Tag: krim në familje

Dinamika e vrasjes së dyfishtë në Konispol/ Burri vret gruan me sëpatë, pas aktit të rëndë djali e hedh nga shkallët, bie në pranga 40-vjeçari-Çkemi News
Aktualitet

Dinamika e vrasjes së dyfishtë në Konispol/ Burri vret gruan me sëpatë, pas aktit të rëndë djali e hedh nga shkallët, bie në pranga 40-vjeçari-Çkemi News

Fshati Shalës në Konispol Burrë e grua kanë humbur jetën këtë mëngjes në fshatin Shalës të Konispolit. Rreth orës 07:00 gjatë një konflikti për motive të dobëta në banesë H. I., 69 vjeç, ka vrarë me sëpatë bashkëshorten e tij, Sh. I., 66 vjeçe. Më pas ai dyshohet se është konfliktuar me djalin e tij, K. I., rreth 40 vjeç, i cili e ka shtyrë nga shkallët e banesës. Si pasojë e dëmtimeve 69-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje. Sipas policisë, është arrestuar djali i familjes shtetasit K. I. ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
E rëndë në Elbasan! Burri plagos me thikë ish-gruan, e priti tek dera dhe më pas… (Detajet)-Çkemi News
Albania

E rëndë në Elbasan! Burri plagos me thikë ish-gruan, e priti tek dera dhe më pas… (Detajet)-Çkemi News

  Mbrëmja e kësaj të diele, duket se ishte planifikuar të përfundonte tragjikisht për 48-vjeçaren nga Elbasani. Ajo është plagosur nga ish-burri i saj, 53-vjeçari Arianit Berati, tashmë i arrestuar. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Qemal Stafa”, në qytetin e Elbasanit. 48-vjeçarja është në spital me tre plagë, ndërsa është jashtë rrezikut për jetën. Gazetarja e Top Channel, Bruna Kërçyku, mëson se autori e kishte pritur ish-bashkëshorten e tij tek dera, ku më pas e ka qëlluar me thikë. “Plagosi me mjet prerës për motive të dobëta ish-bashkëshorten e tij, kapet dhe shoqërohet në Polici 53-vjeçari. Sekuestrohet mjeti prerës të cilin autori e kishte hedhur në një kopsht në afërsi të vendngjarjes. Shërbimet e K...
Detaje/ Para se të tentonte të hidhej nga ura me fëmijët e mitur, 27-vjeçarja telefonoi një familjar, zbulohet çfarë i tha-Çkemi News
Aktualitet

Detaje/ Para se të tentonte të hidhej nga ura me fëmijët e mitur, 27-vjeçarja telefonoi një familjar, zbulohet çfarë i tha-Çkemi News

27-vjeçarja e cila tentoi të hidhej nga Ura e Bunës në lum së bashku me katër fëmijët e saj të mitur dyshohet se ka lajmëruar dikë para. Sipas burimeve për TCH, ajo është nisur drejt urës së Bunës së bashku me fëmijët e saj dhe përpara se të kryente aktin, ka telefonuar një familjarin e saj për t’i dhënë lamtumirën. Kjo e fundit ka lajmëruar menjëherë policinë, ku patrulla fatmirësisht ka qenë shumë afër dhe kanë ndërhyrë disa policë duke e ndaluar gruan. Gazetari Klodian Zhivani bën me dije se ajo ishte ndarë nga bashkëshorti prej pak kohësh dhe se jetonte te prindërit së bashku me fëmijët 7, 5, 3 dhe 1 vjeç. Në muajt e fundit 27-vjeçarja ka shfaqur një gjendje shumë të renduar psikologjike. Ata u shoqëruan në ambientet e Komisariatit të...
43-vjeçari vret ish-gruan dhe më pas veten në sy të vajzës së mitur/ Fqinjët dëgjuan ulërimat e 13-vjeçares, detajet tronditëse! Krimi ishte i paralajmëruar-Çkemi News
Mister

43-vjeçari vret ish-gruan dhe më pas veten në sy të vajzës së mitur/ Fqinjët dëgjuan ulërimat e 13-vjeçares, detajet tronditëse! Krimi ishte i paralajmëruar-Çkemi News

Një 43-vjeçar ka ekzekutuar me armë zjarri ish-gruan e tij dhe më pas veten në Amfilochia të Greqisë. Sipas medias greke, dy ditë më parë viktima kishte bërë kallëzim ndaj 43-vjeçarit për dhunë dhe kërcënim në familje, por nuk ishte bërë i mundur arrestimi i tij. Në datën 12 maj të vitit të kaluar, autori u arrestua pas denoncimit të gruas së tij, e cila ishte të larguar nga banesa pasi ai e dhunonte e fyente dhe kërcënonte. Në atë kohë ai u shpall i pafajshëm dhe u lirua. Në atë kohë, edhe 43-vjeçari kishte bërë padi ndaj 36-vjeçares, ku edhe ajo u shpall e pafajshme. Sipas informacioneve të deritanishme, 43-vjeçari ka shkuar në shtëpinë e gruas në mëngjes herët duke mbajtur në dorë pushkën. Vajza e tij 13-vjeçare, e cila e vuri re, ka bërtitur. Qiramarrësi i ka...
“Ejani, babai po na rreh”, 13-vjeçari shqiptar telefon policinë duke qarë dhe kërkon ndihmë -Çkemi News
Aktualitet

