Tag: kronike e zeze

Konflikt me pasoja tragjike në Tiranë, qëllohet për vdekje 29-vjeçari
Albania

Konflikt me pasoja tragjike në Tiranë, qëllohet për vdekje 29-vjeçari

Një konflikt me pasoja tragjike ka ndodhur pak pas mesnatës në Tiranë në rrugën “Irfan Tomini”. Policia njofton se shtetasi me inciale J.D.(M)., është konfliktuar me një person ende të paidentifikuar ku ky i fundit e ka qëlluar me armë zjarri. Shtetasi J. D. (M)., rreth 29 vjeç nuk ka mundur t’i shpëtojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në Spitalin Universitar të Traumës.       Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit ku ka marrë në pyetje shokun e viktimës dhe persona të tjerë në vendngjarje.
E rëndë në Tiranë, një grua hidhet nga kati i 3 i pallatit
Albania

E rëndë në Tiranë, një grua hidhet nga kati i 3 i pallatit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë. Policia njofton se shtetasja me iniciale D.P 42 vjeçe është hedhur nga kati i tretë i pallatit ku banon. Ajo është dërguar me urgjencë në spital dhe aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.       Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Më tha se ka krizë nervore”, fqinja rrëfen bisedën me nënën e 34-vjeçares. Punonte si farmaciste në Tiranë, ja pse shkoi në Vlorë (DETAJET)
Albania

Më tha se ka krizë nervore”, fqinja rrëfen bisedën me nënën e 34-vjeçares. Punonte si farmaciste në Tiranë, ja pse shkoi në Vlorë (DETAJET)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Vlorës, ku një grua 34-vjeçe është hedhur nga sheshpushimi i katit të pestë të një  pallati së bashku me fëmijën 1 vjeç. Pamela Martiri, me profesion farmaciste dhe që jetonte në kryeqytet ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa djali fillimisht u dërgua në spital nga një banor i zonës, por fatkeqësisht nuk arriti t’i mbijetonte plagëve. Një dëshmitare ka treguar se punonte si farmaciste në Tiranë ndërsa babai i saj ka qenë doktor. Si ndodhi ngjarja Rreth orës 12:45, Pamela Martiri shkoi në një sheshpushimin e një pallati, nga ku u hodh me fëmijën në krah. Fqinjët zbulojnë se gruaja 34-vjeçe jetonte prej kohësh në qytetin e Vlorës pranë prindërve të saj. Ajo jetonte me prindërit dhe ka shkuar në një pallat tjet...
Mes lotësh e britmash, Mateo Vasiu përcillet për në banesën e fundit
Albania

Mes lotësh e britmash, Mateo Vasiu përcillet për në banesën e fundit

Mateo Vasiu, 8-vjeçari i cili humbi jetën në mënyrë makabre nga një ‘monstër’ si Klodian Çalamani është përcjellë për në banesën e fundit. Mes lotësh dhe britmash, familjarët kanë nxjerrë nga shtëpia e tyre trupin e pajetë të 8-vjeçarit i cili sot duhet të ishte në shkollë me shokët dhe shoqet e klasës. Kujtojmë se Mateo ishte nisur për shkollë ditën e djeshme kur u rrëmbye nga Çalamani, pasi e gënjeu se do t’i bënte xhiro me biçikletë. Por pas kësaj ai e mori të miturin në shtëpinë e tij dhe e dhunoi mizorisht, derisa një goditje me lopatë i dha vdekjen e menjëhershme.
Hije misteri nga vrasja makabër në Fier, zbulohet lidhja e 8-vjeçarit me autorin
Albania

