Tag: Shkence

Çfarë është duke bërë Biologjia? Të lindësh nga dy baballarë, por pa nënë!
Kuriozitete

Çfarë është duke bërë Biologjia? Të lindësh nga dy baballarë, por pa nënë!

  Shkencëtarët kanë njoftuar se kanë arritur të krijojnë minj me dy baballarë biologjikë, duke gjeneruar vezë nga qelizat mashkullore. The Guardian shkruan se kjo mund të hapë rrugën për trajtime të reja për format më të rënda të infertilitetit, por edhe të rrisë perspektivën joshëse që në të ardhmen çiftet e të njejtit seks të jenë në gjendje të kenë fëmijë biologjikë së bashku. “Ky është rasti i parë i krijimit të ovociteve të fuqishme të gjitarëve nga qelizat mashkullore”, ka thënë Katsuhiko Hayashi, drejtues i projektit në Universitetin Kyushu në Japoni.     Ai është i njohur ndërkombëtarisht si një pionier në fushën e vezëve dhe spermës së rritur në laborator. Hayashi e ka prezantuar zhvillimin në Samitin e Tretë Ndërkombëtar mbi Redaktimin e Gjenomit Njerëzor në...
Kur filluan të vishen njerëzit? Zbulimi në Gjermani ofron të dhëna të ralla
Kuriozitete

Kur filluan të vishen njerëzit? Zbulimi në Gjermani ofron të dhëna të ralla

Arkeologët në Gjermani kanë zbuluar disa nga provat më të hershme të përdorimit të veshjeve, me shenja të prera të zbuluara në një putrën e një ariu ku  sugjerojnë se kafshët parahistorike ua kanë hequr lëkurën për leshin e tyre rreth 300,000 vjet më parë. Zbulimi në Schöningen, Gjermania veriore, është emocionues sepse pavarësisht nga përshkrimet e burrave dhe grave të shpellave të mbështjellë me gëzof,  shumë pak dihet me të vërtetë se si njerëzit e hershëm i mbijetuan dimrave të ashpër. Leshi, lëkura dhe materialet e tjera organike zakonisht nuk ruhen më shumë se 100,000 vjet, që do të thotë se provat e drejtpërdrejta të veshjeve parahistorike janë të pakta. Arinjtë e shpellës ishin kafshë të mëdha, që u zhdukën rreth 25,000 vjet më parë. Gëzofi i tyre ka qime...
​Një asteroid misterioz po rrotullohet gjithnjë e më shpejt, shkencëtarët nuk e dinë shkakun
Bota

​Një asteroid misterioz po rrotullohet gjithnjë e më shpejt, shkencëtarët nuk e dinë shkakun

Një asteroid që mund të kalojë afër Tokës dhe që shkakton një shi spektakolar vjetor meteorësh nga grupi Geminid, ka filluar të sillet “në mënyrë të çuditshme”. Shkencëtarët që vëzhguan ndryshimin e dritës së asteroidit 3200 Phaeton, arritën në përfundimin se ai filloi të rrotullohej gjithnjë e më shpejt në boshtin e tij, duke shkurtuar rrotullimin me rreth 4 milisekonda çdo vit. Ky zbulim i befasoi ata sepse rrotullimet e asteroideve zakonisht nuk ndryshojnë. “Të kuptuarit e asaj që po ndodh me Phaeton mund të na japë më shumë njohuri për klasën e asteroideve që konsiderohen “potencialisht të rrezikshëm”. Ky asteroid aktualisht nuk paraqet asnjë rrezik për Tokën, por me diametrin e tij prej 5.8 kilometrash, nëse do të godiste ndonjëherë planetin tonë, mund të shkaktojë d...
A do të kemi mundësi për të ruajtur informacione të paktën deri në 1000 vjet?! Flasin shkencëtarët
Ckemi

A do të kemi mundësi për të ruajtur informacione të paktën deri në 1000 vjet?! Flasin shkencëtarët

Shumica e sistemeve aktuale të ruajtjes së të dhënave, një ditë do të ndalojnë së punuari. Por a mund të ketë zgjidhje afatgjatë për këtë çështje dhe a do të kemi ne mundësinë për të ruajtur informacione të paktën deri në 1000 vjet?  Në shtëpinë e saj në Paris, Dina Zielinski, një shkencëtare në Institutin Kombëtar Francez, ruan një provëz të vogël me një ADN të veçantë brenda. ADN-ja nuk ka kodin e një gjenomi njerëzor, as të ndonjë kafshe apo virusi. Në vend të kësaj, ruan të dhënat digjitale të një muzeu. “Kjo do të zgjasë lehtësisht dhjetëra vjet, ndoshta qindra”, thotë Zielinski. Dekadën e fundit, hulumtimi se si mund të ruajmë të dhënat digjitale brenda vargjeve të ADN-së, ka qenë një nga debatet kryesore në rrethet shkencore. Aktualisht, shkencët...
Krijohet “mburoja e padukshmërisë”/ Në shitje për vetëm 400 dollarë
Kuriozitete

