroi disa minuta në rrugë, derisa mbërriti automjeti që e përcolli në komisariat. Të gjitha lëvizjet e uniformave blu janë të regjistruara në kamerat e sigurisë në zonë. Në “Don Bosko”, deri në mbërritjen e automjetit të policisë, 32-vjeçari ka qëndruar i prangosur për 7 minuta. Të gjitha veprimet e...
Vdekja 32-vjeçarit/ Berisha akuzon policinë: I morën shpirtin në një mënyrë shtazore, kam burime se në komisariat e çuan të vdekur
Albania

Vdekja 32-vjeçarit/ Berisha akuzon policinë: I morën shpirtin në një mënyrë shtazore, kam burime se në komisariat e çuan të vdekur

Pasi nuk iu dha fjala në Kuvend, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur për mediat në ambjentet e jashtme të Parlamentit. Ai komentoi vdekjen e të riut Laert Kurti, i cili humbi jetën ditën e sotme teksa po transportohej nga rajoni i policisë në drejtim të spitalit. Berisha tha se kishte burime se 32-vjeçari kishte humbur ndjenjat gjatë rrugës që po transportohej për në komisariat dhe se uniformat blu i morën jetën në mënyrë shtazorë. Berisha: Nuk ka sesi, nuk janë rastësi këto përsëritje periodike, policia është e mbushur me vrasës e trafikantë, me patronazhistë e kriminelë. Të marrësh vrasjet që kanë ndodhur nga policia për 18 muajt e fundit janë më të shumta se në Amerikë dhe në Europë. Sot është protesta kombëtare e universiteteve, shpreh soli...
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në bregdetin e Durrësit
Albania

Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në bregdetin e Durrësit

Burime zyrtare të policisë thanë se trupi i përket 60-vjeçares me inicialet Sh.S nga Tiranë. Po sipas të njëjtave burime dyshohet se 60-vjeçarja është mbytur duke u larë në det. Vijojnë hetimet sakaq për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Durrës/Informacion paraprak Rreth orës 11:30, në lagjen nr.13 Durrës, dyshohet se është mbytur duke u larë në det, shtetasja Sh. S., 60 vjeçe, banuese në Tiranë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.  
Çfarë po ndodh në Shqipëri? 8 viktima për tre ditë, 4 nga arma dhe 4 nga rruga
Albania

Çfarë po ndodh në Shqipëri? 8 viktima për tre ditë, 4 nga arma dhe 4 nga rruga

Shqipëria ka harruar të gjejë qetësi, madje kohët e fundit situata sa ka ardhur dhe është rënduar akoma më shumë sa i përket vrasjeve. Në tre ditët e fundit janë shënur 8 viktima, ku më i vogli ishte një 6-vjeçar i cili gjeti vdekjen një aksident tragjik në Fier. Në këtë bilanc të zi për vendin 4 nga viktimat kanë mbetur të vrarë si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit, ndërsa 4 të tjerë janë shuar në aksidente rrugore. 29 Gusht – LEZHË – Një krim i rëndë në familje tronditi Lezhën, ku ish-dhëndri vrau me armë zjarri ish-vjehrrin dhe kunatin. Krimi i rëndë ndodhi në fshatin Grykë Zezë, ku Besnik Pjetri ka vrarë me armë zjarri Pjerin Perjaku dhe Gent Perjaku (babë e birë) tek banesa e tyre, për shkak të një konflikti familjar. Autori i dyshuar ka qenë pjesë e asaj familje, ish dhëndë...