Tag: Termetet

Lajmi Fundit; Tajvani përballet me tërmetin më të fuqishëm në 25 vite! Njerëz të vdekur dhe të bllokuar! Ndërtesa të shembura
Bota

Lajmi Fundit; Tajvani përballet me tërmetin më të fuqishëm në 25 vite! Njerëz të vdekur dhe të bllokuar! Ndërtesa të shembura

Tajvani është goditur nga tërmeti më i fortë në 25 vjet të mërkurën, një lëkundje me magnitudë 7.4 që tronditi bregun lindor të ishullit, duke rrëzuar shumë ndërtesa, duke shkaktuar rrëshqitje dheu dhe duke vrarë të paktën katër persona. Tërmeti goditi në orën 7:58 të mëngjesit me orën lokale 18 kilometra (11 milje) në jug të qytetit Hualien dhe në një thellësi prej 34.8 kilometrash (21 milje), sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA. Ai u pasua nga disa pasgoditje të forta me lëkundje të ndjera në të gjithë ishullin. Agjencia Kombëtare e Zjarrit të Tajvanit tha se të paktën katër persona u vranë dhe 57 të tjerë u plagosën nga tërmeti. Vdekjet ndodhën në kontenë Hualien, ku një alpinist është mes të vrarëve. Zyrtarët janë ende duke mbledhur informacione për viktima...
Lajmi Fundit; Mali i Zi goditet nga tërmeti, sa ishte magnituda
Bota

Lajmi Fundit; Mali i Zi goditet nga tërmeti, sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 4.4 të shkallës Rihter ka goditur Malin e zi mbrëmjen e sotme. Epiqendra e tërmetit ka qenë 12 kilometra nga Niksiqi, ndërsa thellësia fokale ka qenë 9 kilometra.   Lëkundjet e tërmetit kanë shkaktuar panik te qytetarët, por fatmirësisht deri tani nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale.
Ballkani zgjohet me tërmet të fuqishëm
Ckemi

Ballkani zgjohet me tërmet të fuqishëm

Lëkundet Ballkani. Një tërmet me magnitudë 4.1 ballë ka goditur Kroacinë rreth orës 7 të mëngjesit. Tërmeti ka qenë në një thellësi prej 6 kilometrash, ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe në territorin e Bosnjë-Hercegovinës.   Ky është tërmeti i katërt i regjistruar në Kroaci që nga mëngjesi i sotëm. Rreth orës 5 të mëngjesit Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC) njoftoi se një tërmet me magnitudë 3.7 ishte regjistruar 24 kilometra në jugperëndim të Metkoviqit, 54 kilometra në jug të Mostarit dhe pesë kilometra në jugperëndim të Neum në Bosnje dhe Hercegovinë.   Më pas u regjistruan dy tërmete të tjera më të dobëta me magnitudë 2.6 ballë. Sipas të dhënave të Institutit Sizmologjik të Serbisë, tërmeti është regjistruar edhe në Mal të Zi gjatë mëngjesit....
Lajmi Fundit; Greqia tronditet nga dy tërmete me magnitudë 5.6 dhe 5.7
Bota

Lajmi Fundit; Greqia tronditet nga dy tërmete me magnitudë 5.6 dhe 5.7

Dy tërmete me magnitudë 5.6 dhe 5.7 janë regjistruar paraditen e së premtes pranë Ilisë, Greqi. Mediat greke raportojnë se tërmete janë ndjerë edhe në Atikë dhe Kretë. Epiqendra e saktë ndodhet 25 kilometra në lindje të Strofades. Sizmiologët thonë se për momentin nuk ka vend për t’u shqetësuar.
Lajmi Fundit; Tërmeti me magnitudë 5.0 shkund Italinë
Te Fundit

Lajmi Fundit; Tërmeti me magnitudë 5.0 shkund Italinë

  Italia u godit mbrëmjen e djeshme nga një tërmet me magnitudë 5.0 të shkallës Rihter. EMSC njoftoi sot se në orën 22:19, veriu i Italisë u godit nga një tërmet dhe sipas raporteve fillestare, fatmirësisht nuk ks shkaktuar dëme të mëdha. Sipas EMSC, epiqendra e tërmetit ishte 13 kilometra nga qyteti i Tolmezzo dhe u ndje edhe në vendet fqinje, duke përfshirë Slloveninë dhe një pjesë të Kroacisë. Bazuar në të dhënat e para, tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 10 kilometrash. Lëkundjet kanë zgjatur për disa sekonda ndërsa zjarrfikësit kanë marrë dhjetëra telefonata, por se ende nuk raportohet për dëme.
Tërmeti që shkundi jugun e vendit mëngjesin e sotëm, flet sizmologu: Ishte në kufi me pllakat tektonike të Adriatikut, vërehet se…
Albania

Tërmeti që shkundi jugun e vendit mëngjesin e sotëm, flet sizmologu: Ishte në kufi me pllakat tektonike të Adriatikut, vërehet se…

Korfuzi është tronditur në orët e para të mëngjesit të sotëm nga një tërmet i fuqishëm 4.7 ballë i shkallës rihter. Lëkundjet e forta janë ndjerë edhe në jugun e vendit, Sarandë, Himarë dhe zonat përreth. Sizmologu Edmond Dushi, në një lidhje Skype për “Breaking” në Top News, tha se kemi të bëjmë me një aktivitet të shtuar tektonik në afërsi të ishullit të Korfuzit.   Ai shtoi se vihet re që javën e fundit ka pasur një rritje të aktivitet në të dyja skajet e pllakës tektonike të Adriatikut, duke nisur me tërmetet në Bosnje, Itali dhe Korfuz. “Kemi një aktivitet të shtuar, në afërsi të ishullit të Korfuzit, në kufi me detin Jon, është një kontakt me kufirin e pllakave tektonike, me pjesën jugore të pllakës së Adriatikut. Vihet re ...