Krijohet “mburoja e padukshmërisë”/ Në shitje për vetëm 400 dollarë

Një skompani britanike pretendon se ka krijuar një “mburojë padukshmërie” të botës reale që nuk ka nevojë as për energji për të funksionuar.       Sipas medieve të huaja, kompania e quajtur Invisibility Shield Co, tani po kërkon të financojë shpikjen e saj në Kickstarter, ku ka gjeneruar mbi 88 mijë dollarë deri më tani, nga një objektiv fillestar prej vetëm 6,500 dollarësh.Për vetëm 400 dollarë, ju mund ta keni mburojën tuaj të padukshmërisë me përmasa të plota. Ndonëse nuk është saktësisht teknologjia e padukshmërisë e stilit “Predator” nga e ardhmja, është një demonstrim argëtues i një truku të zgjuar optik.
Si do te degjohej zeri juaj ne Mars. Provojeni ketu!?
Mister

Si do te degjohej zeri juaj ne Mars. Provojeni ketu!?

Roveri ‘Perseverance’ i zbarkuar në Planetin Mars, ka marrë me vete 2 mikrofona dhe tashmë për herë të parë në histori, NASA po na lejon të bëjmë regjistrime zanore në mënyrë direkte në Mars. NASA na e ka bërë të mundur edhe ne.  https://mars.nasa.gov/mars2020/participate/sounds/?voice=true       Edhe pse Toka dhe Marsi janë planetë tërësisht të ndryshëm, mund t’ju qetësojë ndopak fakti se nëse do të ishit në Mars, zëri juaj do të ishte ‘pak a shumë i njëjtë’ me atë origjinal. Nëse do të ishit duke qëndruar në Mars, do të dëgjoheshit me zë me të ulët, një version më i mbytur i asaj që do dëgjohej në Tokë, dhe dikujt do t’i duhej të priste më gjatë për të dëgjuar atë që po i thoshit. Në Mars, atmosfera është tërësisht ndryshe nga ajo e jona. Por, ndryshimi më i ...
Dimri mund të mos ekzistojë më. Shkencëtarët flasin për një stinë të re, ja si do të quhet
Kuriozitete

Dimri mund të mos ekzistojë më. Shkencëtarët flasin për një stinë të re, ja si do të quhet

Një ekip shkencëtarësh dhe projektuesish u bashkuan së fundmi për të krijuar një mjet që do t’u tregonte australianëve dhe botës se si pritet të jetë klima në vitin 2050 dhe bënë në një zbulim befasues.         “Në 30 vjet, dimri mund të mos ekzistojë më,” tha studiuesi Geoff Hinchliffe në një njoftim për shtyp, duke zbuluar edhe një mënyrë tjetër e tjetërsimit të klimës është gati të ndryshojë drastikisht jetën në Tokë. Ekipi, i përbërë nga projektues të Shkollës së Artit dhe Dizajnit të Universitetit Kombëtar të Australisë (ANU) dhe Instituti i Ndryshimeve Klimatike i ANU, mbështetet në të dhënat e Byrosë së Meteorologjisë dhe Informacionit Shkencor. Sapo i hartoi të dhënat, ekipi i ANU-së kërkoi një mënyrë për ta bërë publike në një mënyrë sa më të veçantë p...
Pse nuk ndahen? Shkencëtarët zbulojnë sekretin e rezistencës së blloqeve të gurit të Stonehenge
Kuriozitete

Pse nuk ndahen? Shkencëtarët zbulojnë sekretin e rezistencës së blloqeve të gurit të Stonehenge

Analiza e parë gjithëpërfshirëse shkencore e blloqeve prej guri impozant në Stonehenge zbuloi sekretin e rezistencës së madhe ndaj motit Shkencëtarët studiuan mostrat kryesore nga një prej sarseni, Guri 58, të marra gjatë punës konservuese në vitet ’50 të shekullit të kaluar. Ai bllok është mbajtur në Shtetet e Bashkuara për dekada dhe është kthyer në Britani në vitin 2018 për analiza shtesë. Sarseni është janë ndërtuar nga të ashtuquajturit “silkrit” që u formua gradualisht brenda disa metrash nga sipërfaqja e tokës si rezultat i ujërave nëntokësorë që qarkullojnë nëpër sedimentet e nëndheshme.     Silkriti është tokë e ngurtësuar (rezistente ndaj thërrmimit) që formohet kur dyoksidi i silikonit të shkrirë çimenton sipërfaqen e tokës, rërës dhe zhavor...