Sulmi rebel nis spastrim masiv etnik të vendasve në lindje të R.D. të Kongos (fotot)
Një grup rebel kongolezë të njohur si ‘M23’ kanë nisur një ofensivë dhune ndaj qytezës Bambo, në veri të Goma, ku banorët e tmerruar largoheshin sot duke marrë me vete ç’të mundnin.
“Ne ishim në Bambo kur dëgjuam bombat që shpërthenin dhe nisëm të largoheshim menjëherë. Tani jemi drejtuar për në Kirima, por nuk e dimë cili do të jetë destinacioni final”, tha banori Innoncent Gosabo, i detyruar të largohet nga shtëpia e tij bashkë me dhjetra burra gra e fëmijë.
Rrjeti AFP tha se kishte dëshmuar nisjen e një ofensive të grupit rebel në veri të qendrës rajonale Goma, me luftime me grupet pro-qeveritare.
Grupi rebel ka marrë në kontroll zona të gjera territori në provincën veriore Kivu prej vitit 2021, dhe është vetëm n...








