
Mateo Vasiu, 8-vjeçari i cili humbi jetën në mënyrë makabre nga një ‘monstër’ si Klodian Çalamani është përcjellë për në banesën e fundit. Mes lotësh dhe britmash, familjarët kanë nxjerrë nga shtëpia e tyre trupin e pajetë të 8-vjeçarit i cili sot duhet të ishte në shkollë me shokët dhe shoqet e klasës.
Kujtojmë se Mateo ishte nisur për shkollë ditën e djeshme kur u rrëmbye nga Çalamani, pasi e gënjeu se do t’i bënte xhiro me biçikletë. Por pas kësaj ai e mori të miturin në shtëpinë e tij dhe e dhunoi mizorisht, derisa një goditje me lopatë i dha vdekjen e menjëhershme.






(Vizituar 287 here, 1 vizita sot)
