Rënie e ndjeshme e temperaturave, parashikimi i motit për datën 16 dhjetor 2023
Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet fillimisht ditën e Shtunë nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme ndërsa për ditën e Diel pritet përimrësimi i situatës meteorologjike.
Në këtë mënyrë per ditën e nesërme moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura të cilat përgjatë ultësirës perëndimore do të shoqërohen me reshje shiu të dobta dhe afatshkurtra. Në relievet malore reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar por kryesisht në lartësitë mbi 700 metër si në verilindje ashtu dhe juglindje reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar.
Për shkak të depërtimit të masave ajrore të thata dhe të ftohta me origjinë veriore për ditën e Diel moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare...