“Ejani, babai po na rreh”, 13-vjeçari shqiptar telefon policinë duke qarë dhe kërkon ndihmë -Çkemi News

“Ejani shpejt na ndihmoni, babai po na rreh”, kjo është thirrja që një 13-vjeçar shqiptar i bëri policisë italiane pak ditë më parë. I mituri telefonoi policinë duke qarë dhe kërkoi ndihmë pasi babai, një 47-vjeçar shqiptar kishte ushtruar dhunë ndaj tij, motrës, vëllait 2-vjeçar dhe mamasë e cila kishte ndërhyrë për të qetësuar bashkëshortin e dhunshëm. Punonjësit e komisariatit në Civitanova kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku i priste 13-vjeçari i tronditur, i cili duke qarë u ka treguar shtëpinë e tij. Në shtëpi efektivët i dhanë ndihmën e parë gruas dhe dy fëmijëve të tjerë, një adoleshente 16-vjeçare dhe një djalë 2-vjeçar. Më pas ata bllokuan shqiptarin, i cili ishte në dhomë dhe u bërtiste familjarëve të tij, duke u përpjekur të zbardhte atë që kishte ndodhur. ...
E rëndë në Itali, burri vret gruan! Si fshehu vdekjen për disa muaj, përdori telefonin e partneres për të bindur të tjerët se ishte gjallë-Çkemi News
Bota

E rëndë në Itali, burri vret gruan! Si fshehu vdekjen për disa muaj, përdori telefonin e partneres për të bindur të tjerët se ishte gjallë-Çkemi News

  Një ngjarje e rëndë është shënuar në Itali, ku një 43-vjeçar ka vrarë partneren e tij përpara disa muajsh dhe ka zhdukur trupin. Por vrasja nuk është zbuluar menjëherë pasi Igor Sollai, me profesion transportues, pas vrasjes ka zhdukur trupin e Francesca Deidda. Pas kësaj ai ka marrë telefonin e partneres dhe e ka përdorur për të shuar dyshimet tek të afërmit se 42-vjeçarja kishte ndërruar jetë. Askush nuk ka ndonjë informacion për Françeska Deidda që nga 30 maji atëhere kur është bërë edhe denoncimi, ndërsa pas zbulimit të rastit ende nuk ka asnjë shenjë për trupin. Mëngjesin e sotëm, gjyqtari hetues i gjykatës së Cagliarit vuri në fuqi arrestimin e bashkëshortit të saj, Igor Sollai, me urdhër të Prokurorisë. A...
Pas sherrit, 59-vjeçari hedh nga ballkoni ish-partneren-Çkemi News
Bota

Pas sherrit, 59-vjeçari hedh nga ballkoni ish-partneren-Çkemi News

Një 57-vjeçare është shtyrë nga ballkoni i katit të tretë nga ish- partneri i saj, pas një sherri mes tyre. Ngjarja ka ndodhur në Greqi, ku raportohet se autori është grek ndërsa gruaja austriake. Autori i dyshuar 59-vjeçar është arrestuar, ndërsa para efektivëve ka pranuar veprimet e tij. Ai ka deklaruar se  gjatë një momenti tensioni dhe debati me ish-partneren e tij, e ka shtyrë atë me karrigen ku ishin ulur në ballkon, por kangjellat e ballkonit janë thyer, duke bërë që 57-vjeçarja të bjerë nga një lartësi mbi 3 metra. Ajo është transportuar për në spital, me plagë të rënda në trup.
Autori rrëfen arsyet e vrasjes në Fier: Gruaja më thoshte sa kënaqej me të dashurin 23-vjeçar…-Çkemi News
Albania

Autori rrëfen arsyet e vrasjes në Fier: Gruaja më thoshte sa kënaqej me të dashurin 23-vjeçar…-Çkemi News

  Xhuliano Miho është 39-vjeçari që mbrëmjen e kaluar vrau me thikë të dashurin e bashkëshortes me të cilën ishte në proces divorci. Sipas hetimeve, Miho pasi u takua me 23-vjeçarin Xhimi Baka në një rrugicë pranë shkollës “Petro Sota”, Fier e ka qëlluar të paktën 3 herë me thikë pas një debati që kanë patur për motive xhelozie. 39-vjeçari, i cili punonte në një lavazh, në dëshminë e tij në polici ka thënë se thika ka qenë e viktimës dhe ai thjesht është mbrojtur gjatë përplasjes fizike mes tyre. “Gruaja më merrte në telefon dhe më thoshte se po kënaqej me të dashurin e ri, më kërkonte para për fëmijët. Edhe Xhimi më vinte te puna dhe më bënte karshillëk”. Autori dhe bashkëshortja e tij ishin në proces divorci, por prej disa muajsh ajo kishte marrë dy fëmijët, ishte...