Hije misteri nga vrasja makabër në Fier, zbulohet lidhja e 8-vjeçarit me autorin

Kanë dalë detaje të reja nga vrasja e 8-vjeçarit në qytetin e Fierit. 8-vjeçari i vrarë nga Klodian Çalamani ishte nipi i Florian Vasiut, me të cilin 15 vite më parë kishin rrëmbyer dhe torturuar për 20 minuta një 16-vjeçare. Sipas burimeve, Floriani e kishte ngacmuar herë pas here vajzën 16-vjeçare, e cila ndiqte vitin e dytë në gjimnazin “Perikli Ikonomi” në Fier. Bezdisjet e herëpashershme që Floriani kishte kryer ndaj 16-vjeçares N.R., ishin vërë re rastësisht nga i dashuri i saj, E.N. nga Fieri, i cili e kishte takuar atë duke i thënë që të mos e shqetësonte më të dashurën e tij. Në këtë kohë ka ndërhyrë Klodian Çalamani dhe i ka ndarë. Floriani dhe Klodiani, duket se kanë planifikuar ndëshkimin e fqinjës së tyre të mitur, duke e kërcënuar se do t’i dëmtonin pjesë të ndryshme...
Rrëmbeu dhe groposi fëmijën në Fier, kush është autori i ngjarjes, mori peng dhe torturoi fqinjën 9 vite më parë
Albania

Rrëmbeu dhe groposi fëmijën në Fier, kush është autori i ngjarjes, mori peng dhe torturoi fqinjën 9 vite më parë

Klodian Çalamani është arrestuar nga Policia e Fierit, pasi dyshohet se është personi që ka rrëmbyer dhe më pas vrarë të miturin 8-vjeçar, i cili ishte i zhdukur ditën e sotme. 38-vjeçari nuk është një emër i panjohur për drejtësinë. Rezulton se në vitin 2012 në bashkëpunim me një tjetër shtetas, mori peng dhe torturoi për 20 minuta një fqinje në moshë të mitur.       Dy të rinjtë u dënuar nga Gjykata e Fierit, me nga katër vjet burgim për veprën penale të heqjes së lirisë të kryer në bashkëpunim, bazuar në nenin 110/2 të Kodit Penal.
Atentat me dy të vdekur në Astir/ Viktimat Erigers Mihasi 32 vjeç dhe Armand Dumani 26 vjeç
Albania

Atentat me dy të vdekur në Astir/ Viktimat Erigers Mihasi 32 vjeç dhe Armand Dumani 26 vjeç

Tronditet kryqyteti nga një atenat që ndodhi rreth orës 19 e 30 në zonën e Astirit ku mbetën të vrarë dy persona, Erigers Mihasi 32 vjeç dhe Armand Dumani 26-vjeç. Dy të rinjtë vdiqën në vend pasi mbi trupat e tyre u qëllua disa herë me breshëri. Top Channel siguroi dhe një video vetëm pak minuta pas vrasjeve ku qytetarët komentojnë atë çfarë ka ndodhur fare pak metra larg Audit që ka ende drenda trupat e dy të rinjve. Mësohet se automjeti tip Audi ku udhëtonin viktimat është qëlluar në ecje dhe më pas ka ndaluar në këtë pjesë të rrugës, dhe dy mjetet po udhëtonin nga pallati me shigjeta në drejtim të rrethrotullimit të ish sheshit shqiponja.       Në zonën e Thumanës në Fushë-Krujë është gjetur një automjet tip Toyota i djegur, i cili dyshohet se ësh...
Shoferi në Divjakë përplas me makinë dy fëmijë
Albania

Shoferi në Divjakë përplas me makinë dy fëmijë

Dy fëmijë janë plagosur të shtunën paradite si pasojë e një aksidenti të ndodhur në fshatin Mizë të Divjakës. Burimet nga policia thanë se një automjet tip “Opel” ka përplasur dy të mitur, shtetasit me inicialet E.A., 10 vjeç dhe O.A., 8 vjeç. Ata janë dërguar menjëherë në spital dhe po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor.  “Sot rreth orës 11:00, në fshatin Mizë, Divjakë, shtetasi P. Ç, duke drejtuar mjetin tip “Opel” ka përplasur shtetasit E. A., 10 vjeç dhe O. A., 8 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.     Po ashtu, grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.