Tag: kronike e zeze

Një vajzë 13-vjeçare pasi i vuri flakën vetes në përpjekje për të kopjuar një video TikTok-u.
Bota

Një vajzë 13-vjeçare pasi i vuri flakën vetes në përpjekje për të kopjuar një video TikTok-u.

Një vajzë 13-vjeçare ndodhet në terapi intensive prej dy javësh, me djegie të rënda në të gjithë trupin, pasi i vuri flakën vetes në përpjekje për të kopjuar një video TikTok-u.       Destini Crane, nga Oregoni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka djegie të shkallës së tretë në qafë dhe në krahun e djathtë. Adoleshentja po mundohej të vizatonte në pasqyrë një formë me lëndë djegëse dhe pastaj t’i vinte flakën, por gjërat nuk shkuan sipas parashikimit.     Nëna e vajzës tregon: “Isha duke folur në telefon, kur dëgjova vajzën që bërtiste dhe më thërriste mua. Hapa derën e tualetit dhe pashë vetëm zjarr. Destini ishte përfshirë nga flakët, i gjithë tualeti ishte përfshirë nga flakët. E nxora jashtë, i hoqa bluzën që po digjej dhe thërrita ambulancën”. 1...
I kishte ngacmuar vajzat, flet autori që vrau 25-vjeçarin në Shkodër: S’durova dot, ma solli në majë të hundës!
Albania

I kishte ngacmuar vajzat, flet autori që vrau 25-vjeçarin në Shkodër: S’durova dot, ma solli në majë të hundës!

Detaje të reja janë zbardhur këtë mëngjes nga vrasja e 25-vjeçarit, Emiljano Ndou, mbrëmjen e djeshme në Shkodër. Mësohet se 47-vjeçari, e ka qëlluar të riun, pasi ky i fundit, i kishte sjellë probleme shumë herë.       Në polici, Mark Kodra, është shprehur se “i kishte ardhur në majë të hundës nga veprimet e tij dhe nuk kishte duruar dot më”. BW raporton se dyshohet se më herët, viktima kishte ngacmuar vajzat e Kodrës dhe para vrasjes, 25-vjeçari kishte kaluar me motor pranë shtëpisë së autorit. Bëhet me dije se lidhur me këtë çështje viktima dhe autori, banues në të njëjtin fshat, kishin debatuar më parpara. Mësohet se këto deklarata janë bërë edhe në polici nga vetë Mark Kodra.
Ngjarja ‘horror’ në Kombinat/ Prokuroria zbulon pse ndodhën dy vetëflijimet në familjen Josifi
Te Fundit

Ngjarja ‘horror’ në Kombinat/ Prokuroria zbulon pse ndodhën dy vetëflijimet në familjen Josifi

Kur kanë kaluar më shumë se 10 muaj nga ngjarja e rëndë që tronditi kryeqytetin verën e kaluar, ku dy pjesëtare të familjes Josifi u gjetën të vetëflijuara, Prokuroria e Tiranës ka arritur në një rezultat përfundimtar. Anisa dhe Zhaneta Josifi u gjetën të vetëflijuara në banesën e tyre në Kombinat, ndërsa Blerta Josifi u gjet në gjendje të rënduar shëndetësore dhe psikologjike. Prokuroria e Tiranës ka arritur në përfundimin se vdekja e tyre ka ardhur për shkaqe natyrore dhe jo nga ndonje veprim kriminal apo të jenë shtyrë nga dikush. Në keto kushte organi i akuzës ka pushuar hetimet të nisura për shkaktim të vetvrasjes, vendim i cili është miratuar ne gjykatë nga gjyqtari Kastriot Gramshi. Ky konkluzion nga Prokuroria e Tiranës erdhi pas një hetimi të gjatë ku u morën në pyetje shum...
Vdekja e 23-vjeçares në Tiranë,policia:Në trup kishte shkrime me lapostil
Te Fundit

