Tag: moti

Moti për ditën e mërkurë, 6 dhjetor 2023
Ckemi

Moti për ditën e mërkurë, 6 dhjetor 2023

Ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti pararshikohet të jetë kryesisht i vranët e intervale të shkurtëra me diell. Reshje shiu të herëpashershme në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët e lokalisht me intensitet deri mesatar.   Në relievet malore në lartësin mbi 700 metra në veri-verilindje dhe në lartësin mbi 900 metra në juglindje reshje në formën e dëborës me intensitet të ulët. Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi deri në 10m/sek, shoqëruar me valëzimin ne dete të forcës 2-3 ballë. Temperaturat parashikohen: në zonat malore 2 deri 7°C në zonat e ulëta 6 deri 14°C në zonat bregdetare 10 deri 14°C
Parashikimi i motit për ditën e diel, 26 nëntor 2023
Albania

Parashikimi i motit për ditën e diel, 26 nëntor 2023

Dita e diel parashikohet të ketë mot kryesisht të kthjellët, por të ftohtë. Era do të jetë kryesiht nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 16m/sek.   Shikoni hartën e mëposhtme për temperaturat:  
Parashikimi i motit për datën 5 nëntor 2023
Ckemi

Parashikimi i motit për datën 5 nëntor 2023

Të dielën moti nis me alternime kthjellimesh e vranësirash me këto të fundit më tepër të theksuara në veriperëndim dhe jugperëndim. Në orët e pasdites në zonën e veriperëndimit dhe jugperëndimit reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave. Vlen për t’u theksuar se pritet erë tepër intensive dhe problematike kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore. Era pritet të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi mesatare 3-12m/s ndërsa me rrahje era intensive 15-25m/s shoqëruar me dallgëzim të lartë në dete të forcës 5-7 ballë.
Bie borë pas stuhisë/ Këtë të diel reshje të forta në Shkodër e Kukës
Albania

Bie borë pas stuhisë/ Këtë të diel reshje të forta në Shkodër e Kukës

Stuhia “Ciaran” la pas dëme të konsiderueshme në disa biznese të përmbytura në Tiranë dhe disa qarqe të tjera të vendit, ndërkohë që reshjet vijuan me intensitet më të ulët këtë të shtunë. Specialistet e Institutit të Gjeoshkencave thonë se përgjatë së dielës do ketë reshje me intensitet të lartë në Kukës dhe në Shkodër. Ndërkohë, në qarkun e Lezhës priten reshje me intensitet mesatar, ndërsa në qarqet e tjera situata do të stabilizohet. Përgjatë së shtunës së 4 nëntorit në qarkun e Dibrës, në malësinë e Bulqizës reshjet e shiut u shoqëruan me ulje temperaturash edhe me reshje bore. Nga ana tjetër prej dy ditësh reshjet e dendura të shiut kanë sjelle probleme në rrugët nacionale dhe ato rurale të Bulqizës, deri në bllokime për shkak të r...
CIARAN, bie fasada e një pallati në Korçë, shpëtojnë mrekullisht kalimtarët
Albania

CIARAN, bie fasada e një pallati në Korçë, shpëtojnë mrekullisht kalimtarët

Pasditen e sotme në qendër të qytetit të Korçës është parë shkëputja e një fasade termoizolimi, pjesë e një pallati më zonën urbane. Moti i përkeqësuar si pasojë e stuhisë “Ciaran” që vjen nga Europa ka kapur gjithë qytetet e vendit dhe veçanërisht juglindjen e Shqipërisë. Shkëputja e fasadës për fat të mirë nuk ka lënë të lënduar por kanë shkaktuar dëme në baret e pedonales. Mbeten të paqarta shkaqet, por pallati ka jo më shumë se dy vjet që u vesh me shtresë termoizolimi nga bashkia e Korçës.
Parashikimi i motit për datën 3 nëntor 2023
Ckemi

Parashikimi i motit për datën 3 nëntor 2023

Për ditën e Premte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme si rezultat i masave ajrore të lagështa me origjinë nga Oqeani Atlantik si dhe brigjet Skadinave. Moti parashikohet me alternime vranësirash të cilat do të pasohen me reshje shiu me intensitet mesatar në pjesën më të madhe të vendit dhe lokalisht deri të lartë. Reshjet e shiut do të jenë në formën e rrebesheve të shpejta dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Era do të jetë intensive dhe hera herës problematike, me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 3-12m/s. Përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi 16-25m/s duke bërë që valëzimi në dete do të jetë i forcës 5-7 ballë. Temperaturat parashikohen: në zonat malore 6 deri 20°C në zonat e ulë...
Alarmi i kuq në Europë, egërsohet stuhia Cianar, 6 viktima deri tani! Mbyllen shkollat dhe aeroportet (VIDEO)
Bota

Alarmi i kuq në Europë, egërsohet stuhia Cianar, 6 viktima deri tani! Mbyllen shkollat dhe aeroportet (VIDEO)

Në 24 orët e fundit shumë vende të kontinentit të vjetër janë vënë në alarm të kuq pasi stuhia “Ciaran” po përparon në rajone të ndryshme, duke përfshirë gjithçka në rrugën e saj dhe ekspertët e “pagëzojnë” fenomenin si “bombë meteorologjike”. Në total, gjashtë persona kanë vdekur nga rrëzimi i pemëve, një shofer kamioni në automjetin e tij në rajonin Aisne të Francës, një burrë në qytetin holandez Venray, një grua në qendër të Madridit, një person në Gjermani dhe dy persona të tjerë në Belgjikë, sipas raporteve të policisë. Erërat në shumë zona të Italisë, Britanisë, Francës dhe Holandës po fryjnë rreth 200 km ndërsa shirat e dendur kanë kthyer disa rrugë në lumenj duke shkaktuar probleme serioze në rrjetin hekurudhor dhe ajror rrugor. Stuhia Ciaran trokiti fillimisht në ...
Parashikimi i motit për datën 2 nëntor 2023
Albania

Parashikimi i motit për datën 2 nëntor 2023

  Për ditën e Enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime vranësirash si dhe kthjellime pas orëve të mesditës. Reshjet e shiut do të jenë prezente që në orët e para të mëngjesit me intensitet të ulët e deri mesatar në formën e shtrëngatave me shkarkesa elektrike. Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetarë fiton shpejtësi deri 11m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë. Temperaturat parashikohen: në zonat malore 8 deri 21°C në zonat e ulëta 11 deri 22°C në zonat bregdetare 13 deri 24°C