
Familjaret e 31 vjeçare që humbi jetën muajin e kaluar pas lindjes së fëmijës protestuan sot para prokurorisë në Fier.
Bashkëshorti dhe familjarët e Elisabeta Lamaj akuzojnë mjekët për ndarjen para kohe nga jeta të nënës së re dhe kërkojnë të zbardhet ngjarja tragjike që ndodhi më 2 prill. Ata thonë se askush nuk ua ka marrë dëshmitë!

Familjaret qëndruan për pak orë para dyerve të prokurorisë duke kërkuar përgjigje për hetimin e vdekjes së nënës së re në sallën e lindjes.
(Vizituar 10 here, 1 vizita sot)