Vdekja e 23-vjeçares në Tiranë,policia:Në trup kishte shkrime me lapostil

Mesditën e datës 18 maj, në Tiranë, në lagjen Ali në rrugën ‘Teodor Muzaka’ një 23-vjeçare u gjet e pajetë në banesën ku jetonte me qira, pasi kishte ardhur në kryeqytet për të studiuar.       Sipas informacioneve është bërë e ditur se viktima ishte Evgjeni Baxho, teksa si fillim u mendua se kishte ndërruar jetë si pasojë e një infeksioni në dhëmballë, por në dokumentin e Policisë Gjyqësore janë zbardhur detaje të tjera, te cilat tjetërsojnë të gjithë rrjedhën e ngjarjes.     Në dokumentin e siguruar nga gazetarja Anila Hoxha e TCH, thuhet se në momentin që në banesë kanë shkuar grupi hetimor me ekspertin kriminalistik dhe mjekun ligjor në trupin e viktimës janë vënë re disa shkrime. “Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes është vënë re në trupin e ku...
Humbja e nënës së re/ Vdiq në sallën e lindjes, familjarët kërkojnë drejtësi
Aktualitet

Humbja e nënës së re/ Vdiq në sallën e lindjes, familjarët kërkojnë drejtësi

Familjaret e 31 vjeçare që humbi jetën muajin e kaluar pas lindjes së fëmijës protestuan sot para prokurorisë në Fier. Bashkëshorti dhe familjarët e Elisabeta Lamaj akuzojnë mjekët për ndarjen para kohe nga jeta të nënës së re dhe kërkojnë të zbardhet ngjarja tragjike që ndodhi më 2 prill. Ata thonë se askush nuk ua ka marrë dëshmitë!         Familjaret qëndruan për pak orë para dyerve të prokurorisë duke kërkuar përgjigje për hetimin e vdekjes së nënës së re në sallën e lindjes.
10-vjeçari u vetëvra për një video në TikTok/ Shoku i Naserit: Ishte i fiksuar me telefonin, donte të merrte ‘like’
Te Fundit

10-vjeçari u vetëvra për një video në TikTok/ Shoku i Naserit: Ishte i fiksuar me telefonin, donte të merrte ‘like’

Një djalë 10 vjeç nga Guri i Zi, në Shkodër, humbi jetën pasi po bënte një sfidë në rrjetin social TikTok. Kjo histori, tronditi opinion publik në vend, gjatë javës së kaluar. Raste të tilla, janë raportuar kohët e fundit nga shtete të ndryshme. Një nga shokët e djalit tregon për “Shqipëria live” se Naseri pëlqente shumë rrjetet sociale. “Pëlqente të postonte, të merrte ‘like’. Nuk bënte video kur dilte me ne, vetëm në shtëpi”.           Ai rrëfen se 10-vjeçari nuk kishte asnjë problem. “Ka qenë shumë fëmijë i lumtur. Dilnim çdo ditë, luanim te fusha e futbollit”. Të afërm të tjerë të djalit, pranojnë se i mituri kalonte shumë kohë çdo ditë me telefon dhe rrjetet sociale. “Ishte i fiksuar me telefonin”, shtoi miku i tij. Punonjësja so...
Tragjike në Kosovë/ Vdesin dy fëmijë 8-vjeçarë, u përplasen nga makina (FOTO)
Kosove

Tragjike në Kosovë/ Vdesin dy fëmijë 8-vjeçarë, u përplasen nga makina (FOTO)

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur sot pasdite ku një veturë ka rënë në lum në fshatin Carralevë. Si pasojë e këtij aksidenti, vetura ka goditur dy fëmijë 8 vjeç, të cilët kanë ndërruar jetë në QKUK, për shkak të lëndimeve të rënda. Këtë gjë e ka konfirmuar edhe policia. Njoftimi i plotë i policisë së Kosovës: Me datën 09.05.2021 rreth orës 16:12 në fshatin Carralevë të Shtimes ka ndodhur një aksident komunikacioni rrugor, e përshirë një automjet civil i udhëtarëve dhe dy këmbësorë ( fëmijë, të lindur në vitin 2013 ).     Deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur, kur automjeti i udhëtarëve ishte duke lëvizur në rrugën Shtime –Prizren dhe me të arritur në fshatin Carralevë, për shkak të mospërshtatjes të shpejtesisë së lëvizjes dhe kushteve të rrugës, k...