Moti për ditën e premte, 8 dhjetor 2023

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 

Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qendrueshme dhe të ftohta. Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Era do të jetë nga kuadrati i veriut me shpjetësi mesatare deri në 8m/sek, por hera-herë përgjatë zonave luginore dhe vijës bregdetare fiton shpjetësi deri në 15m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

 

në zonat malore -3 deri 3°C

në zonat e ulëta 0 deri 10°C

në zonat bregdetare 3 deri 10°C

(Vizituar 139 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share